Kryeministri Edi Rama bashkë me të shoqen Linda dhe djalin e tyre Zaho kanë vizituar Papa Franceskun.
Author: tirana
Rrëshqitjet e gurëve po vënë në rrezik jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës. Dy masiv të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familjeje duke rrezikuar jetën e tyre, por jo vetëm. Edhe udhëtarët ndihen të kërcënuar nga situatë pasi rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të Shkodrës. Duke qenë se kjo është një zonë e frekuentuar shpesh nga banorët, ata ndihen në rrezik për të lëvizur pasi shpesh gurët rrëshqasin nga majat. Masiv të tjerë shkëmborë kanë lëvizur ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje.
Këshilli i Qarkut Vlorë ka vendosur sot t’i propozojë Këshillit të Ministrave, dhënien e Pensionit të Posaçëm Shtetëror dy artistëve të mirënjohur të humorit Agron Hamo dhe Afrim Agalliu. Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar për këtë qëllim online, të gjithë këshilltarët pjesëmarrës votuan unanimisht duke vlerësuar në këtë mënyrë kontributin gati 55-vjeçar të Mjeshtrave të Mëdhenj. Bashkë me propozimin për Mane Lumanin i cili është miratuar më parë, vendimet do të përcillen pranë Këshillit të Ministrave për vendimmarrje përfundimtare, sipas përcaktimit të ligjit
Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe. Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndëruar jetë në SQU. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj e ka kujtuar me anë të një shkrimi të gjatë se si u përjetua tërmeti i 26 nëntorit në Urgjencë. Shkrimi i plotëKjo pjesë filmike tregon momentet e shpëtimit të jetës tënde Ram! Kudo që të jesh në këtë moment të uroj gjithë të mirat e botës! Je i vetmi që shpëtove nga katër katëshi dhe dita e mallkuar e 26 Nëntorit 2019 te këneta në Durrës, pas 12 orësh nën rrënoja! Por jeta vazhdon dhe ti duhet të jetosh, duhet të ecësh me forcën që tregove 12 orë i bllokuar në rrënoja, duhet…
Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë Prezenca e OSBE-së në Tiranë për të promovuar më shumë barazinë gjinore dhe agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla foli mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pjesëmarrjen e gratve në politikë.Ajo tregoi dhe mbi sfidat e saj gjatë rrugëtimit politik,d uke filluar që nga zgjedhjet vendore.“Duke reflektuar për rrugëtimin tim politik edhe kontributit tim modest në detyrat që kam pasur, e përsëris se ia ka vlejtur ky angazhim. Ja ka vlejtur për të mundësuar më shumë ndryshime, për të realizuar më shumë ide, që nëse nuk do…
Mbrëmjen e djeshme, Legia Warsaw luantë në Angli teksa përballë kishte Leicester. Skuadra polake nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv, duke dalë e mposhtur nga King Power Stadium me rezultatin 3-1. Megjithatë, fansat polakë ia dolën të bëheshin protagonistë në tribuna teksa në një moment të sfidës nisën një pyro shoë me flakadanë dhe menjëherë pas kësaj startoi lufta me policinë. Si rezultat i kësaj 12 oficerë policie u plagosën, ndërsa shtatë nga ultrasit polakë përfunduan të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që huliganët polakë bëhen protagonist me flakadanë apo edhe me sherret e tyre teksa…
Në emisionin “Talk Love Story” në Tv Klan protagonistët e formatit të dashurisë po njihen më mirë me njëri-tjetrin. Në puntatën e transmetuar ditën e sotme ka qenë radha e Andit që të prezantohet më mirë përmes një klipi. Ndër të tjera, konkurrenti ka treguar se do donte që të zgjidhte një vajzë nga shtresa e mesme dhe po ashtu do e donte nikoqire, sepse sipas tij ashtu e do e ëma. Po ashtu, ai theksoi se nga eksperienca e tij ka vënë re se shumica e vajzave shqiptare janë materialiste. Andi: Një zhytje në mes të nëntorit është një…
Pjesët e trupit tonë janë të lidhur në mënyra që ju as mund t’i keni imagjinuar. E dini përshembull që gjatësia e gishtit tregues tregon diçka për madhësinë e penisit? Ndonëse këto lloj lidhjesh mund të tingëllojnë të çuditshme dhe çmendur, nuk humbisni asgjë nëse i mësoni. Mund t’ju duhen një ditë. 1. Çfarë thotë zëri për gjatësinë Këtu hyn në punë rezonanca subglotale, një tingull i prodhuar në pjesën e poshtme të mushkërive që bëhet gjithnjë e më i ulët me rritjen e gjatësisë trupore. Kjo është arsyeja përse shpesh njerëzit e gjatë flasin me zë aq të ulët. 2.…
Ish-kryeministri Sali Berisha sot po mban foltoren në Kurbin aty ku ka kërcënuar publikisht me “burg” kryeministrin Edi Rama. Berisha deklaroi se fati i tij do të jetë i njëjtë më të Fatos Nanos, duke shtuar se duhet të largohet nga Shqipëria në Beograd. Sali Berisha: Edvin fundin e ke afër, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo heqësh. Atë paralajmërim që i pata bërë Fatos Nanos, po ta bëj dhe ty. Nisu për Beograd, në Shqipëri nuk ke më vend, mos harro me marr edhe Lul Pengun, lëre që nuk të bie më në mend për të kur të…
Është hedhur mbrëmjen e së premtes shorti i fazës play-off për ekipet që kërkojnë biletat e fundit për trenin e Botërorit të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar. Shorti ka pasur surpriza të këndshme, ku bie në sy që Italia dhe Portugalia janë në të njëjtin grup dhe nëse kalojnë ndeshjet e respektive përballë Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, do të përballen në finale bashkë, ç’ka nënkupton që njëra prej tyre do të mbetet jashtë Botërorit. Në grupin e dytë Skocia do të përballet me Ukrainën, dhe Uellsi me Austrinë më pas vjen finalja. Ndërsa shorti…
Prokuroria e Kavajës ka zhviluar një eksperiment hetimor me shpresën e gjetjes së shkaqeve që çuan në vdekjen misterioze të katër rusëve në hotelin në Qerret. Nevoja e kryerjes së eksperimentit hetimor është vënë në dukje gjatë kësaj periudhe, ku Prokuroria dhe Policia kanë kryer hetime të njëpasnjëshme, duke u përqëndruar në mundësinë e vrasjes së qëllimshme dhe jo vdekjes aksidentale. Qëllimi është të hidhet dritë mbi këtë ngjarje të rëndë ku humbën jetën, anëtarët e familjes ruse, Natalia dhe Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe i fejuari i kësaj të fundit, Nikita Belousov. Synohet të zbulohet mundësia e asfiksimit nga…