Author: tirana

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka bërë një koment në rrjetet sociale ku ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha, për deklaratat që ky i fundit bëri dje në një dalje televizive. Basha tha se Berisha i ka shumë borxhe PD, sepse Partia i ka dalë në mbrojtje vitet e fundit. Për këtë deklaratë, Shkëlzen Berisha ironizon Bashën dhe thotë se dhe PD i ka borxhe këtij të fundit. “PD i ka borxhe Bashes meqe nuk e beri president dhe dy here kryeminister”, shkruan djali i ish-kryeministrit.

Read More

Një njeri i dyshimtë, i veshur si një pastrues rrugësh dhe me një maskë në fytyrë kalonte përpara shtëpisë së Flamur Beqirit përpara se ta vriste atë dy vite më parë. Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin pamje të 24-vjeçarit Anis Hemissi, i cili qëndroi i maskuar për më shumë se 4 orë jashtë shtëpisë së Beqirit në Londër. Në njërën prej filmimeve, ai shihet i veshur si pastrues rrugësh, me një maskë, syze dhe rroba pune ndërsa mblidhte mbeturina për t’i hedhur brenda një qeseje. Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e…

Read More

Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve në Elbasan në tryezën e mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi nevojën e heqjes së barrierave tarifore mes dy vendeve duke ngritur një komision të përbashkët. Kurti u shpreh se të gjitha pengesat do të hiqen për punëtorët nga Shqipëria që duan të punojnë në Kosovë. Ai shtoi se për të ndihmuar më shumë prodhuesit dhe eksportuesit duhet të mësojmë më shumë prej tyre. “Kosova ka një deficit të lartë tregtar dhe jemi fokusuar në hartimin e politikave industriale dhe mbështetjen e targetuar për bizneset. Ekonomia jonë është shumë e…

Read More

Tradita e festimit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka marë një përmasë të re për komunitetin shqiptar, këto ditë në Londër. Ajo ka kulmuar me takimin e organizuar nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë z. Qirjako Qirko, ku aktiviteti i veçantë artistik për të pranishmit e shumtë u dominuan nga ngjyrat kuqezi. “28 nëntori është dita e sakrificave të pafundme, luftrave për liri dhe e përmbushjes së vizionit të etërve tanë themelues, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë,- e nisi fjalën e tij kryediplomati shqiptar në kryeqytetin britanik: Për…

Read More

Shtëpia e Klodian Çalamanit, monstrës që vrau 8-vjeçarin në Greçalli të Fierit, është djegur. Dhoma ku jetonte 38 vjecari është shkrumbuar bashkë me orenditë. Nuk dihet ende motivi i rënies së flakëve dhe nëse janë njoftuar zjarrfiksja dhe policia. Nuk ka ende informacion nëse fllakët jane vendosur qëllimisht apo kanë qenë aksidentale.

Read More

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të bizneseve deklaroi se është punuar intensivisht nga të dyja administratat, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë për të skanuar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite. “Aktet e përbashkëta me administratat tona doganore reduktojnë koston për bizneset e Kosovës që tranzitojnë përmes Shqipërisë. Besoj që marrëveshja për lehtësimin e tregtisë mes palëve do të bëjë lehtësimin e të gjithë procesit në doganë për hyrjen e dhe daljen e mallrave. Mallrat , fruta perime do të kenë lehtësim drastik, do të realizojmë atë që është kërkesë legjitime. Kemi bërë njohje reciproke…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak në Prishtinë. Meta shprehet se Shqipëria mbështet plotësisht dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa thekson se në këtë takim vlerësuan rëndësinë e procesit të Berlinit. “Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve. Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin…

Read More

Mesditën e sotme në Vlorë raportohet për një aksident të rëndë, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po…

Read More

Zajmina Vasjari ka ndarë me ndjekësit disa foto nga shtatzënia e saj, së bashku me vajzën e vogël Khloe, ku të dyja janë veshur me të bardha E vogla shfaqet duke i puthur barkun Zajminës, e cila pak kohë më parë njoftoi shtatzëninë e saj të dytë. Ajo nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës së dytë dhe në postimin në Instagram Zajmina gjithashtu pyet ndjekësit nëse mendojnë se bebi do të jetë vajzë apo djalë. “Dy bekimet e jetes time qe me kujtojne dhe tregojne se sa e bukur eshte jeta, se si mundet njeriu te jet i…

Read More

Është hedhur sot shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për trupën gjykuese që do të gjykojë çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi. Por, Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), kërkesë që u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës. Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një 32-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me djalin e saj 1 vjeç. Sipas një banore të pallatit ku ndodhi ngjarja, vajza, Pamela Mërtiri ishte e divorcuar dhe jetonte në Tiranë bashkë me djalin e saj, dhe punonte si farmaciste. “Ajo jetonte në Tiranë. I ati dhe nëna ishte këtu. Ishte e martuar në Tiranë. Se kishim parë. Ishte e divorucar. Kishte vetëm këtë fëmijë. Ishte hera e parë që e pamë. Ajo ndoshta u hodh këtu për mos t’ju bërë barrë babait dhe u…

Read More

Dita e falenderimeve është festuar edhe në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’. Për banorët ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë të mirë. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve. Rreshtat që Arjola shkroi i kushtoheshin tre fëmijëve të saj të cilët mezi pret t’i takojë sapo të përmbyllet kjo eksperiencë. Lidhur me bashkëjetuesit e saj ajo veçoi për të falenderuar Kledin, Ilirin dhe Monikën.

Read More