Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për Agron Manuka dhe Imer Loshën, të arrestuar mbrëmjen e së martës të cilët u kapen me 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë. Manuka është shprehur se minat i duheshin pasi punonte në minierë, Losha është shprehur se punon taksist dhe se nuk e dinte që po transportonte mina me telekomandë.
Author: tirana
Brenda pak ditësh, çiftet e reja do të kenë mundësi për të aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës. Lajmin e bëri të ditur për emisionin “Zona Zero”, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti. Sipas saj, këtë vit do të jepen 300 kredi të buta, ndërsa përfitues do të jenë çiftet e reja, mosha e të cilëve (së bashku) nuk i kalon 70 vjeç. “Ditët e para të dhjetorit do të hapim aplikimet për 300 kredi të buta. Tashmë procedura për dokumentet është lehtësuar plotësisht, duke qenë se na vjen në ndihmë e-Albania. Prioritet janë familjet e reja,…
28 nëntori është dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë së bashku një ndeshje vëllazërore mes tyre. Kjo ndeshje vëllazërore mes dy ekipeve do të zhvillohet ditën e dielën në orën 11:30 në kompleksin “Olimpic Park” në Durrës. Për këtë ndeshje të dyja skuadrat kanë në përbërjen e tyre emrat të njohur që kanë lënë gjurmë në të dyja përfaqësueset. Në listën e kuq e zinjve të pranishëm janë emra që kanë shkruar historinë e kombëtares shqiptare si: Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik…
lsh kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi dhe aleatët e degës kanë protestuar ditën e sotme lidhur me ndërrimin e barvës së derës. “Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe sekretari organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet. PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të…
Duket se variantit i ri afrikano-jugor i koronavirusit ka frikësuar të gjithë shtetet të cilat janë dukë ndërmarrë masa të reja. Sipas “BBC” Mbretëria e Bashkuar, Singapori, Japonia dhe Italia po ndalojnë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe shtetet fqinje. Bashkimi Europian po diskuton bllokimin e fluturimeve nga disa vende të kontinentit afrikan. Duke qenë se dinë shumë pak për të shkencëtarët janë të shqetësuar për variantin e ri. Ndërkohë sa i takon OBSH-së, pritet ta vendosë të premten nëqoftëse do ta quajë variantin e ri si kërcënues. Në botë deri tani janë raportuar rreth 100 raste të infektuara me…
Kreu i Parrisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Durrës në një familje të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Basha vizitoi familjen e Kujtim e Nexhmije Shkalla, që jeton ende në banesën e rrënuar. Teksa sot bëhen dy vite nga ngjarja tragjike ku humbën jetën 51 qytetarë, Basha theksoi mes të tjerash se plaga nuk është lehtësuar. Kreu i demokratëve nënvizoi se duhen vënë para drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura në Thumanë.
Të bashkuar nga dashuria e tyre për qentë, një shqiptar dhe një serb në Graçanicë, afër Prishtinës, kanë themeluar një partneritet të pazakontë për të udhëhequr një strehimore për qentë e braktisur në Kosovë. Një shqiptar dhe një serb kanë themeluar një partneritet të pazakontë për të udhëhequr një strehimore për qentë e braktisur në Kosovë. “Kurrfarë problem nuk i kemi paraqitur njëri—tjetrit pse është ai shqiptar ose unë serb. Ne e kemi gjetur njëri-tjetrin. Fare nuk e shikoj se çfarë është ai dhe çfarë jam unë. Përndryshe, quhemi vëlla, ai mua vëlla dhe unë atë vëlla, fare pa nacionalitet.…
Debatet nuk kanë të mbaruar në BBV. Semi në një moment kur banorët e shtëpisë më të famshme ishin ulur bashkë duke biseduar i tha Antonelës: Sa e keqe dukesh pa make-up. Çfarë shemtire je? Mesa duket Semi nuk e ka problem t’i thotë gjërat troç ashtu siç i mendon pasi pak kohë më pare ne nje moment krejtesisht spontan e quajti idiote Einxhel Shkirën e cila nuk reagoi keq. Ky moment u be viral dhe në rrjetet sociale pasi u mor me shume humor nga ndjekesit.
Dy vite pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit janë regjistruar mbi 20 mijë pasgoditje në vendin tonë. Sizmologu Edmond Dushi shpjegoi se vatrat e post-lëkundjeve janë zgjeruar në hartë dhe ky sipas tij, interpretohet si një sinjal i mirë. “Është pasuar nga një numër i jashtëzakonshëm pasgoditjesh. Deri sot që flasim, kemi të lokalizuara mbi 20 mijë pasgoditje. 20 mijë post-lëkundjet janë përqendruar më së shumti në Kepin e Rodonit, në pjesën e Gjirit të Lalzit, në pjesën e Hamallajt. Këto kanë qenë zonat kryesore ku janë përqendruar postgoditjet. Kanë qenë të fokusuara në orët e para dhe ditët në…
46 delegatë të partisë demokratike, nga 86 në total që numëron dega 7 në kryeqytet, kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit. Shpëtim Qorja, sekretar i partisë demokratike të degës 7 në një deklaratë për mediat ka publikuar emrat e 43 prej delegatëve. Ky proces pritet të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme nga degët e tjera. Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit të 11 dhjetorit, i cili nuk njihet nga partia demokratike.
Një tjetër banore e lagjes Pavarësia 2 në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë sot në Vlorë. “Vajzë shumë e mirë. Doli dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se ‘kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore’. I thashë merri ilaçet çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti ‘e ke parë Pamelën?” Unë e mora me mend se çfarë do ndodhtë. Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit”, tha fqinja.
Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana tha për Report Tv se aktualisht 21 pallate po ndërtohen në lagjen e re të Shijakut dhe janë në fazën e karabinasë, ndërsa 31 pallate janë gjithsej në të gjithë Shijakun. Ai tha se janë 658 familje që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja, ndërsa banesat individuale kanë përfunduar dhe do u jepen 802 familjeve. “Janë 25 mijë metra katror po kthehet në një lagje të re ku po ndërtohen 21 pallate. Në Shijak u shembën 31 pallate dhe të gjitha janë në proces rindërtimi dhe gjatë dhjetorit në 6 prej…