Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe, feston 28 nëntorin

14:48 / November 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qirko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tradita e festimit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka marë një përmasë të re për komunitetin shqiptar, këto ditë në Londër. Ajo ka kulmuar me takimin e organizuar nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë z. Qirjako Qirko, ku aktiviteti i veçantë artistik për të pranishmit e shumtë u dominuan nga ngjyrat kuqezi.

“28 nëntori është dita e sakrificave të pafundme, luftrave për liri dhe e përmbushjes së vizionit të etërve tanë themelues, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë,- e nisi fjalën e tij kryediplomati shqiptar në kryeqytetin britanik: Për fat të keq gjysma e kombit mbeti atëherë jashtë kufirit politik të Shqipërisë, por sot duhet të jemi të lumtur sepse ky është shekulli i shqiptarëve, pasi me mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj amerikanë e britanikë edhe Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë.”

Sot Ministria e Arsimit e Kosovës, Ministria e Arsimit e Shqipërisë sëbashku me dy ministritë tona të Jashtme sëbashku, i kanë pajisur shkollat ku mësohet gjuha shqipe në Britaninë e Madhe, me tekste dhe materiale didaktike. Isha tek disa shkolla të shoqatës ‘’Nënë Tereza’’ dhe ne njërën prej tyre takova një djalë spanjoll. E pyeta se çfarë lidhje kishte me Shqipërinë, e ai mu përgjigj: Më pëlqen shqipja! Kur një spanjoll që jeton në Angli mëson shqip, si mund ti lemë ne fëmijët tanë pa i çuar në shkollë një ditë në javë që të flasin me njëri-tjetrin në gjuhën amtare?- vijoi Ambasadori dhe shtoi:

“Çdo fëmijë emigrantësh shqiptarë duhet të mësojë gjuhën tonë, historinë tonë, vlerat dhe traditat tona të përbashkëta. U lutem prindërve; dërgojini fëmijët në shkollat shqipe. Siç ka thënë edhe i madhi At Fishta: Pra, mallkue njai bir Shqyptari,/ qi këtë gjuhë të Perëndis’,/ trashigim, që na la i Pari,/ trashigim s’ia len ai fmis;/ edhe atij iu thaftë, po, goja,/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,/ flet e t’veten e lèn mbas dore.”

Duke përfunduar fjalën e tij emocionuese z. Qirko këmbënguli që ta ruajmë gjuhën shqipe, sepse “është ajo që na bashkon. Fëmijët e bukur e të mrekullueshëm shqiptarë nesër do të integrohen këtu dhe do të bëhen shtatas të Britanisë së Madhe, por që brenda tyre gjithmonë do të thonë me krenari se jemi nga vendi i shqiponjave.”

Veshjet popullore nga të gjitha krahinat shqiptare, poezitë, këngët dhe vallet tona, elektrizuan sallën dhe e bërë akoma edhe më të ngrohtë atmosferën e rrallë që përçon çdo fund nëntori, festa e Pavarësisë së Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.