E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, mjekja infeksioniste Migena Qato, tha se tek 5%-shi i pacientëve të cilët janë shtruar në spital edhe pse janë të vaksinuar, tha se ka pasur nga të gjitha llojet e vaksinave që ata kanë marrë, por vuri theksin se ata kanë pasur edhe sëmundje të rënda bashkëshoqëruese. “Të gjitha format e vaksinave i kemi takuar tek pacientët e vaksinuar që janë të shtruar në spital. Nëse do na pyesni se si ka qenë kjo kategori, ata kanë qeë me disa sëmundje të tjera shoqëruese, kardivaskulare, kronike, tumoret dhe ata të sistemit…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama së bashku me familjen kanë vizituar Selinë e Shenjtë, ku janë takuar edhe me Papa Françeskun. Rama thotë se Papa let për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, teksa shton se Ati i Shenjtë ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri dhe shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon. “Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje…
Në një bisedë me Monikën, Pjatimi ka treguar rreth lidhjes me ish-partneren. “Unë kur kam folur me një femër nuk jam nisur me mendimin që do ta bëj për vete dhe më pas ta lej.Jam munduar të jap shumë nga vetja. Më kanë penguar shumë gjëra, të mos flisja me femra të tjera kur isha në diskotekë se ajo e merrte që unë do takohesha me atë më pas. Falenderoj zotin që nuk jam ndarë për gjëra më të mëdha”-tha Pm.
Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi po transportonin tre emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga kanë rënë një 18-vjeçar me emrin Emin Isha si dhe një 19-vjeçar me emrin Nuri Cila. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete si dhe dy aparate celulare. Njoftimi i Policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin tre emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Durrës. Me një postim në Facebook Kryemadhi shkruan se mandati i përfaqësimit në Kuvend, edhe pse ishte shprehur qartë nga qytetarët në kutitë e votimit, i’u mohua LSI-së në Durrës prej marrëveshjes së fshehtë të bashkëpunimit, që ekzistonte mes qeverisë dhe shtojcës së saj në radhët e opozitës së bashkuar. Ajo shkruan se LSI po ringrihet e fortë dhe më e bashkuar për misionin e përbashkët. “Rikthehem me kënaqësi në takim me ekipin e Durrësit, pas një analize të plotë që kemi zhvilluar, mbi arsyet dhe pasojat e…
Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi ne Kavaje. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Gazetaja Dorjana Bezat bën me dije se viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç. Mësohet se…
Burrë e grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga bombola e gazit. Mësohet se çifti kanë qenë duke fjetur në banesën e tyre në momentin që janë asfiksuar nga gazi. Ata janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre Vijon…
Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është bërë për herë të parë baba, teksa ka ardhur në jetë edhe djali i tij, që çifti ka vendosur t’a quajnë Matin. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një fotoje të ëmbël nga spitali në Britani, ku erdhi në jetë djali i tij. Marku falenderon Zotit që e solli djalin e tij në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen. Dy gëzime në një ditë për boksierin shqiptarë që këtë herë fitoi çmimin më të madh të jetës së tij personale. “Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli…
I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’ në Neës24, sekretari i përgjithshëm i LSI, Gazment Bardhi iu përgjigj deklaratave të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi bërë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, në adresë të tij. “Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as një anglisht as shqip. Së dyti nuk kam qenë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI. Së treti nuk kam thënë e s’ka qenë në objektivat e mia, se do të jem ministër i brendshë. Dikush tjetër, ende pa marrë pushtetin informoi të gjithë…
Shumë njerëz i besojnë horoskopit kur përpiqen të gjejnë një partner në jetë ose në raste më specifike të përditshmërisë, por ka edhe nga ata që thjesht bëjnë çfarë mendojnë ose dëshirojnë me zemër. Kur vjen puna tek shenjat një shigjetar është zgjedhja e duhur si partner për Ujorin sepse të dy kanë perspektiva për jetën dhe mund të ndërtojnë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore dhe më pas intime. Shigjetarët janë optimistë dhe shumë aventurier edhe në raporte dashurie. Ata janë edhe shumë ambiciozë dhe urrejnë monotoninë. Nëse nuk je një nga ata persona që ke shpirt aventurierë, por…
Xhesika Berberi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare. Megjithatë, pak dihet për jetën e saj personale. Së fundmi, Xhesika ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku mes të tjerash tregoi dhe planet për t’u bërë nënë. Ajo tha se kjo do të ndodhë kur të përmbushë disa gjëra në karrierën e saj. “Patjetër e shikoj veten time si nënë. Nuk mund të them tani për momentin sepse tani jam e fokusuar shumë te karriera dhe është momenti që unë duhet t’i jap më shumë forca se çdo moment tjetër se duke qenë tani që po vij me biznesin…
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur mbi raportin me LSI dhe bashkëpunimin në të ardhmen me këtë forcë politike. I ftuar në “Kjo Javë” Bardhi tha se PD nuk është në opozitë me LSI por me Edi Ramën. Ai ka kërkuar që LSI të qartësohet se më kë e ka betejën pasi nuk do të humbë kohë me fyerjet dhe banalitetet e tyre. “Ne kemi ruajtur një raport korrekt sepse besojmë se LSI është në opozitë me regjimin e Ramës. Nëse thua se Bardhi ka shkuar në zyrën e ambasadorës dhe ka folur në emër të LSI…