Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 29 Nëntorit, 77 vite nga Çlirimi i Shqipërisë nga forcat fashiste italiane dhe gjermane. Kryeministri ka postuar në Facebook videon nga Rruga e Arbërit e cila u hap sot, duke inaguruar një ndër projektet më të mëdha në veri dhe verilindje të Shqipërisë.
Author: tirana
Një tjetër vrasje me viktimë gruan ka tronditur Selanikun, në Greqi. Një 49-vjeçar nga Armenia vrau gruan e tij në Poliçni të Selanikut mbrëmjen e së dielës. Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka shkuar i vetëm në polici dhe u tha atyre: “Djema vrava gruan time”. 49-vjeçari, sipas një raportimi të MEGA, ka kërkuar nga policia që të informojë djalin e tyre 20-vjeçar. Policia vazhdoi rrugën që kishte sugjeruar atyre dhe gjeti gruan e vdekur në dhomën e gjumit me plagë të shumta me thikë në gjoks dhe këmbët. Thika është gjetur brenda shtëpisë dhe sot pritet autopsia për shkaqet…
E rëndë është ajo që ka ndodhur në Dervician të Gjirokastrës. Si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën, ka ndërruar jetë një 12-vjeçare.
Varianti i ri i koronavirusit “Omicron”, po përhapet me shpejtësi në botë, ndërsa shumë vende kanë vendosur masa të ashpra për udhëtimet nga Afrika, ku u shfaq për herë të parë. Në Britaninë e Madhe janë identifikuar 2 raste, për këtë arsye kryeministri Boris Johnson ka prezantuar masat e reja kufizuese. “Ne do të kërkojmë nga cilido që hyn në Britani të bëjë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes dhe të izolohet derisa të marrë një rezultat negativ. Personat që kanë pasur kontakt me njerëz që rezultojnë pozitivë për një rast të dyshuar me…
Një nga elementët që e bëri TikTok-un të suksesshëm, i cili arriti një miliard përdorues mujorë globalisht në fund të shtatorit, është aftësia për të lëvizur në modalitetin vertikal nëpër përmbajtjet e tabelës së buletinit, Feed. Një lloj ndërveprimi ky i miratuar së fundmi edhe nga Netflix për të sugjeruar filma dhe seriale të reja për të parë, duke u bazuar në preferencat. Dhe tani, edhe Spotify dëshiron të ndjekë shembullin, për të joshur abonentët që të qëndrojnë më gjatë në platformë. Sipas asaj që u shfaq në Twitter nga Chris Messina, shpikësi i hashtag, Spotify ka prezantuar një menu…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ndërsa për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Dy autoambulanca janë duke i transportuar të lënduarit në drejtim të spitalit. Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, zgjodhi të uronte kolegët e tij të Komisionit të Sigurisë me një foto të flamurit kuqezi ku në krah qëndronte portreti i diktatorit Enver Hoxha. Ka qenë deputeti socialist Denis Deli i cili ka ‘justifikuar’ kolegun duke thënë shprehimisht se ika humbur telefonin dhe dikush tjetër po e përdor. Mesazhi i Çelës në Komisionin e Sigurisë solli reagime të ashpra nga deputetët e opozitës.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se në spitalin e qytetit, është dërguar pa shenja jete 81-vjeçarja S. Sh., e cila është gjetur e vetëvarur nga familjarët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak Më datë 28.11.2021, rreth orës 18:55, në Spitalin e Pogradecit ka mbërritur e pa jetë, shtetasja S. Sh., 81 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila është gjetur nga familjarët e saj e vetëvarur në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
hkatërrohet banda shqiptare në Athinë. Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se gjatë një operacioni në lagjet Kipseli dhe Galatsi, policia ka gjetur 21 kg heroinë, e për këtë ka arrestuar 3 shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 33 vjeç, si dhe një grua e moshës 60 vjeçe. Në një banesë në Galtasi janë është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës. Po ashtu, veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laborator si prerëse, e etj. Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari,…
Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes. Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme. Si të ndihmoni kockat Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime. Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk dihet ende nëse do të tërhiqet nga posti që mban apo do të dëgjojë partnerin e koalicionit BDI që ta përfundojë mandatin deri në vitin 2024. Zaev thotë se e gjithë kjo varret nga bisedimet me Alternativën dhe Bullgarinë. “Së pari duhet të përfundojnë bisedimet për shumicën parlamentare me Alternativë”, tha ai për TV Telma. Sipas Zaev, Alternativa do të hynte në qeveri për të siguruar shumicë te qëndrueshme për shkak të fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kujtojmë se Zaevit i është bërë thirrje që të mos tërhiqet nga posti i…
Supersfida e javës 12-të në Premier League nuk ka fitues, Chelsea dhe Manchester United ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 që arritën në “Stamford Bridge”. Një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat për nga synimet që kanë. Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, e dyta ka nisur me avantazhin e Manchester United. Djajtë e Kuq përfituan nga një gabim i bujshëm i Jorginhos, i cili si lojtari i fundit kontrollon keq topin dhe shkakton kundërsulmin e mysafirëve të drejtuar nga Sancho, i cili ballë për ballë me Mendy nuk mund të gabojë. Mesfushori italian korrigjon…