Shtëpia që jeni duke parë në këto momente do të na kthejë 20 vjet pas. Kjo është nënë Olimbia që endet mes dhimbjes së humbjes së djalit. Çdo ditë zgjohet me shpresën se do të mësojë të vërtetën. Pse e vranë djalin e saj 18 vjeçar në një burg të të miturve në Greqi. Edmond Gjoni në atë kohë vetëm 18 vjeç emigron pa dokumenta në shtetin fqinj. Ai kërkonte të siguronte disa para për të ndërtuar një shtëpi për vetë dhe prindërit. Por ëndrra e tij do të ndërpritej në mes nga një plumb që përshkoi qafën e tij.…
Author: tirana
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 824 milionë e 836 mijë lekë për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Mirditë, sipas detajimit të mëposhtëm: a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë; b) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 388 182 835 (treqind e tetëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekë; c) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën…
Ditën e nesërme në Elbasan do të mblidhen në takimin e radhës dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan Rama. Në mbledhjen e përbashkët do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve. Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.
Çështja në ngarkim ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe truprojave të tij është dërguar nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kjo është konfirmuar për “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala. Njoftimi: Pershendetje, nisur nga interesi juaj, ju bej me dije se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar. Pune te mbare!
Kuvendi do të mblidhet sot, në orën 10:00, në një seancë maratonë për shqyrtimin dhe menaxhimin e buxhetit të vitit 2022 dhe paketës fiskale. Pas miratimit në parim, seanca e sotme do të vulosë përfundimisht buxhetin 2022. Rendi i ditës: Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 23.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 15.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores) Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores) Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e…
Situata e ndodhur mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP” vazhdon të komentohet e personazhe të njohur kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me ngjarjen. Ndër ta edhe gazetari Flavio Qarri, i cili ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Flor Mumajesi vetem u perfol per lidhje me Fifin e ka 3 vite qe nuk mbledh veten”. “Sot kam pasur një gjendje të Fifit”, vazhdoi gazetari.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije këtë mëngjes se qeveria do të shtojë edhe 1 miliard lekë për subvencionimin e qirasë së qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ad by ValueimpressionRama e dha lajmin në profilin e tij në rrjetet sociale. “Një miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin”, shkruan kryeministri.
Të gjithë ata që marrin paga në bankë do të mund të përfitojnë hua më të lira, pasi do të kategorizohet si klientë me rrezik më të ulët, por kësti do t’u mbahet direkt nga paga. Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”. Rregullorja në fjalë është ndër më të rëndësishmet e mbikëqyrjes bankare, sepse përcakton shkallën e mbulimit me kapital që bankat duhet të aplikojnë për kreditë, instrumentet financiare dhe të gjithë format e tjera të ekspozimit financiar. Mes të tjerash, projekt ndryshimet parashikojnë lehtësime në kredi dhënien e bankave për klientët paga…
Një makinë është futur brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e sotëm, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Burime bëjnë me dije për ABC se shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.
Gjatë një bisede me Antonelën,Semi tregon për sakrificën që ka bërë familja e saj për të kur ajo ka qenë një fëmijë. “Mamit tim i ështe dashur të punojë shumë e vetme.Kur ajo e shikoj që unë kisha talent për muzikë nuk ma prishte për asgjë.Nuk kemi pasur lekë në shtëpi por kur vinte puna te koncertet e mia ishte gjithmonë e para të sakrifikonte për mua,për të më plotësuar të gjitha dëshirat.Është një njeri shumë sakrifikues.Gjëja që nuk donte ta merrnin vesh të tjerët ishte të mos ta dinin që ne nuk kishim para.Unë e urrej të me shohin…
Sot nuk ka qenë një ditë e mirë për gazetaren dhe moderatoren Einxhel Shkira. Asaj i duket sikur e sulmojnë gjithë kohës dhe merr një reagim për çdo gjë që bën: “Boll më, jam e lodhur nga 5 njerëz që i kam gjithnjë mbi kokë. Nuk mundem më, çdo gjë që them do kem një reagim. Fakti që po tregohem e fortë nuk do të thotë që duhet të më luftoni gjithë kohës”,- tha ajo. Sarah është përpjekur ta qetësoj. Më pas Einxhel ka dal për një xhiro në oborr me Arbërin (Dj Dagz). Ajo ka ditëlindjen nesër dhe Arbëri…
Marina dhe Getoari janë bërë sot prindër për herë të parë, sipas burimeve të VipMagazine. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet. Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatazëninë e saj, “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj. Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një vajze, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’. View this post on Instagram A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)