Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Berat. Një motomjet me katër rrota i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka humbur kontroll duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe më pas ka marrë zvarrë kalimtarin e identifikuar si Fejzi Skurrani. Ky i fundit dhe drejtuesi i motomjetit janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë.
Author: tirana
Deputeti socialist, Erion Braçe, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se duhet të ketë disa përmirësime në buxhetin e vitit 2022. Ai u ndal sidomos te aspekti ekonomik. Sipas Braçes nuk duhen favorizuar bizneset e mëdha, pasi sipas tij janë favorizuar ndjeshëm, por të vendoset një rregullator, që në fund, përfitues janë të gjitha shtresat. “Përjashtime apo favore të përjetshme në paketën tonë fiskale nuk duhet të ketë. Duhet të vendosim ne prioritete. Ta nisim me më të dobëtit, apo ta nisim me ata që përmes favoreve akumulojnë para shumë. Kam kërkuar disa herë në Kuvend reduktimin e listës së…
Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje ka dalë sot në mbështetje të fermerëve të cilët ndodheshin përpara parlamentit për të parashtruar kërkesat e tyre. Korreshi kërkoi hartimin e një plani në ndihmë të tyre, ndërsa tha se po përparohet për satelitë teksa traktorët nuk ndizen. “Të gjithë ju, ne, por edhe këta fermerë kanë nevojë për prezencë, për jehonë për zërin e tyre. Kemi bërë kaq fjalime, kaq e zorshme është për t’i dëgjuar këta, për të futur atë përfaqësinë sot atje. Kaq problematike është? Kaq problematike sa Edi Rama të nxirrte 10 specialistë që rrojnë nga taksat…
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit, një prej të cilëve i ka kërkuar reagim për tragjedinë e ndodhur tre ditë më parë në Bullgari me autobusin e Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën 45 persona. Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut akuzon kryeministrin se nuk ka respekt për ta dhe se është një ndër më të painteresuarit. Ndërkohë Rama shkruan se ka shprehur ngushëllimet e tij që mëngjesin e asaj dite kur ndodhi aksidenti tragjik dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet. Sipas tij, respektin e ka treguar me vepra e jo me dokrra. Komentuesi: Kryeministër…
Ish-deputetët socialistë duket se kanë ruajtur miqësinë e tyre edhe pas largimit nga Kuvendi. Në një foto të siguruar nga tirananews, shihen se ish-deputeti Armando Prenga ka mbledhur kolegët e tij të dikurshëm me të cilët ndante miqësinë gjatë jetës parlamentare. Pirro Lutaj, Arben Çuko, Dash Peza, Armando Prenga dhe deputeti aktual Xhemal Qefalia janë bashkuar sërish për të kaluar një drekë në Patok. Kujtojmë që laguna e Patokut solli dhe një përplasje mes ish-deputetit socialist dhe anëtarëve të familjes Çali.
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka depozituar në parlament një amendament për rritjen e buxhetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ndërkohë që në parlament pritet të miratohet buxheti 2022, Balla tha se Kuvendi që nga viti 2016 ka miratuar çdo kërkesë të ardhur nga institucionet e reja të drejtësisë. Amendamenti ka të bëjë me shtimin e 60 mln lekëve për shpenzime korrent. “Amendamenti që kam depozituar është saktësim i një diskutimi në komisionit e ekonomisë dhe ka të bëjë me një qasje që Kuvendi e ka pasur. Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur…
Një 46-vjeçar me iniciale R.T. në Peqin është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas dhe i ka dëmtuar automjetin. Në momentin e arrestimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë. “Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar…
Gazetari Blendi Fevziu ka pasur rastin të bëjë një xhiro mjaft të veçantë që e ka kthyer pas në kohë. Në një postim në rrjetet sociale, Blendi ka treguar se është ndodhur në makinën e përdorur nga diktatori Enver Hoxha. Makina, e cila i përket një prodhimi të veçantë të Mercedes Benz, përdorej nga lideri komunist në vitet ’60-70. Mjeti është në ngjyrë të zezë, ndërsa sediljet dhe veshjet e brendshme janë në ngjyrë qumështi. “Makina me të cilën lëvizte në vitet ‘60-‘70-të, diktatori Enver Hoxha. Një prodhim special i Mercedes Benz”, ka shpjeguar Blendi në fotot e postuara.
Anëtarja e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Freskida Rapo pasi denoncoi se i kishin falsifikuar firmën te formulari i Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor, i ka kërkuar kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës që ti’ vërë në dispozicion formularin. Ditën e djeshme, Rapo tregoi falsifikimin me firmën e saj, duke akuzuar drejtpërdrejtë Agron Shehajn, se e kishte marrë në telefon për verifikim dhe pavarësisht se ajo i kishte thënë se nuk kishte firmosur, Shehaj nuk kishte thënë asgjë. Ky i fundit shkoi në zyrën e Palokës për verifikimin e firmave për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor,…
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje qeveritë e vendeve të mos “gënjehen” nga procesi i vaksinimit, por të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID, si mbajtjen e maskën dhe respektimi i distancimit social, në një kohë që po afrohen edhe festat e fundvitit. Disa vende janë joshur nga një “ndjenjë e rremë sigurie” se pandemia ka mbaruar dhe të vaksinuarit janë plotësisht të mbrojtur nga koronavirusi, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai theksoi se vaksinimi është i rëndësishëm për të ulur rrezikun e përjetimit të formave më të rënda të virusit, por kjo nuk do të thotë se…
Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” i ka surprizuar banorët me një festë latine. Ata kanë treguar se kanë një zemër të madhe dhe shumë dashamirësi jo vetëm për njëri-tjetrin, por edhe për publikun që i ndjek dhe do ti shohë 24 orë. Pasi morën të gjitha elementet e nevojshme që duheshin për mbrëmjen latine, banorët VIP kanë ndezur menjëherë atmosferën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një moment teksa Iliri po kërcente, i është afruar Arjola. Ai i thotë kësaj të fundit që të ulet në karrigen që ishte aty, e nisi të performonte për aktoren e…
Tregu europian i makinave duket se po ndryshon çdo ditë. Së fundmi është vërejtur një rënie e shitjeve të makinave të reja, ndërsa ndryshime ka pasur edhe në listën e modeleve më të shitura. Mbreti tradicional i Shitjeve, VW Golf në Kontinentin e Vjetër mungon plotësisht në Top 10 modelet më të shitura, për shkak të problemeve të prodhimit me të cilat përballet uzina e Wolfsburgut. Konkretisht, vetëm 11,174 makina Golf u shitën tetorin e kaluar , një numër që tregon një rënie prej 59% krahasuar me muajin korrespondues të 2020-ës. Në vendin e dytë në listë është Renault Clio…