Papa Françesku u lut për viktimat e aksidentit të tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën mes flakëve 45 persona, shumica shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre ishin fëmijë dhe të rinj, çka i shton edhe më shumë përmasat e kësaj tragjedie, e cila pati jehonë në të gjitha mediat më të mëdha të botës, duke shokuar opinionin publik. Ati i Shenjtë shprehu trishtimin e tij të thellë për jetët e humbura në atë fatkeqësi që nuk do të shuhet lehtë nga kujtesa e përbashkët. Në një telegram të nisur në emër të tij nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit,…
Author: tirana
Dy persona janë rrahur barbarisht mesditën e djeshme në Fan të Mirditës, nga familjarë të ish-gruas së njërit prej tyre. Për këtë ngjarje është angazhuar Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, pasi autorët fillimisht janë larguar nga vendngjarja. Babai i njërës prej nxënseve të shkollës “Ndrec Ndue Gjoka” ka shkuar dje dhe ka takuar të bijën. I kthyer nga Greqia ku jeton dhe punon, babai i vajzës ka qerasur atë dhe gjithë shokët dhe shoqet e klasës. Vëllezërit Sinani nga Bukmira e Mirditës, babai dhe xhaxhai i vajzës në fjalë kanë marrë leje nga mësuesja kujdestare. Por mësuesja që…
Kompania farmaceutike Pfizer, ka ngritur një padi ndaj një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur një numër të madh dokumentesh të besueshme, përfshirë edhe ato të lidhura me vaksinën anti-COVID. Në padinë e deponuar të martën në gjykatën e San Diegos, Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga datoteka pa pasur miratim dhe duke i futur ato në kompjuterin personal. “Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që zonja Li kundërligjshëm i ka marrë, Pfizer duhet të jap…
Deputetja Ilda Dhori ka kërkuar fjalën e saj në Kuvend për të thënë se fermerët janë jashtë dhe kritikon ministren e Bujqësisë Frida Krifca. Ajo e fton që të tregojë çfarë parashikon buxheti pasi fermerët kanë lënë vendin e punës për të protestuar para Kuvendit. Ndërkohë ministrja Krifca nuk bën asnjë reagim, veçse e shikon.Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërhyn për t’i thënë se kjo nuk është procedurë. Dhori: Më habit qetësia me të cilën ministrja e Bujqësisë qëndron e ulur, ndërkohë që jashtë janë fermerët dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Ndoshta nuk janë në numër aq sa kanë…
Një 21-vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe fshehje të ardhurash është arrestuar. E reja me iniciale A.S. ishte shpallur në kërkim pasi në vendimin e 21 nëntorit ku gjykata dha vendimin për 8 të arrestuarit kishte dhënë vendimin arrest me burg për të renë. “Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“. Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe…
Në mediat greke është publikuar një video e realizuar nga Babis Anagnostopoulos me gruan e tij vetëm pak muaj para se ta vriste Caroline-n brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera. Nga pamjet shihet Babis Anagnostopoulos duke tërhequr me celular gruan e tij Caroline, kur asgjë nuk parashikonte se çfarë do të pasonte. Ndërkohë të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline. “Sot do të takohem me botuesin që pretendon se ka informacione që do të…
Duke filluar nga mbrëmja e sotme një pjesë e territorit shqiptar do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që do të kulmojë nesër. Furtuna po vjen nga Jugu për të përfshirë më pas të gjithë vendin. Moti i keq që do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave do të shoqërohet me erë të fortë. Reshjet do të përfshijë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi. Po ashtu vendet e Rajonit të Balltikut dhe Europës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë rrebeshe dhe dëborë.
Man.City thyen me përmbysje PSG në një sfidë luksi, ku në fushë përballeshin dy ekipet me ofensivë të frikshme. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dy ekipet luajtën në sulm që nga minuta e parë, zhvilluan një futboll të hapur, në fund festa ishte për “qytetarët” e Pep Guardiola pas suksesit 2-1. City ishte më kërkues në pjesën e parë, iu afruan golin në të paktën dy raste të pastra por me fillimin e pjesës së dytë ishte Kylian Mbappe ai që ndëshkoi Ederson duke kaluar francezët në avantazh. Në të 63-tën, Sterling devijojë në rrjetë një kros të Walker…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur ndryshe si KPK, ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Matit, Rexhep Karaj. Edhe në seancën e sotme ku pritej të merrej vendimi, Karaj vendosi që të mos ishte i pranishëm në sallë. Gjatë hetimit të bërë në tre shtyllat e Vettingut për magjistratin, trupa gjykuese doli në përfundimin se subjekti i rivlerësimit kishte probleme të shumta me pasurinë dhe një balancë negative në shumën totale 7.8 milionë lekë.
Këshilli i Ministrave i qeverisë italiane i ka dhënë dritën e jeshile dekretit që përforcon sërish masat kundër Covid-19 dhe vendos të ashtuquajturën leje super jeshile, pra certifikimin që jepet vetëm për ata që janë të vaksinuar apo të kuruar për të hyrë në të gjitha vendet publike. Gjithashtu, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e dekretit të ri, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza bëri të ditur edhe vendosjen e detyrimit të vaksinimit për kategoritë e reja të punëtorëve. Për kë kërkohet detyrimi i vaksinimit? Ministrja Speranza shpjegoi se detyrimi i vaksinimit do të shtrihet për të gjithë personelin jo-shëndetësor…
Komisioni Europian dhe vendet e BE-së po punojnë për të krijuar një listë të vetme të zezë kundër lejeve të gjelbra të falsifikuara. Kjo është zgjidhja e identifikuar nga autoritetet kombëtare për të luftuar fenomenin të blerjes dhe shitjes së certifikatave jeshile që japin rezultate pozitive në rast kontrollesh, tashmë lehtësisht të disponueshme online edhe falas dhe pa nevoja për aftësi të veçanta IT. Alarmi i fundit në rend kronologjik daton pak ditë më parë, kur u përhap lajmi se 1001 certifikata të vlefshme mund të shkarkoheshin lirisht përmes eMule, e cila lejon ndarjen e skedarëve multimedialë midis shumë pajisjeve.…
Në kuadër të vizitës së Tij të punës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u mirëprit sot ngrohtësisht në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Presidenti Meta i shprehu Kryeparlamentarit Konjufca vlerësimet për përparimin e gjithanshëm të Kosovës, duke vlerësuar në veçanti proceset e fundit zgjedhore, si një shembull i shkëlqyer i konsolidimit të institucioneve, shtetit ligjor, nivelit të demokratizimit dhe vetëdijesimit të mbarë shoqërisë. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e thellimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona, duke evidentuar rëndësinë e konkretizimit të të gjitha angazhimeve ndërqeveritare mbi heqjen…