Ditën e martë, gjatë emisionit Live në “Big Brother VIP”, gjendja shëndetësore e Fifit ishte e rënduar. Pas opinionit të Balinës, këngëtarja u shtri pa ndjenja në tokë dhe më pas shprehu se donte të largohej nga shtëpia, por produksioni u sigurua ta qetësojë, por duket se vendimi i saj nuk ka ndryshuar. Në këto momente ajo ka dalë para banorëve dhe ka treguar se ka marrë vendimin përfundimtarë për të lënë këtu “Big Brother VIP”. Fifi iu ka komunikuar edhe arsyen e vendimit: “Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën…
Author: tirana
Mediat e huaja kanë publikuar një video tronditëse ku shfaqet 6-vjeçari Artur, i cili ndërroi jetë nga dhuna barbare e ushtruar nga njerka dhe babai i tij. Videoja është regjistruar një ditë para vdekjes së vogëlushit, dhe tregon djalin i cili ecën me vështirësi duke qarë dhe thotë “ askush nuk më do mua” dhe “ askush nuk më ushqen mua”. Babai 29-vjeçar i Arturit Thomas Hughes dhe njerka 32-vjeçare Emma Tustin deklaruan se ai vdiq pasi përplasi kokën, por autopsia zbuloi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Prindërit e 6-vjeçarit e kanë privuar nga ushqimi, e kanë lënë…
Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 6 shtetas, 4 për ndërtim të paligjshëm, 1 për ndotje të ujërave dhe 1 për ndotje të ajrit. Specialistët për Hetimin e Krimve në Komisariatet e Policisë Divjakë dhe Lushnjë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasit: Sh. Xh., 63 vjeç, banues në Divjakë; Gj. D., 72 vjeç, banues në Divjakë; H. Sh., 65 vjeç, banues në Divjakë. B. H., 59 vjeç, banues në Lushnjë; Këta shtetas janë kapur duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë…
Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, goditen 7 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Si…
Vrasja e Mateo Vasiut nga Klodian Çalamani vijon të jetë e mistershme për banorët e fshatit Grecalli. Prindërit e të miturit kanë vendosur të heshtin për mediat, ndërkohë që kanë dyshime se në vrasjen e djalit të tyre është e përfshirë dhe një grua. Mediat shkruajnë se kjo e fundit, ka dhënë dëshmi në polici, ndërkohë që kërkojnë zbardhje të së vërtetës për ngjarjen tronditëse.Gruaja tek e cila dyshojnë është e afërme e familjes së, Mateo Vasiut. Ishte mamaja dhe tezja e 8 vjeçarit të cilët kishin dyshime se kishte të përfshirë një person tjetë ose ka dijeni për ngjarjen.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke e konsideruar kambanë alarmi rritjen e numrit të denoncimeve për dhunën në familje tha sot në Kuvend se “kjo dhunë i ka marrë jetën 17 qytetarëve këtë vit, 12 prej të cilëve janë gra”. Në Ditën Ndërkombëtare të Ekleminimit të Dhunës Ndaj Grave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë deputetët të bëhen pjesë e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. “Të forcojmë e zgjerojmë zinxhirin e solidaritetit e ta përcjellim atë në komunitetet tona, duke bashkuar zërat për te për…
Një 20-vjeçar që vrau babain me thikë për të mbrojtur të ëmën nga dhuna është shpallur i pafajshëm. Ngjarja u shënua më 30 prill 2020. Gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën krim. Vrasja për të cilën prokuroria kishte kërkuar 14 vite burg kishte ndodhur në banesë në Torinese, Itali. Aleks Pompa kishte ndërhyrë në sherrin e dhunshëm mes prindërve dhe kishte goditur të atin 34 herë me thika të ndryshme të kuzhinës. Viktima Giuseppe Pompa një punëtor 52 vjeç në gjyq ishte përshkruar si një person agresiv, dhe tepër gjakftohtë. Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati gjithmonë kishte mbështetur tezën se…
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Sokol Mëngjesi është dorëhequr nga posti ku ishte zgjedhur. Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një letre drejtuar kolegëve të tij. Mëngjesi shkruan se për arsye krejtësisht personale është duke u larguar nga posti që mbante.
Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dhe gjithashtu dhe ai vetë. Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Pas rigjykimit, Col Imeraj është dënuar me 25 vjet burgim pasi ka pranuar se në korrik të 2020-ës e ka vrarë N.M, ka tentuar të vrasë djalin e viktimës dhe i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor kushërirës së tij, D.M. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, i akuzuari Imeraj për vrasje të rëndë është dënuar me 22 vite burgim, për tentim vrasje me 4 vjet burgim, ndërsa për lëndim të lehtë trupor me 6 muaj burgim. Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik për të tri veprat me burgim në kohëzgjatje prej 25 vitesh. Në…
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se është korrupsioni që lejon që paketat fiskale dhe buxheti të bëhen në mënyrë jo transparente dhe në mungesë totale të konsultimit me qytetarët dhe me grupet e interesit. Teksa Kuvendi pritet të miratojë sot buxhetin 2022, Basha tha në seancë se vettingu në politikë është shpagimi për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta dhe janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30-vjeçar “Është korrupsioni që lejon që qeveria që merr borxhin më të madh në tre dekada, qeveria që rrit taksat më shumë se të gjitha paraardhëset, qysh…
Dashi Ka gjasa që t’ju duhet të përfundoni një projekt shumë të rëndësishëm pa ndihmën e askujt. Ndërsa jashtë pune do të kaloni një ditë shumë të këndshme. Do të merrni një lajm shumë të mirë nga njeriu juaj i zemrës. Demi Do të jeni të fokusuar në një çështje të rëndësishme për jetën tuaj, ndërsa gjithçka tjetër do ta lini jashtë vëmendjes. Mund të krijoni një lidhje të re romantike. Megjithatë nëse duhet të përfundoni patjetër diçka në punë, merreni seriozisht atë. Binjakët Ditë e trazuar kjo e nesërmja për ata që janë në një lidhje. Nukk do të…