Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë ditën e djeshme dhe janë bekuar me një vajzë që e kanë quajtur Marget, që në fakt është një bashkim i emrave të tyre. Si moderatorja, ashtu edhe këngëtari kanë ndarë foton e parë me Marget, edhe pse fytyra e saj nuk duket. Ata kanë postuar një foto ku mbajnë në duart e tyre, dorën e vogël të Marget. Në postimin e ndarë në Instagram të dy shkruajnë: “Faleminderit Zotit qe na bekoi me nje engjell si ti, Jeta jone. MARGET SELIMI 24/11/2021”
Author: tirana
Në ndeshjen mes Besiktas dhe Ajax që luhej në Champions League sfidë që përfundoi me shifrat 1-0, pati edhe një episod që tërhoqi vëmendjen e mediave. Komentatori Sierd De Vos i njohur në televizionin holandez ka ofenduar kapitenin e skuadrës turke të Besiktas. Në momentin që Demagoj Vida po shkëmbente flamujt me kalogun e tij të Ajax Tadic, komentatori është shprehur se lojtari nuk duhet të luajë sepse është i shëmtuar dhe se ka fëmijë që po shikojnë ndeshjen. “Vida nuk duhet të lejohet të luajë në këtë kohë sepse është shumë i shëmtuar, dhe tani fëmijët po shohin televizor.…
Demi Venusi e vendos Demin në shenjën që dëshiron më të bukurën. Ata e ndjejnë nevojën për të grumbulluar para për një jetë luksi. Demat priren ndaj sigurisë dhe stabilitetit në jetë. Ata kanë një aftësi për administrimin e parave, të cilat shtojnë potencialin për të fituar para. Akrepi Akrepi investon për një jetë të mirë. Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme. Akrepi ka aftësi në tregti dhe janë në rrugën e duhur për të rritur aspiratat e tyre monetare. Luani Një luan është i frymëzuar për të financuar…
Ministri Bledi Çuçi ka prezantuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut. ”Siç ju e lajmëruat zonja kryetare janë dy marrëveshje që po diskutohen dhe marrëveshja e dytë që po ratifikohet sot mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me ngritjen e përbashkët të pikës së kalimit kufitar. Është një marrëveshje që lehtëson kalimin e shtetasve midis dy vendeve, po ashtu të mallrave dhe shërbimeve. Njëherësh përmirëson kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar duke is jell pranë standardeve të Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje është iniciuar dhe bashkërenduar midis palëve duke marrë parasysh fluksin e shtuar…
Milionat mungojnë, arkat e klubit janë bosh dhe pavarësisht nevojës dhe dëshirës së Xavit për përforcime, presidenti Joan Laporta nuk mund të sjellë dot në “Camp Nou” një emër të madh. Barcelona nuk mund të bëjë goditje të rëndësishme në merkaton e dimrit, por për drejtuesit ka një tjetër mision të rëndësishëm, rinovimin me talentet e skuadrës. Është 17-vjeçari Gavi prioriteti i katalanasve, të cilët kanë takuar agjentin e fantazistit spanjoll për të përshpejtuar zgjatjen e kontratës me të. Aktualisht, Gavi ka një kontratë deri në 2023 me klauzolë 50 milin euro. Kjo e fundit shqetëson drejtuesit duke parë se…
Skandali me fondet e UEFA-s, ku llogaritë e Federatës Shqiptare të Futbollit u bllokuan, e ka konfirmuar edhe ish-zv.kryeministri dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit në emicionin “Wake-Up” në “TCH” ka deklaruar se ky skandal është i vërtetë ku mund të vërtetohet lehtësisht në Gjykatën e Tiranës. Erion Braçe më tej ka thënë se Armando Duka nuk mund të sillet ashtu si u soll me ‘balerinat nëpër bordello’ dhe se është skandal se Federata nën flamurin Kombëtar zhgarravitet nëpër çimentot e klubeve të natës, duke shtuar dhe një koment për ardhjen dhe largimet e shumta…
Kongresmeni republikan Lee Zeldin, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të ndjekur kërkesat e përsëritura të tij për të diskutuar në thellësi dhe rishikim të informacionit që përshkruan gjatë procesit të DASH për të sanksionuar ish-Kryeministrin Sali Berisha për “korrupsion të rëndësishëm”. Në një seancë dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Qershor, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin e administratës Biden ndaj ish-Kryeministri shqiptar Sali Berisha. “Një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i…
Rama takon fermerët: Grumbulluesit hedhin gurin dhe fshehin dorën, shpërndarja e fondit jo tek e tek Biseda e Ramës me fermerët Edi Rama: Ne pse e kemi bërë deri tani dhe pse do ta ndryshojmë? Sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë se kanë punën e tyre, deri dje nuk kanë qenë fare. Ose shkonit me karrocë me kalë. Ju bënte të mos kishit asnjë lloj aftësie për të ruajtur prodhimin për ditët kur është çmimi më i mirë. Kjo e bën çmimin më të ulët sepse kur shet tek e tek je për të mbijetuar nuk…
Teatër që të ngjall krupën’ e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha takimin e kryeministrit Edi Rama me fermerët, të cilët protestuan sot para Kuvendit kundër paketës së re fiskale. Sipas Bashës, fermerët protestojnë me të drejtë, pasi politikat e reja fiskale të qeverisë po i çojnë ata drejt falimentimit. Basha tha se buxheti për bujqësinë është më i ulëti dhe se po goditet prodhimi vendas e po favorizohen ‘oligarkët e eksporteve’ “Psudo-maxhoranca bëhet gati të votojë symbyllur mënyrën si do shpenzohen taksat e shqiptarëve, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të punësuarve në Shqipëri kanë harxhuar sërish para…
Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohën për t’i përgjigjur demokratëve të pakënaqur nga rruga e Arbrit. Komentuesi: Po rrugën e Arbërit pse nuk e bën siç është projekti po e bën me devijim. O Rama, rruga duhet të bëhet me tunel jo me bypass, dhe rruga nga Klosi në Bulqizë mos përdoret qafa e buallit… Përgjigja nga Edi Rama: “Tuneli ka akoma punë për shkak të formacioneve gjeologjike shumë problematike në atë pikë, kështu që rri pa merak për projektin dhe bëj durim, se çka nuk u bë në 100 vjet është tanimë realitet”
Në kuadër të kuvendit të thirrur nga ish lideri, Sali Berisha këtë të enjte është bërë dhe verifikimi i emrave të disa delegatëve në degët 3 dhe 6 në Tiran. Në prani të medias janë lexuar emrat e disa delegatëve të cilët kishin kërkuar që emrat e tyre të bëheshin publik, për të treguar se ato kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorin. Lista është lexuar para zyrës së kryetarit të këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka.
Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.