Një person është arrestuar në Elbasan pasi shkaktoi një aksident dhe më pas kërcënoi drejtuesen e makinës që përplasi. I arrestuari është D. XH. 51 vjeç. Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ai u përplas me një mjet tjetër që drejtohej nga A. G. 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas aksidentit ai ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar 34-vjeçaren.
Author: tirana
Angel Spaho është një 32-vjeçar i cili që në moshën 16-vjeçare ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi. Vitet e fundit ai është kthyer në Shqipëri, ku për 3 vjet e gjysmë ushtroi të njëjtin profesion. Por tashmë ai ka hequr dorë dhe punon si barist e menaxher lokali. I ftuar në emisionin Rudina, Angel Spaho ka treguar se në Shqipëri ka kërkesa të mëdha nga gratë shqiptare për zhigolo duke kërkuar shërbime ekstra. 32-vjeçari rrëfeu se në një rast i ka shkuar një grua së bashku me burrin e saj. Tarifat për shërbimet që ai ofron variojnë minimumi…
Ka nisur testi i drogës për efektivët e policisë. 150 oficerë të policisë në Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Durrës i janë nënshtruar testit. Nuk është konfirmuar ende nëse nisja e testit të drogës pranë forcave Shqiponja dhe policive vendore në Tirane, Lezhë dhe Elbasan ka lidhje me dyshimet konkrete se pikërisht pranë këtyre drejtorive mund të ketë oficerë që janë përdorues të lëndëve narkotike. Në fakt, ndonëse u lidh një marrëveshje me një laborator në Tiranë bazuar në kërkesën e drejtorit të përgjithshëm dhe premisës se ky proces do të eliminoje akuzat ndaj policisë së shtetit, prej 7 vitesh është…
Një ditë më parë këngëtarja Fifi, vendosi të largohej nga shtëpia e “Big Brother” për shkak të disa arsyeve shëndetësore. Por largimi i saj nuk u prit mirë nga banorët, sidomos nga Monika ku u mërzit shumë për këtë vendim të këngëtares. “Mu duk sikur i bëra një betim dhe nuk e mbajta dot. Sikur nuk kisha forcë dhe mua s’më pëlqen të dorëzohem se e di që jam një femër e fortë”, tha aktorja e përlotur.
Sot, pritet të miratohen disa marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Një prej marrëveshjeve është ajo për sigurimet shoqërore, si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave. Pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë. Ndërkohë që pritet që të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. Ky është takimi i tetë i përbashkët zyrtar mes dy qeverive dhe takimi i parë i qeverive Rama-Kurti. Mbledhja në fjalë do të nisë pak…
Kanë kaluar dy vite nga tërmeti tragjik me magnitudë 6.4 shkallë të shkallës rihter i 26 nëntorit të 2019, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë dhe mbi 1000 të tjerë u plagosën. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje tragjike që akoma vijon të ketë gjurmë për zonat e prekura. Kreu i qeverisë shkruan se tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Zonat perëndimore do të kenë intensitet më të lartë të reshjeve. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje…
Ka 7 elementë në karakterin që priren t’i kenë vetëm njerëzit e suksesshëm dhe që arrijnë të bëjnë shumë para. 1. Keni një qëllim përfundimtar Ju e dini se çfarë doni të bëni me jetën tuaj dhe punoni për ta arritur. 2. Keni shumë durim Çfarëdo që të ndodhë, ju nuk dorëzoheni dhe këmbëngulni në atë që ju intereson. 3. Rrezikoni, por jeni të kujdesshëm Ju studioni çdo lëvizje tuajën dhe luani kartën tuaj me vetëdije. 4. Jeni mendje hapur Jeni shumë pranues ndaj gjërave të reja dhe nuk gjykoni asgjë. 5. Mbaroni atë që nisni Shkon mirë apo jo,…
Fifi sot është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja nga Kosova tha se ka marrë vendim të largohet pasi dëshiron të merret me veten dhe qëndrimi mbyllur në shtëpi nuk po i bën mirë. Jashtë shtëpisë e ka pritur miku i saj Ardit Cuni dhe Paloma, të dy ish banorë të Big Brother Vip. Reagimin e Fifit jashtë shtëpisë mund ta shihni në videon më poshtë.
Moderatorja e njohur Bora Zemani është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku së fundmi ka reaguar dhe ka publikuar dhe ka sqaruar publikun për marrëdhënien e saj me Donaldin, pas deklaratës së tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se është beqar. Donaldi u ndesh me kritikat e disa prej banorëve, veçanërisht nga Semi, e cila më pas i kërkoi falje. Ai theksoi se ka 6 muaj i ndarë, e nuk mund ta quajë veten të lidhur vetëm se dha një puthje në një nga netët e spektaklit, duke shtuar se Bora ndodhet jashtë dhe nuk e…
Aktori Igli Zarka u bë pjesë e ‘Big Brother VIP’, megjithatë rrugëtimi i djaloshit zgjati shumë pak për shkak të problemeve shëndetësore. Ai më pas lajmëroi ndjekësit se është bërë mirë, madje kohët e fundit i ka pasur të shpeshta daljet publike. I ftuar në ‘Pardon my french’ ai ka rrëfyer më shumë për jetën e tij, specifikisht për fëmijërinë. “Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që…
Deklaratat që artistët tanë bëjnë për njëri-tjetrin, shpesh bëhen ‘mollë sherri’ për të nisur ‘luftë’ përmes rrjeteve sociale. Së fundmi, producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda, vendosi të përgjigjej në një pyetje provokuese. Në një emision ai u pyet: Cili është këngëtarja ose këngëtari që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?, ku pa u menduar dy herë, ai dha përgjigjën e tij. Sipas Dodës, Enca është ajo që nuk ka talent duke u ‘justifikuar’ se nuk i përshtatet në vokal.