Fermerët e Lushnjës kanë protestuar sot para parlamentit kundër paketës fiskale. Ata iu kanë bërë thirrje deputetëve t’i mbështesin pasi janë në prag falimentimi. Dëshpëruese ishte apeli dhe rrëfimi i një fermeri. Ai tha se prodhimin e tij, mandarinën e shet me 30 lekë kg dhe ai që e blen e shet me 100 lekë. Fermeri deklaroi se ka bërë shtëpitë, por nuk ka se çfarë i do, pasi fëmijët po i ikin në emigrim. “Kemi qenë si fëmija i njerkës. Po vete 70 vjeç, kam 2 ha mandarina të mbjella. Po falimentojmë, nuk po hedhim dot. Bima është si…
Author: tirana
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh në emisionin ‘Debat’ se për vendimin e përjashtimit të Berishës është negociuar në një periudhë 3 mujore. “Ka pasur negociata në një periudhë 3 mujore për të pasur një zgjidhje tjetër, ashtu siç edhe qëndrimi fillestar i Berishës ka qenë që PD nuk duhet të përfshihet në këtë çështje. Vendimmarrja jo vetëm i takonte Bashës, por ka barrën e përgjegjësisë si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë. Unë mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë edhe për Sali Berishën, pasi nuk duhej të linçohej, pasi kryesia njësoj do të vendoste…
Sindromi Down e ka marrë origjinën nga mjeku britanik John Langdon Down, mjeku i parë që e klasifikoi këtë çrregullim gjenetik në vitin 1866. Jown e nisi karrierën e tij si mjek në Earlswood, një institut për personat me paaftësi intelektuale dhe fizike. Përpara Earlswoodit, John Down nuk kishte eksperienca të mëparshme me persona të tillë, me këto lloj paaftësish. Por kishte diçka tek ata që i interesonte. Ai shihte vlerën dhe humanizmin e tyre, në një kohë që të tjerët nuk e bënin. I pëlqente të rrethohej nga persona të tillë dhe acarohej shumë për mënyrën se si i…
Kreu i Shoqatës së Fermerëve, ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, para godinës së Kuvendit. Sipas tij, fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha dhe 30% prej tyre nuk kanë porositur farat për të mbjellë, për arsye se kanë dështuar për tre vite. Ai tha se i kërkoi kryeministrit që të ulen, ndërsa në parim, kanë rënë dakord mbi këtë gjë. “Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar.…
Pas kontrolleve intensive të policisë rrugore në kryeqytet janë arrestuar disa persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë proceduar penalisht. Policia vijon kontrollet me në fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë. Policia ka arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkaq, janë proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh. Po ashtu, janë proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se procesi i vettingut është një proces mbi palët dhe se shpreson që me reflektimin e opozitës t’iu zgjatet afati organeve të vettingut. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike. “Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces mbi palët, adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në…
Shkencëtarët kanë thënë se një variant i ri Covid që mbart një “numër jashtëzakonisht të lartë” mutacionesh mund të nxisë një valë të mëtejshme infektimesh. Sipas The Guardian, janë konfirmuar vetëm 10 raste në tre vende nga sekuenca gjenomike, por varianti ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin. Varianti B.1.1.529 përmban 32 mutacione në proteinën që shumica e vaksinave përdorin për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Mutacionet mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapur, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë…
Këngëtarja e njohur, Jessie J ka dhënë një lajm të hidhur. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka ndarë një foto me test të shtatzënisë në duar dhe ka treguar se kur ka shkuar te mjeku fëmija nuk kishte rrahje zemre. 33-vjeçarja thotë edhe pse po kalon një moment shumë të vështirë, prapë nuk do të heq dorë nga turneu i saj muzikor. Sipas Jessie, shtatzënia ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harrojë kurrë, derisa ta ketë sërish. Postimi i plotë i këngëtares: “Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë…
Ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot në seancë paketën fiskale, fermerët janë mbledhur para tij duke protestuar kundër saj. Ndërkohë që ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili i ka ftuar fermerët të diskutojnë brenda. “Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”
Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me 1 minutë heshtje për tragjedinë shqiptare në Bullgari. Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka kërkuar nga deputetët nderimin me 1 minutë heshtje të 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari. Dy ditë më parë një autobus i Maqedonisë së Veriut u aksidentua dhe më pas u dogj në Bullgari teksa kthehej nga Stambolli. 45 persona gjetën vdekjen.
Një 42 vjeçar nga Tepelena është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia pasi ka bërë kallëzim të rremë. Ai ka telefonuar uniromat blu duke pretenduar se i kishin vjedhur paratë në shtëpi, por më vonë nga hetimet ka rezultuar se ka gënjyer. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56. Informacioni i Policisë/ Tepelenë Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 42 vjeç, banues në…
The Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull narko trafikantit shqiptar Dritan Rexhepi, i cili thuhet se ndodhet në një burg në Ekuador. Ai është cilësuar si një trafikant “i pakapshëm” dhe që përmbyti Europën me drogë. Operacioni shumëvjeçar ekspozoi sesi grupet e reja kriminale po përfitojnë nga globalizimi për ta kthyer Europën në një rivale të SHBA-së si tregu më i madh për kokainën, sipas DEA-s amerikane. Policia thotë se shqiptari, Dritan Rexhepi, e merrte kokainën nga Kolumbia nga një shoku i tij i burgosur. Duke përdorur një celular të fshehur, ai organizoi dërgesa me vlerë qindra miliona…