Author: tirana

Beniada e këshilloi mbrëmjen e djeshme Einxhel që të afrohet më tepër me Arbrin dhe mos t’i refuzojë momentet kur ai kërkon shoqërinë e saj. ‘’Mos e refuzo kur ai kërkon të afrohet, kushtoi pak më shumë vëmendje’’,- tha ajo. Kush duhet të jetë në krye të partisë, Meta apo Kryemadhi? Numri 2 i LSI-së jep përgjigjen e prerëPas kësaj këshillë ishte Einxhel ajo e cila deklaroi se pëlqimi i saj ndaj Arbrit ekziston, por mbase nuk është as koha dhe vendi për të krijuar diçka më shumë mes njëri-tjetrit. ‘’Mbase më pëlqen vërtetë por nuk është as koha as…

Read More

Një 17-vjeçare ka krijuar një lidhje dashurie me djalin e hallës dhe ka deklaruar në polici se ka kryer marrëdhënie me dëshirë me të. Adoleshentja ishte deklaruar e zhdukur prej një muaji nga familja dhe u zbulua se ajo kishte shkuar të bashkëjetonte me kushëririn. Policia arrestoi shtetasin me inicialet SH. F., pasi ishte shpërndarës narkotikesh, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet edhe kushërira. Gazetari i “Abc News” ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ishte hera e parë që vajza largohej nga shtëpia. “Ata kanë pasur marrëdhënie edhe më përpara…

Read More

Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video në 3D ku tregon më shumë detaje sesi mund të ketë ndodhur aksidenti në Bullgari. Nga video është skenuar momenti sesi autobusi që u dogj duke shkaktuar 46 viktima mund të ketë devijuar rrugën duke u përplasur me pas me bordurat anësore të rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku si pasojë e flakëve që përfshinë autobusin e agjensisë turistike “Besa Trans”, kanë humbur jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se qeveria planifikon të nisë një projekt të ri për unifikimin e tekstit të Abetares. E quajtur “Një gjuhë, një Abetare”, Kushi tha se sot është miratuar vendimi për përjashtimin e Abetares nga mundësia për të patur tekst alternativ. Kushi tha se Abetarja do të jetë e unifikuar për të gjithë nxënësit në të gjithë Shqipërinë. “Për çdo lëndë ne kemi tekste alternative, mësuesit mblidhen së bashku dhe vendosin të zgjedhin një nga tre alternativa. Nga kjo procedurë do të përjashtohet teksti i Abetares. Të gjithë nxënësit e klasës së parë në të gjithë…

Read More

Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së një ditë më parë me 46 të vdekur në Bullgari. Siç raporton gazetarja e ABC-së në Bruksel, Erisa Zykaj, deputetët e PE-së nderuan viktimat e kësaj tragjedie, ku pjesa dërrmuese ishin shqiptarë, duke u ngritur në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje pas thirrjes së bërë nga Presidenti David Sassoli. “Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë. Ne emër të Parlamentit Europian dhe…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vizituar në Hagë nga vëllai i tij Blerimi dhe dy miqtë e tij, Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi. Lajmin për vizitën që ia bënë Thaçit në Hagë, e ka bërë të ditur Milaim Cakiqi, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. “U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese”, shkruan Cakiqi ndër të tjera. Postimi i tij i plotë: T’fala nga Haga! Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim…

Read More

Nënkryetari i LSI, Endrit Braimllari foli sot për rolin e Metës në drejtimin e LSI, por nuk bëri një zgjedhje mes tij dhe Kryemadhit. “Meta është ideatori, themeluesi i LSI. Ai e hapi LSI kundrejt të rinjve. Shumë të rinj dhe të reja u ndjenë më të përfaqësuar. Unë nuk mund të bëj dallime mes Kryemadhit dhe Metës. LSI ka luajtur rol ekuilibrues në vend. Kryemadhi e mori drejtimin e LSI në opozitë, në kushte shumë herë më të vështira. Roli i Metës në politikë është i patjetërsueshëm”, tha ai në ABC.

Read More

Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”. ARRSH njofton se nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

Read More

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Atdhe Xharavina duket se është në një lidhje të re dashurie. Të paktën kështu e tregojnë fotot e tij duke u puthur me një vajze bjonde në një nga lokalet e kryeqytetit. Në fotot e publikuara nga Kryefjala.com, Atdheu duket shumë i afërt me vajzën në fjalë, megjithëse ai nuk e ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Kujtojmë se në media u përfol gjatë për një lidhje mes tij dhe Bora Zemanit, pasi ai dol inga Për’puthen. Madje ai kishte thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora. Megjithatë Atdheu…

Read More

Pas skenës së rëndë që përjetoi mbrëmjen e djeshme në spektakël, ku humbi ndjenjat, Fifi është shfaqur e penduar kundrejt Sarës. Teksa po bisedonte me Pajtimin ajo deklaroi se e ka tepruar me sjelljen e saj, por e gjitha ka ardhur si pasojë e dashurisë dhe përkujdesjes për të. ‘’Pas gjithë situatës u ndala dhe logjikova, unë kisha problemin tënd sepse të kam shumë xhan. Mua mu duk sikur Sarah nuk ishte e sinqertë sepse një ditë tha ndryshe dhe ditën tjetër tha ndryshe. Çdokush dashuron ndryshe’’,- tha ajo.

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ritheksoi se në Shqipëri nuk do të ketë kamp për emigrantët. Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. “Besoj se është bërë e qartë se nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri. Dhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen. Është e kundërta e asaj që thuhet”, tha…

Read More

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e siguracioneve. Ajo tha se shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe anasjelltas, do u njihen pensionet, trajtimet financiare pas lindjes etj. Njohja sipas ministres, do të bëhet për të gjitha periudhat e sigurimeve. “Kemi nënshkruar një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe ka të bëjë për njohjen e siguroacioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është e rëndësishme, sepse kështu do u njihen kontributet në të dyja…

Read More