Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, çertifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit? Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat). Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.
Author: tirana
Kryetarja e komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, ka thënë gjatë mbledhjes në komision, se Shqipëria ka rrugë përpara në luftën ndaj pastrimit të parave, që është dhe një nga pikat që vendi duhet të përmbushë për mbajtjen e Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit, kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, u shpreh se ndryshimet në fjalë nuk prekin thelbin e problemit. “Lufta kundër Pastrimit të Parave është një nga pikat që Shqipëria duhet të përmbushë për konferencën e parë ndërqeveritare. Mirëpo unë kam parë me kohë që një luftë e tillë është fiktive.” Ajo u shpreh se…
Sarah dhe Pajtimi shkëmbyen një puthje në buzë duke u bërë çifti i parë në “Big Brother VIP”. Por mbrëmjen e djeshme, dyshja tha se nuk janë bashkë. Kjo deklaratë e tyre i habiti të gjithë. Megjithatë, Sarah dhe Dj PM thanë se nuk duan që të tjerët jashtë të mendojnë se po bëjnë lojë, prandaj vendosën të luajnë vetëm. Pas spektaklit, Pajtimi ka diskutuar me Arbrin për raportin e tij me Sarën. Ai tha se deri më tani ka qenë i vetmi që ka bërë shumë për të, ndërkohë që Sara nuk ka bërë pothuajse asgjë për të çuar…
Një 13-vjeçare ka denoncuar një 63-vjeçar për ngacmim seksual para një viti e gjysmë. Policia bën me dije se ka nisur hetim ndaj 63-vjeçarit F. M. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysmë ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Presidenca ka njoftuar se më datë 3 dhjetor 2021, në orën 11:00 do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojnë përgjatë vitit 2022. NJOFTIM Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2022 PRESIDENTI I REPUBLIKËS ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 3 DHJETOR 2021, ORA 11:00 Presidenti i Republikës, në mbështetje të: nenit…
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat pas emetimit të Eurobondit të ri 10-vjeçar, tha se borxhi i marrë do të përkthehet në investime. Gjithashtu sipas ministres, do të shënohet rritje në ekonomi dhe një aspekt pozitiv sipas saj, ka qenë interesi i madh i ëëve. “Emetimi i Eurobondit ka rëndësi të madhe për likuidimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe kryesisht për vitin 2022 dhe ka garanci të lartë për vendin tonë në tregjet ndërkombëtare. Gjatë javës së kaluar, vazhdojmë takimet me ëë. Interesi për Eurobondit është i lartë. Ata ofruan vlera…
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, u shoqërua me debate të ashpra mes kryetarit të komisionit Eduard Shalsi dhe deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho. Shkak për inicimin e diskutimeve u bë devijimi nga tema i kryetarit të komisionit Shalsi, i cili filloi të fliste për ligjin e start-upeve dhe kompanive amerikane që janë të interesuara për investime në fushën e teknologjisë së informacionit në Shqipëri. Në atë moment ndërhyri deputeti Spaho, i cili i kërkoi të përqëndrohej te tema dhe mos të fliste përralla. Kjo ndërprerje bëri që të nisnin fyerjet personale mes të dyve. Pjesë nga debati Eduart Shalsi:…
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra si zëvendësministër i Shëndetësisë, Albert Nikolla, bëjnë me dije burime për Tirananews.al. Në vend të Nikollës, zëvendësministre është emëruar znj.Vjollca Braho. Nga 1 shkurti 2019, Znj. Braho kryen detyrën e Kryeinspektores së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH. Në këtë detyrë Znj. Vjollca Braho është përgjegjëse për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH në të gjitha qarqet e vendit. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, zëvendës kryetari Toni Gogu kërkoi që të thirren si dëshmitarë Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi, dhe të përjashtohen kreu i SPAK dhe kryeprokurori. Nga ana tij Alibeaj tha se kjo është e drejtë e anëtarëve, miratohet pa votim dhe se askush nuk ka të drejtë të përjashtohen dëshmitarë. Gogu: Në listën e dëshmitarëve, ne do donim që në zbatim të ligjit për Komisionet Hetimore të hiqeshin nga lista, drejtuesi i SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, Kraja dhe Çela, sepse rrethanat të cilat janë në dijeni të çështjes nuk…
Reperi i njohur, Getinjo, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Së fundmi, Getinjo u dha mundësinë ndjekësve të tij në Instagram që t’i bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Njëri nga ndjekësit në Instagaram i ka shkruar se nëse duhet “të jesh patjetër VIP”, për të kryer marrëdhënie intime me të. Reperi nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke thënë se të qenurit VIP nuk është as kriter për të, pasi nuk ka kryer kurrë marrëdhënie me personazhe të kësaj elite. “Pasha Krijuesit, s’kam pasur seks me asnjë që…
Prej 5 vitesh Çiljeta është në një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Albanin. Ndonëse kanë kohë bashkë, dyshja tregohen shumë të rezervuar rreth jetës private. PD prezanton planin e hetimit për 25 prillin, zbardhet lista e dëshmitarëve, nga Rama te Veliu Megjithatë, ato janë shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe këtë e ka treguar vetë Çiljeta së fundmi. Ajo ka vendosur si foto profili në Instagram një foto me partnerin, si shenjë të dashurisë së tyre.
Rreth 50 efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër i janë nënshtruar testit të drogës në një laborator privat. Ata tashmë janë në pritje që brenda pak orësh të marrin edhe përgjigjet nga një laborator privat me të cilin është pajtuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Ky zhvillim vjen 2 ditë pas marrjes së vendimit nga Drejtori Gledis Nano dhe nënshkrimit të marrëveshjes me ‘Intermedica shpk’. Për efektivët që rezultojnë pozitiv në përdorimin e substancave narkotike, merret menjëherë masa e përjashtimit nga radhët e policisë, ndërsa në varësi të rastit nis edhe ndjekja penale. Ky testim do të zhvillohet përmes…