Author: tirana

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka ngecur për më shumë se 20 sekonda në të shprehur përderisa po mbante një fjalim para disa udhëheqësve të bizneseve. Pas dyshimeve për shëndetin e tij, qeveria britanike doli me një reagim. Qeveria tha se Johsnon është fizikisht mirë dhe ka zotërim të plotë të detyrës. Reagimi i qeverisë erdhi pas një fjalimi me probleme në të shprehur të kryeministrit të hënën, me ç’rast ai e ndërpreu fjalimin dhe nuk e vazhdoi për rreth 20 sekonda. Zëdhënësi i qeverisë britanike tha se personat që e dëgjuan fjalimin e kryeministrit para Konfederatës së…

Read More

Në pritje të një trajneri të ri, me Carrick provizorisht në stol, Man.United thyen pastër 0-2 në transfertë Villareal duke siguruar një biletë për në 1/8 e Champions League. “Djajtë e kuq” përjetuan sërish makthe teksa spanjollët zbritën në fushë të karikuar duke i shkuar shumë pranë golit të avantazhit që në minutën e 4-ët. De Gea mbajti United në lojë në më shumë se një herë gjatë pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë, kur gjërat nisën të ndërlikoheshin gjithnjë e më shumë, ishte C.Ronaldo ai që shënoi një gol me shumë peshë duke u hapur rrugë suksesit…

Read More

Një sherr që çoi deri në përdorimin e armës ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e portit të Jahteve në Orikum të Vlorës. Policia njoftoi se sherri ndodhi mes dy personave, ku njëri prej tyre në përplasje e sipër nxori armën duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më qytën e pistoletës goditi disa herë në kokë një 37-vjeçar. “Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se…

Read More

Është inaguruar sot në Kombinat të Tiranës qendra e re sociale e rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Gjatë fjalës së tij, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha se premtimet e qeverisë për rindërtimin nuk ishin thjesht fjalë në ajër, por një realitet tashmë i dukshëm. “Në memorien time, rindërtimi ka për të ngelur tërë jetën krenaria ime personale. Se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, familje që gjejnë strehë të ngrohtë, nuk ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh Ahmetaj. “Me 15 mijë famije në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë, do të…

Read More

Katër persona kanë rënë në pranga për trafikim të paligjshëm të kufirit. Përkatësisht janë arrestuar Edelson Selimaj.,19 vjeç, Klodian Rexha, 20 vjeç, Edmond Doda, 21 vjeç dhe Kleo Muça, 23 vjeç, banues në Tiranë. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së. Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe…

Read More

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave me siguri e adhurojnë kombinimin e këndshëm mes karrotës dhe mollës. Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme. Karrota e ushqen organizmin me beta karoten, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalçium, mangan, fosfor dhe antioksidantë. Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karrotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme. Mbani larg radikalet e liraLëngu i karrotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat. Zbusni…

Read More

Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin botëror. Është ndarë një jeta në moshën 23-vjeçare për shkaqe të panjohura, futbollisti brazilian i Ligës së Parë të futbollit në Japoni, Riuler Oliveira. Lajmi u dha nga vetë klubi i rij, Shonan Bellmare, që nuk jep asnjë detaj për këtë ngjarje të rëndë. “Për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë”, shkruhet në komunikatën e klubi Bellmare. “Na vjen keq shumë për vdekjen e tij të papritur”. Dyshohet se vdekjen futbollistit të ri ia ka shkaktuar një arrest kardiak. Riuler Olivera është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2020,…

Read More

Ditën e sotme kudo në rrjet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbana Osmanit! Ka dhjetëra postime, me këtë togfjalësh, si dhe të tjera që “duartokasin” moderatoren! Mes tyre edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, shoqja e ngushtë, Xhemi Shehu, apo ish-banorë të “Big Brother VIP”, Ardit Çuni dhe Paloma. E në fakt, jo pa arsye. Kushdo që ka parë spektaklin e mbrëmshëm, bie dakord, që vërtet “Mirëmëngjes” i thuhet vetëm Arbanës. Dje, në “Big Brother VIP” ka ndodhur një situatë e pazakontë dhe e vështirë. Gjatë një diskutimi për puthjen Sara-PM dhe pas një komenti të Balinës, Fifi humbi ndjenjat.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rregjistrojë një procedim penal për një nga prokurorët e Gjirokastrës. Bëhet fjalë për prokurorin Emëror Kasaj, ndaj të cilit është nisur një procedim penal për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit në ILDKPI të një shume financuare prej 50 mijë euro. Hetimet janë regjistruar edhe për akuzën e Falsifikimit të formularëve nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre. Hetimi është nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një qytetar dhe bërjes publik të shkeljeve në media. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 mijë euro që Emëror Kasaj i ka marë borxh…

Read More

Gjykata ka marrë vendimin final për Karim Benzema, i cili është dënuar me 1 vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë. Sulmuesi doli fajtor pas akuzave për shantazh ndaj shokut të tij në kombëtare, Mathieu Valbuena. Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2015, kur Valbuena u hap të shoku i tij për një video me pullë të kuqe. Sipas asaj që kanë raportuar mediat, Benzema i ka rekomanduar mikut të tij dikë që t’ia zgjidhë problemin, por më pas ndaj tij kishte pasur shantazhe. Sulmuesi i Real Madrid nuk i ka pranuar kurrë akuzat, por sot gjykata…

Read More

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është shumë e vërtetë e deri diku normale. Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur. Vjeshta fillon që me 1 Shtatorin e zgjat deri në 30 Nëntor, e në të gjithë këtë kohë flokët bien me intensitet të lartë. Në këta muaj bien 50-70 fije floku çdo ditë si një proces tërësisht fiziologjik. Nëse edhe ju jeni në grupin e persona që vuani, sidomos në muajt Tetor dhe Nëntor, ka një zgjidhje. Ekspertët të cilëve iu referohet…

Read More

mbasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca kërkoi nga Shqipëria të vazhdojë edhe më shumë përpjekjet kundër krimit të organizuar si dhe të shtojë sigurinë e qytetarëve në rrugë. Fokusin kryesor Soreca e vuri te krimi mjedisor ku tha se edhe ky krimi sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur. Rritja e standardeve në ulje të aksidenteve rrugore, lufta e krimeve mjedisore tha Soreca do të lehtësojë rrugën e integrimit në BE. “Shtetet anëtare të BE, përmes ekipeve të përbashkëta, Europolit dhe zyrave që mbështesin trajnime si dhe…

Read More