Author: tirana

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Nikla”, ku si rezultat janë sekuestruar 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe janë arrestuar 2 shtetasit që e transportonin atë me qëllim shitjen e saj. Të arrestuarit janë dy 40-vjeçarë dhe nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë. “Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shitjen…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj Ardian Dvoranit, ish kreut të KED, pas çështjes penale që u hap me padinë e presidentit Meta. Pas këtij vendimi, Dvorani u shpreh shkurtimisht për mediat, duke thënë se nuk mund të bëjë interpretim në lidhje me qëndrimin e SPAK. “Nuk mendoj se më shkon mua që të bëj intepretime për qëndrimin e SPAK. Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, unë jam gjyqtar dhe është jashtë realitetit që të kem përplasje me institucionet. I takon si çdo individi tjetër që…

Read More

Ministri i Brendshëm bullgar, Bojko Rashkov ka bërë një deklaratë tronditëse për aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari. Gjatë një deklarate për mediat Rashkov nga përshkrimi e ka bërë të duket se vendi i ngjarjes ishte një skenë e vërtetë horrori. Teksa sipas tij njerëzit ishin dëmtuar tërësisht dhe kjo ka bërë që viktimat të ishin të vështirë për t’u identifikuar. “Nuk ka asgjë për të parë aty brenda. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë kthyer në qymyr. Tani duhet të identifikohen,”-tha Rashkov. Kujtojmë se tragjedia ka ndodhur orët e para të mëngjesit të…

Read More

Ditën e sotme është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Mësohet se artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Lidhur me këtë lajm tronditës ka reaguar kryeministri Edi Rama. “Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan Rama duke e shoqëruar me një zemër të thyer.

Read More

Kanë dalë pamjet e shtëpisë ku banonte Klodian Çalamani, monstra që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo të martën e 16 Nëntorit. Këto janë pamjet brenda dhomës ku jetonte Klodian Çalamani. Në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të krimit në vendin ku u gropos djali i tyre. Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të…

Read More

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Mësohet se artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Ky lajm ka shokuar edhe blegërin e njohur Olti Curri. “Hueyda e mire nuk e besoj dot qe po shkruaj fjale lamtumire per ty. Dhe radhet e fjaleve jane kaqte zbrazura per te treguar energjine, simpatine dhe dashamiresine tende. Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem te te mbaje prane vetes dhe te kete kujdes per ty. Te dua…

Read More

Ish-presidenti Bujar Nishani shkruan se nëse Lulzim Basha do të kishte parësore interesin e Partisë Demokratike, ai do të kishte luftuar “me mish e me shpirt” që ta sillte atë në pushtet. Postimi i Nishanit Nëse Lulzim Basha do të kishte parësore interesin e Partisë Demokratike, ai do të kishte luftuar “me mish e me shpirt” që ta sillte atë në pushtet. Pasi nuk e solli dot, duke dështuar jo 1 herë, as 2 e 3, por plot 4 herë rrjesht në garat elektorale të njëpasnjëshme, për ti bërë asaj partie, të paktën shërbimin e fundit, duhet të kishte dhënë…

Read More

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Llixha” ku si rezultat janë arrestuar dy persona, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe një person, i cili po ndërtonte objekt pa leje aty pranë me hapësirë 1200 metër katror. Po ashtu është proceduar penalisht edhe një inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit po në këtë bashki. “Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:…

Read More

Policia mëngjesin e ditës së sotme njofton për rënien e një zjarri në katin e katër të një pallati. Sipas burimeve mësohet se ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:58 në vendin e quajtur “Te Katrori”. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Mark Zuckerberg është parë duke mbajtur një VR shumë më herët se sa gjërat të bëhen realitet për të tjerët. Tani, një video e re tregon Drejtorin e Përgjithshëm të Facebook, tani Meta, duke ndjerë objekte në realitetin virtual, falë teknologjisë që po zhvillohet për të sjellë prekjen. Zuckerberg postoi një video që e tregon atë duke provuar “dorashka haptike” për të bërë gjëra të tilla si hedhja virtuale e zarave, luajtja e Jenga dhe shah, shtrëngimi i duarve dhe përplasja me grusht. “Ekipi i Meta’s Reality Labs është duke punuar në doreza haptike për të krijuar një sens realist…

Read More

Edhe pse çdo shenjë e zodiakut ka fuqinë e vet, ka disa shenja që kanë një aftësi të lindur për të magjepsur njerëzit me sharmin dhe personalitetin e tyre. Luani Mbreti i xhunglës dhe zodiakut e mban këtë titull, sepse ai lë një përshtypje të fortë te të gjithë, nga kolegët tek eprorët. Edhe pse kjo shenjë e zodiakut mund të duket paksa frikësuese dhe arrogante në fillim, ka një arsye pse askush nuk është në gjendje t’i rezistojë urdhrave të Luanit. Pavarësisht se ku shkojnë apo nga kush janë të rrethuar, ata gjithmonë arrijnë të përcjellin karizmin e tyre…

Read More

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Artistja shqiptare, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët, dhe është shuar në moshën 46-vjeçare.

Read More