Author: tirana

SHBA mbetet vendi më i përfaqësuar në Renditjen e Reputacionit Botëror të Times Higher Education (THE) 2021. Sondazhi i Times Higher Education rendit universitetet e botës sipas reputacionit global. Harvardi zë vendin e parë në 2021 për të 11-tin vit radhazi. Universitetet amerikane dominojnë sërish tabelën. Por Kina ka hyrë në top 10-shen për herë të parë. Universiteti i Oksfordit u zhvendos në vendin e tretë në vitin gjatë të cilit solli një vaksinë COVID-19. Universiteti i Harvardit kryeson sondazhin e universiteteve më të mira në botë sa i përket reputacionit për të 11-in vit radhazi. Pothuajse 11,000 akademikë nga…

Read More

Me gjasë ka ndikuar periudha e ngarkuar emocionalisht e pandemisë, por disa prej personazheve të njohur të shoëbizit shqiptar kanë zgjedhur që këtë vit të sjellin në shtëpinë e tyre atmosferën  e festave duke vendosur pemën e Krishtlindjes që në nëntor. Pa pritur datën 6 dhjetor që zakonisht mbahet si data zyrtare e vendosjes së dekorimeve të festave të fundvitit, emra të njohur VIP i kanë festat këtë vit shumë më herët. View this post on Instagram A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) Nga Orinda Huta e Turjan Hyska që kanë një super motiv për t’u ndjerë fetsiv këtë…

Read More

ARRSH ka njoftuar se ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi i i Shkozës. “Ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore. Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m 6 hapësira drite me nga 30ml Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40m që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve”, njofton ARRSH.

Read More

Rrjetet sociale janë shumë të shpejtë për të reaguar mbi zgjedhjet e njerëzve e sidomos për t’i kritikuar ata. Ky ishte edhe rasti i një nëne në Zelandën e Re e cila u bë preja e komenteve të ashpra pas një videoje të postuar në të cilën zbulohej se vajza e saj adoleshente paguante qera për shtëpinë. Kat Clark postoi një video të saj dhe të 18-vjeçares Latisha duke luajtur lojën e famshme të Tik Tokut ku dy persona përpiqen të hedhin stilolapsa në një gotë nga një largësi e caktuar ndërsa thonë dëshirën e tyre për shoqëruesin e tyre.…

Read More

Taulant Xhaka i jep lamtumirën kombëtares kuqezi. Lajmin e ka dhënë vetë mesfushori nëpërmjet një letre të hapur, ku zbulon emocionet që ka përjetuar me fanellën kuqezi dhe përfaqësimin e Shqipërisë, teksa thekson se dëmtimet e shumta e kanë detyruar t’i japë lamtumirën kombëtares. Mesfushori 30-vjeçar ka debutuar me fanellën kuqezi në vitin 2014- dhe që atëherë ka veshur fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, duke qenë pjesë e grupit që shkroi historinë me kualifikimin për herë të parë në fazën finale të Europianit 2016. Së fundi Xhaka pati pasur disa përplasje me trajnerin Edi Reja, i cili pak ditë…

Read More

Kryetari i degës së PD, Fushë-Krujë, Agron Loka ka komentuar situatën në PD dhe veçanërisht foltoret e Berishës, ku sot do të jetë pikërisht në këtë qytet. Ai u shpreh se vendosi të jetë përkrah këtyre foltoreve sepse kjo ishte dhe kërkesa e bazës së partisë dhe se sipas tij duke qenë në krye të tyre ai zgjedh të mbështesë zërin e tyre. “Vendimi im për t’ju bashkuar foltores vjen nga kërkesa e bazës së partisë. Nga kërkesa e bazës së partisë që do të thotë se janë unanimisht pro lëvizjes së foltores pasi siç e dimë qëllimi i saj…

Read More

Banania është një nga frutat më të njohura dhe në të njëjtën kohë një aleat i vlefshëm i shëndetit. “Bananet janë të pasura me antioksidantë që funksionojnë si mburojë kundër radikalëve të lirë”, thekson ndër përfitimet e rëndësishme dietologia, Laura Flores , e cila shpjegon se si lëndët ushqyese të një fruti si kaliumi , pektina , magnezi dhe vitaminat C dhe B6 , janë ato që i japin karakteristikat e saj unike. Si na ndihmon ngrënia e një bananeje? Mbrojtës i zemrës Banane parandalon shëndetin kardiovaskular për shkak të kalium, një metal dhe electrolyte dërgon sinjal të qelizave nervore…

Read More

Kur po bëhen 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, frika që shqetësoin shqiptarët është se çfarë duhet të bëjmë nëse një situatë e tillë përsëritet. Këto janë disa sugjerime: -Uluni menjëherë në dyshemë dhe mblidhni duart dhe krahët. -Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. -Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm. -Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 1,474 testime të kryera. Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.Sakaq, mësohet se 22 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa janë 407 raste aktive me COVID në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë informon se 2,800 doza vaksine janë dhënë sot. Që prej fillimit të pandemisë raportohet se janë dhënë 1,597,345 doza të vaksinës, ndërsa 751,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës Ministria e Shëndetësisë,…

Read More

Dashi Bëni kujdes në dashuri. Do të keni një situatë e çuditshme në punë, ju duket sikur të tjerët nuk kuptojnë atë që thoni. Demi Në orët e ardhshme pritet të keni një përmirësim në anën e ndjenjave. Në punë situata është delikate. Mund t’i përkushtoheni shumë një projekti, por mund të keni pasoja në familje dhe miqësi. Binjakët Një energji e mirë i kthen në lojë ndjenjat tuaja dhe jeni gati për të shijuar dashurinë më shumë se kurrë. Ndërsa në punë do ju vijë një ofertë e re. Gaforrja Pavarësisht ndikimit pozitiv të hënës, në 48 orët e…

Read More

Në një debat që zgjati më shumë se 5 orë, kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimin e Lulzim Bashës për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më datë 18 dhjetor. Një javë pas Kuvendit që ka thirrur ish-Kryeministri Berisha. Mbledhja u shoqërua me debate mes kreut të PD-së dhe anëtarëve të kryesisë që kanë mbështetur Berishën. DEBATI I PLOTE ME DYER TE MBYLLURA Lulzim Basha: E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë së bashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk…

Read More