Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, një vit pas shpalljes së armëpushimit me ndërmjetësimin e Rusisë pasi azerët rimorën kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakhut. Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se përplasja e armatosur ka ndodhur në rajonin e Siyunikut dhe ka një numër të madh të vdekurish prej ushtarëve të tyre. “Konfirmohet humbja e jetës së dy ushtarëve, ndërsa po vijon puna për të verifikuar edhe informacionet për dëme të tjera të pësuara. Kemi humbur dy pozicione ushtarake deri më tani. Për shkak të reagimeve tona u kemi shkaktaur dëme të mëdha armikut”, bën me dije Ministria…
Author: tirana
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ajo tha, se siç u deklarua një ditë më herët, do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar, e do të mbahet me datë 18 dhjetor. Ky sipas saj është dhe vendimi i marrë me shumicë votash nga kryesia. Ajo tha se qëllimi i Kuvendit do të jetë se si do të vijohet me aksionin politik, duke qenë se jemi para zgjedhjeve lokale, si dhe shtoi se do të diskutohet për rifreskimin e strukturave. Zhvillimet në PD, dje ka qenë fokusi te ju se është zhvilluar…
Në përgjimet e nxjerra nga Prokuroria Italiane për pastrim parash ku pjesë ishte dhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, u përmend edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Sipas dosjes së siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu, citohej se Taçi kishte përdorur persona të rangut të lartë për ta ndihmuar, deri tek Presidenti Gjukanoviç, për transferimin e 20 mln eurove. Tanjug citon portalin malazez RTCG, të pohojë se Taçi ka bashkuar forcat me një grup shtetasish italianë për të transferuar rreth 20 milionë euro në llogaritë e bankave shqiptare, në mënyrë që ato të mos bllokoheshin nga policia italiane. RTCG citon…
Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine. Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mundÇdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë. Mandarina është e pasur në vitaminë C. Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme. Përse nuk duhen hedhur lëkurat e mandarinës Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.Lëkura e mandarinës është…
Kristi Bixheku një nga autorët e dyshuar si vrasës i Fridman Xhaferaj është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”. Fridman Xhaferraj u vra në qershor të këtij viti dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës. Xhaferraj ishte personi i akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Shenjat e…
Instagram po ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels. Bëhet fjalë për 35 mijë dollarë nëse Reel-sat marrin 58.31 milion shikime në një muaj, siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider. Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022. Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste. TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër…
Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar përkohësisht procesin e miratimit të gazjesllësit rus “Rrjedha Veriore 2”. Përmes këtij gazsjellësi Rusia synon ta furnizojë Gjermaninë me gaz natyror. Agjencia Federale e Rrjetit (Bundesnetzagentur), njoftoi më 16 nëntor se ka pezulluar procedurën e certifikimit për gazsjellësin, punimet e së cilit kanë përfunduar gjatë periudhës së fundit. Rregullatori gjerman arriti në përfundimin se “do të ishte e mundur të certifikohej një operator i gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vetëm nëse ai është i organizuar sipas ligjit gjerman”. Sipas agjencisë një degë e krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk…
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e quan “tallje” procesin e mbledhjes së firmave të delegatëve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të partisë. Salianji tha për ABC se “s’ka firma” duke aluduar se shumë prej tyre janë mbledhur me falsifikim. “Nxirrini dhe do shikoni në zonën time që do të thonë s’kam firmosur”, u shpreh ai. “Kjo është të fyesh inteligjencën, atë rutinore. Nuk ka firma, është tallje. Nëse do të kishte firma do të bëheshin publike. Nëse do të dilnin do të shikonit se si të gjithë delegatët, si i kanë marrë dhe me falsifikim, aty ku jam unë,…
Rreth 200 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit do të sfidojnë njëri-tjetrin në TechStars Startup Weekend Balkans ku në fund fituesi do të fitojë çmimin e madh prej 25 mijë eurosh. Gjatë sfidës 3-ditore, mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë do të mbështesin sipërmarrësit e rinj për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv. Aktiviteti i organizuar nga Oficina është pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend, e krijuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të ndërtojnë një komunitet, të ndajnë idetë, të bashkëpunojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre përmes angazhimit të…
Në seancën e sotme në Kuvend deputetja socialiste Luljeta Bozo. ka nxjerrë në pah një sërë problematikash, kryesisht ato që lidhen me ndërtimin dhe pensionistët. Ajo kërkoi që arkitektët dhe inxhinierët të licencohen në mënyrë që të mos ketë parregullsi në ndërtimet e bëra. Bozo po ashtu kërkoi që të ndërtohen institute të tjera kërkimore, sepse sipas saj, vetëm nëpërmjet shkencës mund të vijohet përpara. Sakaq, ajo tha kërkoi që për të moshuarit të rriten pensionet, si dhe të krijohen qendra të posaçme ku ato të kalojnë një kohë të këndshme. “Në diskutimin tim rreth buxhetit të vitit 2022, problemi…
Një surprizë e bukur ka qenë sot e ideuar për Donaldin. I vëllai i tij, Romeo është shfaqur me parashutë mbi shtëpinë e “Big Brother Vip”. “Demi i vëllait, të do vëllai”, ka brohoritur ai pasi ka thërritur disa herë emrin e të vëllait që ta dëgjonte. Kjo surprizë e veçantë e ka prekur Donaldin, i cili ka nisur të qajë teksa pranë i ka qëndruar Kleidi dhe Semi.
vAktorja dhe së fundmi deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër pas komenteve të shumta negative në rrjetet sociale për lidhjen e saj me futbollistin me ngjyrë Keith Groeneveld. “Ketu duhet te komentojne vetem racistat! Vjellni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani. Komentuesit me komentin ma te rande ja qes ni kafe! Ju pershendes nga zemra! Para se te paragjykoni, kujtojeni Krijuesin tone, nese shani nje njeri ju e keni sha Krijuesin e juj. Prej dashnise nuk ka asnje te keqe, dashnia…