Deputetët e PD-së janë revoltuar sot në Kuvend nga gjuha që përdori dje kryeministri Edi Rama. Një reagim i fortë erdhi edhe nga deputetja Flutura Açka. “Ajo që ka ndodhur dje ka qenë kulmi, është e papranueshme, është joetike, dhe nuk pati këtu asnjë vërejtje nga zoti Balla apo nga zonja Bushka, të jenë më korrekt me të djeshmen. Sjelljen e kryeministrit do ta depozitoj në sekretariat, nëse ndiheni dhe zgërlaqeni para tij, ne nuk do ta lejojmë këtë sjellje, as ndaj kryetarit tuaj dhe as ndaj kryetarit tonë”, u shpreh Açka.
Author: tirana
Ndërpritet seanca plenare pas akuzave e deklaratave të forta të deputetit të PD Ervin Salianji, ndaj Erion Braçes. Një debat i nisur për etikën, teksa më pas Salianji ngriti akuza të forta ndaj deputetes Klotilda Bushka, Taulant Ballës dhe Erion Braçes. “Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete që bëjnë të prekurat kur një fjalë që nuk fyen askënd, por është e përgjithshme, thuhet në këtë kuvend ndërkohë që kur kryeministri juaj, kryetares së parlamentit i drejtohet kur i vendos këtë për mbarimin e fjalës, në seancën e dytë në të cilën nuk ishim këtu ‘kush je…
Ndërpritet seanca plenare pas akuzave e deklaratave të forta të deputetit të PD Ervin Salianji, ndaj Erion Braçes. Një debat i nisur për etikën, teksa më pas Salianji ngriti akuza të forta ndaj deputetes Klotilda Bushka, Taulant Ballës dhe Erion Braçes.
Rritja e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore në tregjet botërore ka nisur të reflektohet në rritje të indeksit të çmimeve të konsumit në Shqipëri. Banka e Shqipërisë llogarit se kontributi i inflacionit të importuar në inflacionin total rezultoi 54%, kundrejt një mesatareje prej 40% të dy tremujorëve të mëparshëm të vitit. Në vrojtimin e ndërmarrë nga BSH-ja, parashikohet që presionet e inflacionit të importuar të jenë të pranishme në inflacionin mesatar në Shqipëri edhe gjatë 2-3 tremujorëve në vijim, për t’u qetësuar gradualisht gjatë vitit të ardhshëm. “Treguesit e Presioneve të Huaja Inflacioniste (TPHI) u…
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, bashkia Sarandë. Nga hetimet e para identifikohet se personi është Spiro Denjeli, 77 vjeç, me origjinë nga Fushë-Kruja, por që jetonte i vetëm në fshatin Gjashtë. 77-vjecari është gjetur nga një banor i lagjes. Dyshohet që vdekja të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa sipas policisë nuk kishte shenja dhune në trup. Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 77-vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit, ndërsa bashkëshortja jeton së bashku me fëmijët në…
Deputeti Taulant Balla ka replikuar me deputeten e PD, Grida Duma gjatë seancës së sotme në Kuvend. “Kjo është Kushtetuta, kjo është rregullorja, ky është kodi i sjelljes, secila në hirearkinë që unë rendita. Ju mund të keni përçmimet tuaja për secilën prej tyre, por në këtë sallë kushdo që do ti shkelë do marrë ndëshkimin e duhur. Ju nuk po respektoni të drejtën e fjalës së gjithsecilit, nuk e kuptoj zonja kryetare e Kuvendit, që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush, ky është parimi themelor i parlamentit. Unë ju garantoj që, zonja…
Aktori i madh i humorit shqiptar, Agron Llakaj mes dhimbjes së madhe ka ndarë sot një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Llakaj njofton se COVID-19 i ka marrë sot jetën motrës së tij. Mes lotësh Llakaj ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.
Deputetja demokrate Grida Duma i ka dhënë zë një ngjarje të rëndë nga foltorja e Kuvendit. Së fundmi ajo raporton se ka takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 persona dhe është detyruar që të largohet nga qyteti i saj. Sipas Dumës, kjo vajzë nuk merr asnjë mbështetje, madje as bonusin e qirasë dhe jo më të ndihet e sigurt. Duam duke folur për buxhetin 2022, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë duke thënë se ata po tallen me njerëzit. “Ju talleni. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz. Ka ikur nga qyteti i vet. As qiranë…
Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk hyn në një garë për kryetar të PD-së sepse mendon se është më i dobët. Sipas Fevziut mbështetja e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim- ndaj Bashës është evidente dhe “nuk e surprizën”. Më tej gazetari tregoi dhe raste konkrete kur një mbështetje e ambasadës Amerikane është vënë re në raste të tjera në partitë shqiptare. Lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se do të kandidoje për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Fevziu u shpreh se nëse Berisha arrin të marrë kryesimin e PD zgjidhja më e mirë është…
Buxheti 2022 në mbështetje të rinisë dhe të rinjve adreson drejtpërdrejt kërkesat e tyre dhe siguron integrim në tregun e punës. Kështu u shpreh sot në Kuvend, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Muzhaqi tha se “ky buxhet adreson problemet me infrastrukturën shkollore duke filluar nga problematikat më bazike dhe duke vijuar më tej me laboratorët e shkencave dhe teknologjisë, rikonstruksione palestrash, edukim më të mirë karriere dhe një lidhje më të ngushtë mes shkollës dhe tregut të punës”. “Janë 500 milionë lekë për programin e fëmijëve dhe të rinjve, 240 milionë lekë për programin e kodimit,…
Një aksident rrugor ka ndodhur të dielën në Prishtinë, dhe e përfshirë në të ka qenë edhe stilistja e njohur Lia Stublla. Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilistja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Të përshira në aksident kanë qenë 3 makina dhe fatmirësisht asnjë i lënduar. Nga pamjet e publikuara në Instastory, stilistja ka treguar se sa shumë janë dëmtuar automjetet prej përplasjes dhe ka dhënë gjithashtu disa detaje për aksidentin. “Faleminderit për interesim ne jemi mirë. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme…
Biznesmeni Mirel Mërtiri u ka kujtuar bankave të nivelit të dytë se të dhënat e tij konfidenciale që mund të kenë nuk mund të dorëzohen në asnjë mënyrë në duart e Komisionit Hetimor që është ngritur me kërkesën e Opozitës për mbetjet urbane. Në një shkresë zyrtare, Mërtizi shton se . Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrja e informacioneve apo të dhënave në lidhje me çështje private të individëve përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të individit, të sanksionuara edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas biznesmenit, hetimi duhet të priret nga mosndërhyrja në jetën private të individit…