Author: tirana

Hetimet për vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit kanë çuar policinë të ushtrojë kontrolle në shtëpinë e shtetasit Elvis Gacaj, i dyshuar si anëtar i klanit Duka, si personi që mund të ketë dijeni mbi vrasjen. Gazetarja Anila Hoxha raporton se teksa ngjarja është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa të ndryshme në Tiranë. Por ajo që bie në sy nga këto kontrolle është ajo në shtëpinë e Elvis Gacaj, i cili njihet si anëtar i klanit Duka. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai nuk…

Read More

“Një parti, një Kuvend”. Kështu u shpreh Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme në selinë blu, e cila zgjati për rreth 6 orë dhe u shoqërua me debate të forta, por në fund u miratua propozimi i liderit demokrat që Kuvendi i partisë të mblidhet në datë 18 Dhjetor duke injoruar dhe mos marrë në konsideratë lëvizjen e Sali Berishës për ta mbledhur këtë forum në 11 Dhjetor. Kryedemokrati tha se nuk do të lejojë që PD-në ta marrin peng, referuar Sali Berishës. “Pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht…

Read More

Moderatori Blendi Fevziu tha se situata është “komike dhe e paimagjinueshme” dhe se Basha po përpiqet që me “truke administrative” ta lodhë Berishën, duke i ulur vrullin lëvizjes së tij. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se Partia Demokratike ndodhet në një ngërç, por e cilëson si një situatë jo të papritur. “Njëra palë ka thirrur datën 11 dhjetor me parimin që anëtarësia e zeron kryesinë. Zakonisht anëtarësia e kërkon mbledhjen e kuvendit kur nuk e bëjnë strukturat. Mbështetësit e Berishës mendojnë se kjo e zeron dakordësinë e kryetarit. Basha ka thirrur Kuvend tjetër. Mund ta thërriste një…

Read More

Enkelejd Alibeaj u shpreh në mbledhjen e Kryesisë se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. “Dizenjinimi “non grata” është vdekje politike. Kush s’e kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston “non grata”? Jo s’ka. S’kishte zgjidhje tjetër PD. Pse vetëm demokartët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën. Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet” ngriti pyetjen ai. Kreu në detyrë i FRPD-së, Belind Këlliçi kishte një propozim për Lulzim Bashën. “Ke nxjerr njoftim të paligjshëm. Statuti i FRPD-së është…

Read More

Dy ditë më parë, Roza Lati ishte e ftuar në “Expuls” në RTV Ora dhe ajo thumboi moderatoren Bieta Sulo – pasi ishte ndjerë e ofenduar 6 muaj më parë kur u ftua nga vetë moderatorja në Top Channel. “Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty,”- tha Roza.…

Read More

Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorës. Kombëtarja jonë kërkon ta mbyllë me kokën lart fushatën eliminatore për Katar 2022. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që zbret në fushë ndërsa italiani ka qenë i detyruar për të bërë disa ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar apo të pezulluar. Kështu, nga ndeshja e kaluar janë konfirmuar vetëm tre lojtarë dhe fjala është për Strakoshën, Hysajn dhe Uzunin. Ndërkohë, nga minuta e parë një fanellë titullari i është besuar dy lojtarëve të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe Taulant Seferi, ndërkohë që në mbrojtje ka vend edhe…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë Lushnjë. Një automjet tip ‘Volswagen’ ka përplasur një 84-vjeçar, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. “Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia. Ndërkaq, është shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e…

Read More

Zbardhen votat në kryesinë e Partisë Demokratike, ku është vendosur mbajtja e Kuvendit kombëtar të partisë më 18 dhjetor, e jo më 11 kur ka kërkuar Sali Berisha, i cili ka bërë të ditur se ka mbledhur 4200 firma, por që refuzon t’i dorëzojë në protokollin e PD-së. Siç mësohet, vetëm 7 anëtarë të Kryesisë kanë qenë kundër vendimit, ndërkohë që shumica dërrmuese, pra 30 vetë, kanë votuar pro propozimit të Lulzim Bashës. Siç mësohet nga burime në selinë e PD-së, kundër vendimit kanë qenë: Ivi Kaso, Tomor Alizoti, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.…

Read More

Gazetari Artan Hoxha foli sot në lidhje me atentatin mafioz që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të shtunës ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Hoxha deklaroi se kemi të bëjmë me një konflikt të vjetër mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në binzesin e lojërave të fatit.“Një nga viktimat ka dhënë një ide se me çfarë kemi të bëjmë. Ajo me të cilën kemi të bëjmë është për shkak të ngjarjeve të mëparshme. Kur u dha emri i viktimës Erigers Mihasi jepen edhe ngjarjet me të cilat ai është…

Read More

Përplasjet brenda Partisë Demokratike këtë të hënë u thelluan akoma edhe më shumë pas vendimit të kreut të kësaj partie Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar me datë 18 dhjetor. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë paraqitur javën e shkuar kërkesën, mbështetur në firmat e 4200 anëtarëve të Kuvendit, për ta thirrur atë një javë më parë. Në mbledhjen e kryesisë, e cila ka nisur sot pasdite, ka pasur një përplasje me tone të larta mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Flamur Nokës në lidhje me Elbasanin. Basha ka hedhur akuza se Suel Çela ka marrë…

Read More

Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë e ka konsideruar Kuvendin e 18 dhjetorit si mundësinë që të mundet përçarja dhe që t’i jepet një shans bashkimit. “Sonte është një natë reflektimesh ! Mbajta shënime kur folën kolegët ! U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet ! Nuk është kështu ! Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar ! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me radhe! Fjalime propagandë, të gjithë ju u iket problemeve qe trashëgonim,…

Read More