Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bashkëpunoi me Rezart Taçin? Abazoviç i drejtohet presidentit që i doli emri në dosje: Do të hetohet!

14:51 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 550c4a6de57415c66407614a4643fc0f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përgjimet e nxjerra nga Prokuroria Italiane për pastrim parash ku pjesë ishte dhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, u përmend edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu, citohej se Taçi kishte përdorur persona të rangut të lartë për ta ndihmuar, deri tek Presidenti Gjukanoviç, për transferimin e 20 mln eurove.

Tanjug citon portalin malazez RTCG, të pohojë se Taçi ka bashkuar forcat me një grup shtetasish italianë për të transferuar rreth 20 milionë euro në llogaritë e bankave shqiptare, në mënyrë që ato të mos bllokoheshin nga policia italiane. RTCG citon transkriptet e bisedave të përgjuara të Taçit duke përmendur edhe disa media shqiptare, e thekson se biznesmeni ka ndërhyrë te Gjukanoviç për transferta parash.

RTCG kërkoi një koment nga presidenca malazeze, por nuk ka marrë përgjigje.

“A e njeh Gjukanoviç Rezart Thaçin dhe a kanë diskutuar ndonjëherë për transfertat e parave përmes ndonjë banke tregtare në Mal të Zi, përfshirë Bankën e Parë vendase, ku presidenti është aksioner”, ishte pyetja e bërë.

Ndërkohë, zyra e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se “Sektori i sigurisë do të veprojë sipas ligjit dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të hetimit”.

Në punën e shërbimeve të sigurisë nuk ka asnjë përzgjedhje dhe çdo qytetar trajtohet në të njëjtën mënyrë. Është e rëndësishme të theksohet se Njësia e Inteligjencës Financiare “Krimi financiar, si dhe Këshilli Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Lartë. Për ne nuk ka të paprekshëm. Qëllimi ynë është të ketë një qasje sa më të gjerë të drejtësisë. Shpresojmë gjithashtu që Prokuroria të ndjekë këtë shembull dhe të reagojë në mënyrë aktive”, thuhet në deklaratë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Transformatori jashtë funksionit në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Ujësjellës Kanalizime Vlorë: Shkak zjarri, po zëvendësohet

19:15 / August 11, 2026

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.