Author: tirana

Nga Azgan Haklaj Tallavaja e Berishës si Panairi i Kotësive të Ulliam Thekër. Shpallja e kanditaturës së Berishës për kryeministër, si Platori për president i Kosovës. Të dashur miq, po sjell edhe njëherë në vemendjen tuaj tre dimensionet e historisë. Idealizmi dhe heroizmi që ka kanë një korrelacion organik. Tragjizmi. Komizmi. Metamorfoza e personazhit politik të trefishtë Sali Berisha që në këto tre dekada ka kaluar nga idealizmi heroik në tragjizëm, tani është në dimensionin e fundit, atë komik. Foltoret e organizuara nga ai shëmbëllejnë me komeditë e Aristofanit, ku do të apostrofoj retë dhe zogjtë. Skolastika dhe sofizamat berishiste…

Read More

Me Europën tani kontinentin e vetëm ku rastet e përditshme të koronavirusit janë në rritje, disa vende, si Holanda, po përgatiten të rivendosin masat kufizuese pak para Krishtlindjeve, duke theksuar edhe njëherë faktin se vetëm vaksinat nuk mjaftojnë për t’u kthyer në normalitet. Numri i pacientëve të shtruar në spital dhe viktimave për shkak të Covid-19 në Europë mbetet në nivele shumë më të ulëta se vitin e kaluar, por në disa vende sistemet shëndetësore janë në kolaps. Sipas Reuters, Europa tani përbën më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të reja në mbarë botën dhe rreth gjysmën e…

Read More

Bora dhe Donaldi janë dyshja romantike e momentit, të cilët dhuruan shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Bora shkoi për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk mungoi edhe takimi me Donaldin, i cili para disa ditësh kishte shprehur se ajo çka kishte ndjerë për Borën ishte shumë e fortë. Bora i tha se e ndiqte 24 orë dhe Donaldi arriti t’i rrëmbente një puthje. Mbrëmë, Bora është ngacmuar nga Naimi në puntatën e Për’puthen ku ka thënë “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”, ndërsa ajo është përgjigjur duke thënë:…

Read More

Nga mbi 30 mijë kuota të miratuara nga Ministria e Arsimit për universitetet e vendit, rreth 8 mijë kanë mbetur bosh. Pjesa më e madhe e studentëve të regjistruar janë në degët me profil shëndetësor, ekonomi dhe teknologji informacioni. Ndërkohë që shumë degë përfshi edhe fakultetin e shkencave të natyrës po vuajnë mungesën e studentëve. Veç reduktimit të numrit të studentëve, mungesa e vendeve të punës, dhe përcaktimi i notës mesatare më të lartë për disa degë të mësuesisë, për dekanin Spiro Dryshku, problem më i madh janë fryrja e kuotave në disa degë. Sipas Dekanit të Shkencave të Natyrës,…

Read More

Deputetja demokrate Albana Vokshi duket se ka nisur një tur takimesh me gratë e Lëvizjes Demokratike të Gruas, pas përplasjeve me kryetarin Lulzim Basha. Vokshi doli në krah të Sali Berishës, dhe u shpreh publikisht kundër Bashës, kur ai shpalli zgjedhjet për kryetar të LDGSH. “Me zonjat e mira demokrate të LDGSH Dega 5 Tiranë. Diskutuam për situatën aktuale në PD e në vend, ringritjen e PD për të përballuar sfidat e mëdha. Zonjat e LDGSh, sot më shumë e më të bashkuara se kurrë. Askush e asgjë nuk do ndalë apo të mohojë kontributin e tyre për një Parti…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga intervista për drejtorin e përgjithshëm të informacionit dhe programacionit në “News 24” Robert Rakipllari, ku thekson se nuk ka pasur besë me Sali Berishën për të mbrojtur njëri-tjetrin kur cenohen interesat personale. “Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në…

Read More

Ditët e fundit, rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm, teksa ekspertët thonë se kjo rritje vjen për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. “Më vjen keq që shpeshherë hyjmë në supermarket dhe shumica janë pa maskë. Ose grumbullimi në transportin publik apo në ambiente të mbyllura nuk zbatojnë as maskën as distancimin”, tha Xhorxhina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për Tv Klan. E pyetur nëse do të ketë ashpërsim të masave në rast se shifrat vijojnë të rriten, ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura nga Komiteti i Ekpspertëve, në mënyrë që të…

Read More

PANAGIOTIS MICHOS Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është më e “pandjeshme” për të vendosur për mosmarrëveshjet greko-shqiptare për delimitimin e hapësirave detare, theksoi Ditmir Busati duke folur për “To Vima”. Ministri i Jashtëm shqiptar (i periudhës Shtator 2013 – Janar 2019) thekson në intervistën e tij nevojën për një “partneritet të vërtetë strategjik”shqiptaro-grek, ndërsa zbulon se qeveria shqiptare e ka ngritur “çështjen çame” ndaj qeverive greke. Së fundi, ai beson se përmbushja e “objektivit kombëtar” të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE është vonuar. To Vima: A po largohet Shqipëria nga anëtarësimi në Bashkimin Europian? Nëse po, kush mendoni se është…

Read More

Nga Majlinda BreguPër dy vaksina!Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.Shumë afër ‘hata-së’ ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të…

Read More

Shqiptarët do të vijojnë të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve në muajt e fundit të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka analizuar faktin se rritja e çmimeve të ushqimeve vlerësohet të arrijë pikun në fundvit dhe rezulton me një efektet prej 0.8 pikë përqindje në inflacion. Për sa i përket energjisë elektrike, është supozuar një rritje e çmimit për bizneset me 10%. Por Efektet direkte janë llogaritur zero për qytetarët , duke marrë parasysh faktin se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë. Ndikimi në rritjen e çmimeve pritet të transmetohet përmes kanaleve indirekte të…

Read More

Kjo e diel është kthyer në një makth për të gjithë ata që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit apo anasjelltas, për shkak të trafikut tejet të rënduar pranë TEG.Sicc shihet edhe nga fotot, trafiku është bërë shumë i gjatë dhe makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë pa mundur dot të lëvizin.Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG.

Read More