113 vjet më parë në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit ishte një kongres kombëtar, i cili u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908. Kongresi i Manastirit vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Sot, pas 113 vitesh, ky Kongres njihet e do të vazhdojë të njihet si Kongresi i Alfabetit, Kongresi që bëri kthesë për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, Kongres nga i cili u formua alfabeti unikal shqiptar. Kongresi u mbajt…
Author: tirana
Me një investim prej rreth 3 milionë dollarë, të akorduara nga Banka Botërore nëpërmjet Projektit të Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turizmit, ka përfunduar rikonstruksioni i plotë dhe zgjerimi i rrugës së vetme që të çon drejt Kalasë së Beratit, e quajtur rruga “Muzak Topia”. Totalisht e shkatërruar prej vitesh dhe e shndërruar në një nga rrugët me aksidente të shumta, tashmë rruga e Kalasë së Beratit është shndërruar në një rrugë me parametra të larta bashkëkohore. Për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, rruga e Kalasë së Beratit është një nga investimet më të rëndësishme në qytet, jo vetëm për…
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Iranin jugor vetëm pak minuta më parë. Goditja ka qenë aq e fortë sa ka shkatërruar një numër shtëpish. Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë deri në Dubai, Katar. Tërmeti ishte përqendruar rreth 64 kilometra (39 milje) në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra (178 milje) në veri të Dubait. Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballë, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e vlerësoi atë pak më të ulët,…
Granit Cana ka dhënë intervistën e parë pas daljes së tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë euro. Ai foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”, por edhe se si e priti largimin nga aty. Gjithashtu zbuloi se ka folur në telefon me ish-të dashurën, e cila i ka kërkuar falje nëse e ka penalizuar me letrën që i shkroi para se të mbylleshin votimet. Teksa po fliste për marrëdhënien me Fifin por edhe për lidhjen pezull jashtë shtëpisë, moderatorja Dojna Mema e ngacmoi se me…
Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme. Banorët e Bulqizës janë në ankth pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.Nga ana tjetër Muliu tha se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi. Që prej datës 29 tetor në rrethin e…
Është ekstraduar për në SHBA shtetasja Amerikane / Kanadeze , Lyda Yolanda Harris. Mësohet se ekstradimi është kryer me sukses ku e arrestuara u është dorëzuar Marshall-ëve amerikane. Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën , me qëllim ekstradimi për në SHBA. Gruaja e arrestuar ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar…
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, jo vetëm për këngët e tyre që dëgjohen kudo, por edhe për faktin që flasin shumë hapur rreth marrëdhënies së tyre. Mbrëmjen e djeshme dyshja ishin të ftuar në “Përputhen Prime”, ku i lexuan njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshme, të cilat ndodheshin brenda një globi. “Naim, cili është vendi më i çuditshëm ku kemi bërë seks?”, ishte pyetja e parë, e cila u lexua nga Mihrija. Naimi nuk ngurroi të përgjigjej dhe tha “në makinë”. Po ashtu ai u shpreh se Mihrija i duket seksi…
Në vijim të investimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, në datën 15 nëntor do të stakojë energjinë elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 në disa zona në Krujë dhe në Tiranë. Sipas OSHEE-së, punimet do të kryhen në NST Mobile Fushë Krujë, do të mbeten pa energji zonat: Fushë Krujë, Lagjet SMT, Duhani, Pallati Hark, Grumbullimi, Kastriot, Fshtrat Hasan, Shelqet, Kullase, Halil, Zeze, Nikel, Larushk, Arrameras. Ndërsa në Tiranë, për shkak të punime në disa fidera të NST Tec Kombinat, do të ndërpritet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, në zonat: Kombinatit dhe…
Djemtë e “Big Brother VIP” kanë deklaruar se në shtëpi nuk ka vajza seksi. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Arjola, e cila i ka replikuar. Arjola: Të gjitha jemi femra seksi! Monika: Kush e tha atë që nuk ka femra seksi dua ta di? Arjola: Seksamenat e mdhenj këto! S’qenkemi seksi ne! Qepeni gojën mos çoni mesazhe të gabuara jashtë! Ça jemi ne? Inxhe? Monika: Kush e tha fjalën nuk ka femra seksi, dua ta di? Dj PM: Pikë së pari… Arjola: Ti mundesh të thuash mua nuk më duken, por jo nuk ka Dj PM: Me…
Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në mesditë, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Në Romanat, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B., Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dy shokëve në “Astir” mbrëmjen e djeshme. Mësohet se Armando Dumani dhe Erigers Mihasi, pak para vrasjes, kishin qenë në xhiro pranë “Universitetit Politeknik”, ku i ka ndaluar edhe një patrullë policie. Mirëpo nuk është vërejtur asnjë shkelje dhe ata janë lënë të shkojnë. Më pas Audi luksoz i viktimave është ndjekur te “Pallati me shigjeta”, nga automjeti tip Toyota. Bëhet me dije se në këtë moment dy kamera sigurie kanë kapur pamje, por jo të plotë, pjesërisht. Autorët, si fillim, qëlluan nga mbrapa makinën e dy viktimave dhe më…
Hyseni, personazhi i njohur që doli nga Përputhen ka humbur njeriun e afërt të familjes. Përmes një instastory ai shpreh dhimbjen e madhe që e ka pushtuar. Hyseni e quan të ndjerin vëlla dhe është i tronditur nga kjo humbje e madhe. Nuk dihet ende se pse ka ndërruar jetë në një moshë kaq të re i afërmi i Hysenit. Ish-konkurrenti ka marrë qindra mesazhe ngushëllimi. Kujtojmë se Hyseni u bë i njohur pas përplasjes në Përputhen me ish-të dashurën, Alvisën.