Nis faza e testimit për një vaksinë kundër kancerit të gjirit. Pas dritës jeshile të dhënë nga Food and Drug Adminitration, FDA në SHBA, Cleveland Clinic ka bërë të ditur se do nisë eksperimentimi tek gratë për vaksinën e projektuar për të parandaluar kancerin e gjirit, madje formën më agresive dhe më të vështirë për t’u trajtuar. Nëse këto testime do të rezultojnë të susksesshme siç shpresohet, do të gjendemi përballë një arritjeje historike në mjekësi. Forma që pritet të parandalohet është ajo negative e trefishtë, që prek kryesisht vajzat e reja, dhe që vret ¼ e grave që prek…
Author: tirana
Dashi Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët. Demi Edhe të lindurit e kësaj shenje nesër do të kenë mbështetjen e yjeve, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim. Binjakët Nesër do të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Nuk do t’ju mungojë pasioni në raport me partnerin. Gaforrja Duket se situata është e paqëndrueshme dhe jeni në një moment pritjeje. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje…
Autorët e vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit në Tiranë mendohet se i kanë ndjekur viktimat të shtunën gjatë lëvizjeve që kanë kryer pasdite, teksa deri më tani dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 32-vjeçari Erigers Mihasi, i konsideruar nga Policia me precedentë të theksuar kriminal . Makina tip Toyota i është futur paralel Erigers Mihasit dhe mikut të tij Armand Dumanit, vetëm pak metra para se ata të ktheheshin për në lagjet e Astirit. Autorët kanë vazhduar rrugën në drejtim të ish-sheshit Shqiponja. Ndjekja dyshohet të ketë filluar që në degëzimin e mbikalimit pranë Pallatit me Shigjeta…
Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka dalë sot në konferencë për shtyp para sfidës kundër Andorrës. Sipas tij, ekipi kishte bërë maksimumin dhe nuk duhej kritikuar se kishte humbur një ndeshje me një ekip si Anglia. “Është e qartë që pas 5-0 morali nuk ishte ndër më të mirë se mendohej se mund të bënim më mirë. Por duhet të mendojmë që u mundëm nga Anglia, e cila ka një nga kombëtaret më të mira të historisë së Anglisë, për vlerat individuale, duke marrë në konsideratë edhe pankinën e një niveli të lartë. Ndaj nesh bënë një ndeshje të…
Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin e Kanalit të Korfuzit ndodhur me britanikët në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, i cili u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unesco-s për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit mbrëmjen e kaluar. Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane Herkules në Sarandë si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan se Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota Britanike…
Para se të shkonte në garë, Valentino Rossi kishte një takim të veçantë, sepse në garazhin e tij e priste Ronaldo ‘Fenomeni’. Të dy kanë qenë miq për më shumë se 20 vjet dhe pati një shkëmbim përqafimesh mes dy kampionëve. Braziliani ia ka dhuruar fanellën autentike të Interit Rossit, një tifoz i njohur i zikaltërve, i cili ia ka kthyer fanellën me numrin 46. Për Sky Ronaldo tha: “Erdha këtu për t’i thënë lamtumirë Valentinos, i cili ka pasur një karrierë të mrekullueshme. Ai është një kampion që na ka bërë gjithmonë të ëndërrojmë. Ne u takuam në Pinetina…
Arjola Demiri, vijon që të tregojë detaje të reja nga divorci i saj dhe rritja e vetme e tre fëmijëve. Duket se mbrëmje rrëfimesh ka qenë edhe ajo e mbrëmshja në të cilën aktorja i tregoi Semit momentin e largimit nga strehëza familjare që kishte ndërtuar me bashkëshortin e saj. “Ika dhe nuk i tregova askujt se ku isha. E kisha tentuar edhe njëherë ndarjen dhe u shpërngula tek tezja por burri u rikthye dhe më mori fëmijët kështuqë u detyrova të kthehesha. Këtë herë vendosa që të zgjidhja veten edhe pse mund të dukej egoiste. Edhe sikur të ma…
Shqipëria pritet që së shpejti të ketë një strukturë të re në Policinë e Shtetit, të quajtur “policia alpine”. Kjo njësi do të jete e specializuar për zonat malore të Shqipërisë, kryesisht në veri të vendit, që gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj. Alpet, Thethi, Valbona, Lepusha, por edhe parqe të tjera kombëtare do të jenë në monitorim nga efektivët, të specializuar të cilët do të garantojnë siguri dhe ndihmë për të gjithë turistët që preferojnë sportet në natyrë. Kjo njësi e re ka lindur pasi policia nuk ka mundur ti ofroje ndihmë pushueve…
Partia Demokratike, përmes deputetes së Elbasanit, Zheni Gjergji kanë denoncuar se arsimtarët në Belsh janë pa rroga! Me anë të një postimi në Facebook, deputetja shkruan se buxheti i arsimit i prezantuar një ditë më parë nga qeveria është një propagandë e kryeministrit. Ajo thotë se arsimtarët ende nuk janë likujduar për transportin e për 4 muajt e kaluar. Sipas saj, pavarësisht se zyra arsimore kishte deklaruar se do të bëhej pagesa, kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.
Bedria, ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me kërkesën e vajzës së saj, Veronikës. Kjo e fundit ka një mesazh për të, por përpara se Bedria të dijë se kush qëndron pas ekranit, ajo rrëfen historinë e saj me vajzën. Veronika është arabe, e lindur në Itali, ku edhe jetojnë dhe Bedria e ka marrë fare të vogël në familjen e saj, ku e ka rritur me shumë dashuri. Bedria rrëfen se Veronikën e ka dashur që në momentin e parë, por e ka ndierë paragjykimin në Shqipëri kur vizitonte vendin,…
Në zonën e Astirit natën e 13 nëntorit u vranë me breshëri kallashnikovi Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe shoku i tij Armand Dumani 26 vjeç. Për këtë 15 persona janë shoqëruar në polici ndërsa pista e vrasjes rezulton të jetë lufta mes grupeve kriminale të kryeqytet. Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa është shprehur se atentatet mafioze janë bërë pjesë e jetës së përditshme dhe se grupet kriminale janë shtrirë në të gjithë territorin. Fatjon Softa: Atentatet mafioze janë bërë pjesë e jetës së përditshme, sepse në çdo javë çdo muaj publiku arrin të shoh se grupe të ndryshme kriminale, lajë hesapet…
Që kur u mësua se një metal që përmbajnë disa marmita, ose konvertuesë katalitikë siç njihen ndryshe, që sot vlen 20 herë më shumë se ari, janë shtuar masivisht vjedhjet e makinave në Angli. Mediat britanike shkruajnë se rodiumi, i përdorur tek konvertuesit katalitikë, nga 750 paundë për ons që vlente në 2014-tën, sot shkon në 20 mijë paundë një ons. Paladiumi, metali tjetër i gjendur po te këto marmita, është 1.688 paundë për ons, çka i bën të dy ata më të shtrenjtë se floriri që shitet për 1,230 paundë per një ons ose 31,1 gramë. E njejta gjë…