Duke qenë se këtë javë u zgjodh nga vetë banorët si lojtari i preferuar i shtëpisë, Kledit iu dha mundësia të konsumonte mbrëmë një darkë të mirë dhe të ftonte njërin prej banorëve. Ai zgjodhi këngëtaren Beatrix Ramosaj, për të cilën kishte shprehur edhe më herët simpati si person. Duket se me darkën së bashku, pëlqimi i tij u “sigurua” akoma më shumë, sa Kledi i rrëfeu djemve të shtëpisë interesin e tij për Beatrixin. “E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës”- është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë. View this post…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të premte ka njoftuar vendin dhe orën se kur do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Në një shënim në rrjetin social Facebook, Berisha tregon se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet me rend dite: Në kushtet kur Partia Demokratike e Shqipërisë po përjeton krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme që nga koha e themelimit të saj, për shkak të dështimeve në aksionin e saj politik dhe mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe – kur brenda Partisë Demokratike hapësirat e lirisë dhe të demokracisë po asgjësohen qëllimisht dita ditës, –…
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari gjatë predikimit këtë të premte ka kundërshtuar me forcë kërkesën e komunitetit LGBT për të zëvendësuar fjalën nënë dhe babë në kodin e familjes me fjalët Prindi 1 dhe Prindi 2. Sipas myftiu të Shkodrës kjo është e papranueshme sepse shkatërron bazën e familjes shqiptare dhe çon shoqërinë drejt dekadencës njerëzore. Myftiu Sytari bëri një thirrje për Parlamentin shqiptar që të mos e ndryshojnë Kodin e Familjes dhe ka besim se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Këto deklarata myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari i bëri këtë të premte që është…
Ish-kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit, Miranda Rira ditën e sotme ka postuar një status të gjatë në Facebook duke akuzuar Gazment Bardhin dhe Partinë Demokratike për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Rira thotë se Bardhi kishte urdhëruar para 25 Prillit që të mos shkojë “Asnjë votë për LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”. Pikërisht për këtë, thotë me tej ish-kandidatja e LSI-së, “i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të…
Dashi Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe nesër pritet një ditë më e qetë, që do të bëjë të rikuperoni energjitë. Hëna stimulon nostalgjitë e vjetra. Demi Edhe pse po kaloni një periudhë jo edhe aq pozitive, dini të administroni mirë situatën e të mos e humbni mendjen, duke u bërë pikë referimi për të tjerët. Binjakët Me një Hënë kaq negative në shenjë me siguri që nuk do ta keni aspak të lehtë të bini dakord me të tjerët, e jo më të flitet për ndjenja të bukura. Edhe në planin e punës jeni disi të…
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Diber. Termeti ishte me magnituden 4.8 balle.
Covaxin, vaksina kundër koronavirusit e zhvilluar në Indi ka rezultuar të jetë 77,8% efektive. Të dhënat e studimit janë botuar në revistën mjekësore “The Lancet”. “Covaxin është e vetmja vaksinë kundër Covid që ka treguar të dhëna efikase nga provat klinike të fazës 3 kundër variantit Delta në 65.2%”, Nga të dhënat e publikuara u njoftua se në studim u përfshinë 24, 419 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 97-vjeç dhe nuk u raportua asnjë vdekje apo efekte serioze lidhur me vaksinën. Bharat Biotech zhvilloi vaksinë kundër COVID-19 në bashkëpunim me Këshillin Indian të Kërkimeve Mjekësore dhe Institutin Kombëtar të…
Shqiptarja Klodiana Çela që plagosi pasditen e djeshme me armë zjarri ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës. Me jelek anti-plumb, e rrethuar nga eficerët e policisë shqiptarja ka dalë përpara gjykatës në Athinë. Akuzat që rëndojnë mbi të janë vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Teksa ishte duke u futur në gjykatë ajo, referuar ish-partnerit tha për mediat se “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për…
Hovi i infektimeve në Gjermani nuk ka të ndalur; Instituti Robert Koch njoftoi se janë regjistruar 48.640 raste të reja ndërsa një ditë më parë u shënua shifra rekord e 50.196 të prekurve nga koronavirusi. Incidenca shtatëditore në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër të paprecedent prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë. Si pasojë e përkeqësimit dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara. “Duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e…
Një aksident me vdekje ka ndodhur dotën e sotme në Fushë Krujë. Mësohet se 65-vjeçari Ded Bushi ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është ppërplasur nga një automjet në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. 65-vjeçari është dërguar me urgjencë te Trauma, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve të marra. Ende nuk dihen shkaqet e kasiodentit fatal, ndërsa në vendngjarje ka mbëritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shqipëria sfion sonte “Tre Luanët”, në fushën e tyre. Të luajturit në “Wembley” do të jetë privilegj i veçantë për kuqezinjtë tanë, por edhe trajnerin Edy Reja. Ky i fundit do të debutojë në moshën 76-vjeçare në mitikun e Londrës, ku ka qenë vetëm një herë më parë, në rol vëzhguesi. Madje, edhe në tokën angleze, trajneri ynë i kombëtares thotë se ka qëndruar vetëm një fundjavë, falë vajzës së tij. Këto detaje dhe të tjera, Reja i zbulon në intervistën e dhënë për “Gazetta dello Sport”: “Unë kam qenë vetëm një herë në ‘Wembley’, si vëzhgues. Në Londër kam…
Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat 18 vjeç e lart. Deri më tani, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç. “Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media. Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese. Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere. Edhe…