E rrëmbyer nga mafia shqiptare dhe e detyruar të prostituonte në Itali, shqiptarja Adelina Sejdini ishte kthyer në pikë referimi në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pasi shkatërroi banden me 40 trafikantë. 46-vjeçarja shqiptare, e cila bashkëpunoi me autoritetet italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, u vetëvrarë pak ditë më parë duke u hedhur nga një urë. Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Spiropali ka dhënë një mesazh të fuqishëm në kujtim të grave dhe vajzave që luftojnë kundër skllavërisë moderne të shfrytëzimit seksual. Statusi i…
Author: tirana
Një rast i vdekjes dhe 16 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.Për konfirmimin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook. Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 17 pacientëve. Aktualisht, në gjithë vendin janë 427 raste aktive. “Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521. Në total numri i rasteve aktive është 427”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë i vazhdueshëm e mesa duke ai do të forcohet edhe më tepër në takimet që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama gjatë javës së ardhshme në vendin fqinj. Axhenda e kryeministrit Rama është zbuluar gjatë një takimi mbajtur në Fier, nga Stefano Salmaso, përgjegjës i zyrës tregtare në Ambasadën Italiane në vendin tonë. Pasi ka kërkuar ndjesë për mungesën e ambasadorit Italian Fabrizio Bucci, ai ka shtuar se ky i fundit është duke u marrë me përgatitjet e takimit. “Ambasadori ju dërgon të falat e veta dhe urimet e tij, por fatkeqësisht nuk…
Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”. E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet. Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”. Largimi nga “Al Pazar” i Rudina Dembacajt, bëri shumë bujë në mediat rozë. Ishte përfolur se shkak për këtë ka qënë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter. Ai ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë. “Takim i mirë me Kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd –…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar sërish me kryetares e LSI-së Monika Kryemadhi për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 Prillit. Bardhi tha mbrëmë se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme. Monika Kryemadhi e cilësoi Bardhin mashtrues pervers, por numri dy i PD-së tha sot se deklarata e kryetares së LSI-së është e pakuptimtë. “Kryesia nuk është mbledhur sepse nuk ka pasur një dakordësi nga kryetarja e LSI-së për të…
Në një prononcim për mediat nga selia e PD, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi apeloi edhe një herë kërkesën që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë. Duke iu referuar deklaratave të z.Paloka i cili mesditën e sotme celi zyrën e tij për mediat për verifikimin e formularëve, Bardhi tha se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë. “Shpreh shqetësimin e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët. Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua…
Kompjuteri origjinal ”Apple”, të cilin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak e bënë në vitin 1976, u shit dje në ankand për 400 mijë dollarë. Kompjuteri i rrallë ”Apple-1” është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur. Deri më tani, kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë, një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilëve ua shiti kompjuterin për 650 dollarë. Së bashku me kompjuterin, pronari i ri mori udhëzimet origjinale të përdorimit dhe disqet . “Ky është një lloj graali i shenjtë për koleksionistët e pajisjeve elektronike të vjetra dhe teknologjisë kompjuterike”, tha eksperti i…
Siç raportohet nga Catalunya Ràdi, mëngjesin e kësaj të premteje në programin ‘El Matí’, Kun Agüero tashmë është informuar se gjendja e tij e zemrës mund ta detyrojë atë të tërhiqet nga futbolli . Catalunya Ràdio e krahasoi rastin e tij me atë të futbollistit Caroline Graham Hansen, i cili ka kaluar disa teste kardiologjike dhe së shpejti do të fillojë procesin e rehabilitimit për të luajtur sërish. Gjithmonë sipas Catalunya Ràdio, tabloja kardiologjike e Agüero-s është më e ndërlikuar dhe rezonancat dhe testet e stresit që ai i është nënshtruar ditëve të fundit mund të tregojnë se patologjia që…
Einxhel dhe Dj Dagz (Arbri) kanë ngacmuar herë pas here njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Moderatorja tha para pak ditësh se e ka “ëndërr një mashkull që lan enët”, duke iu referuar artistit nga Kosova, i cili po ndihmonte Monikën në kuzhinë. Nga ana tjetër, Arbri e provokoi Einxhelin gjatë kohës që ajo po gatuante, duke i thënë se do ta vëzhgonte nëse ishte e aftë për të përgatitur ushqimin, që më pas të vendoste për t’i propozuar apo jo për martesë. Mirëpo, duket se situata mes të dyve ka marrë një tjetër rrjedhë. Arbri ka deklaruar se…
Ish partneri i shqiptares, e cila ka plagosur me armë zjarri ish bashkëjetuesin e saj është shprehur se artistja Klodiana Çela është një person problematik, ku sjellja e saj shpesh ka bërë që ai ta denonconte. Mediat greke kanë publikuar dëshminë e tij, i cili është shprehur se në fund të vitit 2016 është njohur me shqiptaren e cila në atë periudhë kishte humbur kujdestarinë e vajzës së saj 13 vjeçare. “Fatkeqësisht, Klodiana është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë i kam qëndruar shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, pas kërkesës që babai i…
Analisti Besnik Mustafaj komentoi deklaratën e ambasadores Yuri Kim që nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së, SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me PD. “Unë di ambasador shumë i vjetër në profesion se ajo është një deklaratë joreale, pasi nuk përcaktohet nga jashtë dhe nuk është e lejueshme që SHBA të ndërpresë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me PD që përfaqëson minimum 40% të shqiptarëve. Por nëse PD fiton zgjedhjet çfarë do të bëjë SHBA. Unë nuk njof asnjë precedent, por unë di se dhe DASH ka shumë kritika për parti të ndryshme në vende të ndryshme por në asnjë…