Author: tirana

Ditën e sotme aktorja e njohur Ana Lika ishte e ftuar në “Abc e mëngjesit” me Alban Musa, ku foli për serialin H.O.T që e ka rikthyer në ekran. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali. Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan. “Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por…

Read More

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vend. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lëkundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1. Epiqendra tërmetit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës. Një numër i madh qytetarësh kanë reaguar në një kohë shumë të shkurtër. Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut. 

Read More

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, flet për herë të parë në media biznesmeni i njohur Rezart Taçi. Ai tregoi se një mik i tij i kishte telefonuar për ta ndihmuar për të hapur një llogari bankare. Sipas tij llogaria bankare ishte për një ekonomist italian, të cilin ia kishte kërkuar si ndihmë mikut i tij që e njihte prej 25 vitesh. Madje ai tha se as kunati i tij dhe as ish-truproja nuk kanë lidhje me akuzat, pasi vetëm sa kanë shoqëruar shtetasin italian në bankë, duke shtuar se nuk mund të quhesh bashkëpunëtor me mafian kur shoqëron…

Read More

Organizatat shëndetësore paralajmërojnë se shumica e njerëzve konsumojnë shumë kripë. Të gjithë kemi dëgjuar se natriumi i tepërt mund të rrisë presionin e gjakut dhe të kontribuojë në sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj, mund të prekë trurin, veshkat dhe enët e gjakut, duke çuar në shëndet të dobët. Për shembull, hulumtimi i publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë sugjeron se marrja e tepërt e natriumit mund të shkaktojë ngurtësim të arterieve, ulje të funksionit endotelial dhe probleme kardiovaskulare. Por sipas healhdigest.com dhe Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard Chan, ajo që mund të mos e dini është se…

Read More

Biznesmenia 40-vjeçare Paris Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, i kanë dhënë fund beqarisë. Ceremonia e dasmës së tyre, e cila do të zgjasë tre ditë, u mbajt në në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, California. Paris publikoi një foto me mbishkrim “përgjithmonë për mua nis tani” dhe hashtag #esapomartuar dhe #PërgjithmonëHiltonReum. View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton) Pamjet e dasmës së saj përrallore do të jenë pjesë e dokumentarit me 13 episode, “Peacock series Paris In Love”, Paris dhe Carter u fejuan në shkurt të këtij viti pasi…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3…

Read More

Më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë do të mbahet eventi i madh i ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021. Në këtë mbrëmje të madhe çmimesh pritet të marrin pjesë emra të mirënjohur të skenës evropiane dhe mbarëbotërore. Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e eventit, e po ashtu është konfirmuar nga Rita Ora. Pra, Rita do të jetë në Hungari mbrëmjen e 14 nëntorit. Më herët, Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”. Këngëtarja, 30…

Read More

Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, paralajmërojnë Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë kanë kontaktuar menjëherë me aleatët evropianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit dhe tensionet po rriten. Ata u thanë homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e thuhet madje se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi gjatë natës. Operacionet e përfolura ushtarake vijnë mes tensioneve mbi emigrantët dhe furnizimit me energji, thonë mediat britanike. Sipas tyre në qeverinë e Boris Johnsonit ka shqetësime për inteligjencën dhe ankth mes zyrtarëve. Të dhënat e…

Read More

Vila quhet “Elements” dhe reperi Drake e zgjedh shpesh për të pushuar. E si të mos e zgjedhë? Vila luksoze kap vlerën e 65 milionë dollarëve dhe është rinovuar plotësisht gjashtë vite më parë. Në oborrin e saj ndodhet një ulli 150-vjeçar dhe vila përbëhet nga shtatë dhoma gjumi dje 14 tualete. Mobiliet janë punuar me shije nga marka luksoze italiane ‘Minotti’. Ka pajisje elektroshtëpiake ‘Gaggenau’ në kuzhinën kryesore si dhe një kinema ku hyhet përmes një shkalle spirale. Po ashtu, të gjithë mund të shijojnë edhe një xhakuzi në tarracë. Arkitektët thonë se dekorimi i dhomës kryesore të ndenjes është…

Read More

Ylli Tare është personazhi tjetër i botës së futbollit në Shqipëri që humb betejën me koronavirusin. Ish-zyrtari i njohur i FSHF-së është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare pas dy muajsh luftë me pandeminë. Ylli Tare ka qenë një ndër zyrtarët më të njohur, me një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin shqiptar ndër vite. Ai ka shërbyer si drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare dhe drejtor i stadiumit Kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyera të profesionalizmit dhe dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçantë. Komuniteti i futbollit dhe i sportit do ta ndiejë thellë humbjen e tij dhe…

Read More

Llogaritari Italian Fabio Petruzzella u arrestua dhe akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri. Ai kishte një rol kyç në këtë operacion. Petruzzella ishte vëllai i një gjyqtareje në Itali, e cila është e famshme për lirimin nga akuzat të një ministri të famshëm të viteve 90 të qeverisë së të famshmit kryeministër Andreoti, i akuzuar edhe ky ashpër për lidhje me mafian. Për gjyqtaren në Palermo, Marina Petruzzella, ish-ministri i Demokracisë Kristianesë, Calogero Mannino nuk ishte fajtor për akuzën se ka pasur një rol në negociatat shtet-mafia. Vendimin ajo e mori në në…

Read More

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për tre kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme. Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshmePërbërësit:Një tufë e vogël majdanoz3 gota me ujë Përgatitja:Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri. Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni. Këshillohet të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti. Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme. Lëng kastraveci…

Read More