“Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni I shoqërisë së hapur dhe Xhorxh Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga Xhorxh Sorosi”- kwshtu u shpreh kryeministri Edi Rama, nw emisionin ‘Kjo Javw’ me Nisida Tufwn, ndwrsa u pyet lidhur me praninw e Alex Soros nw Beograd nw samitin e ‘Open Balkan’. Nw Beograd u pa edhe Aleks Soros. Në cfarë cilësie z.Rama? Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një…
Author: tirana
Kryetari i Federatës së Sindikatëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punonjësit e shëndetësisë që t’i bashkohen në protestën që do të mbahet të hënën para qeverisë së Kosovës. Protesta është paralajmëruar që të nisën në orën 10:00 për të kërkuar barazi sociale. Syla ka shkruar në Facebook se nuk kërkojnë lëmoshë por barazi sociale. “Të hënën jemi te sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet. Zoti…
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunën e ushtruar nga gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila ndodhej në krye të detyrës. Berisha e ka cilësuar “akt gangster me uniformë” të efektivit që shtyu gazetaren dhe kameramanin drejt greminës në malin e Dajtit. “Akt prej gangsteri me uniforme i narkopolicit ndaj gazetares se njohur Anila Hoxha. Narkobanditi me uniforme ne nje akt kriminal shtyn drejt gremines gazetaren dhe kameramanin e saj ne Malin e Dajtit”, shkroi Berisha. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha u dhunua teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë…
Dashi Përgjatë ditëve të fundit jeni ndjerë pa shpresë dhe aspak të lumtur, por nesër do të jeni më të gjallëruar dhe do të keni tendencën për të zgjidhur çfarëdolloj problemi që po ju mban në këtë gjendje. Dita e nesërme është gjithashtu e favorshme për të planifikuar disa projekte që po i injoroni prej kohësh. Demi Nesër do të gjykoni shumë çështje dhe të gjitha do të jenë të rëndësishme. Koha në dispozicion nuk do të jetë e mjaftueshme, ndaj përpiquni të gjeni skema të cilat do t’ju ndihmojnë të përmbyllni me sukses qëllimet që i keni vënë vetes.…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bashkë Sherrie Rollins Westin, presidente e organizatës “Sesame Workshop” zhvilluan një takim me disa prej familjeve nga Afganistani të strehuara në një nga strukturat hoteliere në Durrës. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Sesame Workshop është një organizatë e pavarur jo fitimprurëse me misionin të ndihmojë fëmijët të rriten të mençur, të fortë dhe të sjellshëm. Sipas Ballës kjo organizatë operon në më shumë se 150 vende. Për ne shqiptarët mikpritja është diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë, nga kodi i shqiptarëve për mikpritjen. Postimi i plotë…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e e rëndë në Pogradec ku dy të mituara janë ngacmuar seksualisht. Burime bëjnë të ditur se shtetasi A.Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë. Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori…
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj i bën thirrje Presidentit Meta që të dekretojë sa më parë datën e zgjedhjeve të pjesshme. Nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me strukturat e PS për analizën e zgjedhjeve të fundit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se PS është gati që të futet në zgjedhjet e pjesshme dhe do të arrijë një rezultat spektakolar. “Ne mezi presim dekretin e Presidentit për zgjedhjet lokale në Rrogozhinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Venecias ishte ai që prisnim. Si mund të thotë Presidenti nuk ka zgjedhje. Si…
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 264 milion njerëz vuajnë nga depresioni globalisht. Statistikat janë një shenjë alarmante se jo vetëm që duhet të kujdesemi për shëndetin tonë mendor, por duhet të kujdesemi edhe për njëri-tjetrin. Sidoqoftë shpesh fjalët tona mund t’i bëjnë më shumë dëm një personi në depresion sesa kuptojmë. Ka disa fraza të zakonshme që njerëzit shpesh i thonë një personi me depresion për t’i ngushëlluar, por ato në fakt janë të dëmshme. Ne i sjellim ato më poshtë sipas “Bright Side”: – “Ju duhet të dilni më shumë.” Ndërsa është e vërtetë që marrja…
Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Policia bën me dije se 59-vjeçari me inicialet A. H., dyshohet se ka ngacmuar 2 14-vjeçare. Nuk bëhen me dije të tjera detaje nga ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, njofton policia.
Ledjana e Përputhen ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bashkë me Kristën, Tean, Fatmën dhe Olesian ato kanë luajtur ruletën e telefonit. Një ndër dënimet për Ledjanën ishte: Dërgoji një mesazh Antonelës dhe kërkoi një takim. Ndonse fillimisht Ledjana ka ngurruar duke thënë se e ka bllok edhe atë, më pas i ka nisur një mesazh nga adresa e punës, ku i shkruan se ka ardhur koha që të lënë mënjanë të gjitha inatet dhe se ka parë një intervistë që është shprehur se mund të jenë edhe shoqe. Gjithashtu I urojë shumë suksese…
Biznesmeni Ruzhdi Hoxha është vrarë që ditën që është rrëmbyer, më 20 tetor. Për pasojë, qëndrimi prej 16 ditësh në tokë, I mbuluar me zhavorr ka bërë që trupi i të ndjerit të dekompozohej. Kërkimet e efektivëve bënë që sot të gjendej xhupi i Hoxhës me gjakun e biznesmenit dhe përmes erës së tij qentë arritën të gjenin trupin e pajetë. Në trupin e Hoxhës është gjetur një vrime pas koke të shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Kufoma është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe po nënshtrohet analizave përkatëse. Për ngjarjen në fjalë është vënë në…
Një person është vënë nën prangat e policisë në Fier, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia arrestoi një 32-vjeçar, i cili ka ndihmuar dy persona të tjerë, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policë për të ndaluar e ushtruar kontroll. “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 35 vjeç,(i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe S. S., 36 vjeç,…