Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë të diel të publikojë një video nga qyteti i Pukës. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama iu uroi ndjekësve të tij një të diel të paqtë.
Author: tirana
Joni Mosku është avokati që u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë. Mësohet se Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Përveç avokatit, Policia ka arrestuar dhe disa persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e grupit.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në Facebook nga takimi i punës me ekipin e kësaj force politike në Berat. Ajo shkruan se përmes votës në 25 Prill, qytetarët i kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, pavaresisht se LSI ka zbritur nga 20 deputete qe mori me 2017 ne 4 deputete me 25 prill te ketij viti!. “Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa…
21 nxënës janë raportuar që kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla. Tetë nxënës mungojnë. Ndonëse procesi mësimor po mbahet edhe gjatë së shtunës, këtyre fëmijëve iu pamundësua të shkojnë në shkollën “Ibrahim Banushi” në Shalë të Lipjanit. Ata prej ditësh kanë probleme shëndetësore, të cilat po dyshohet të jenë nga helmimi. Për shkak të këtyre dyshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka marrë mostrat e ujit. Mirëpo sipas drejtorit, ky ujë është i pijshëm. Edhe njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan…
Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për qytetarët e pa vaksinuar dhe në Athinë një grup protestuesish gjetën një mënyrë origjinale për të kundërshtuar masat e rrepta të vendosura prej qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Me pankarta në duar dhe parulla, ata kanë protestuar jashtë një prej teatrove më të mëdha të kryeqytetit, duke penguar nisjen e shfaqjes, por pa krijuar probleme të tjera për spektatorët e shumtë të cilët prisnin në radhë për të parë shfaqijn, por duke treguar më parë Certifikatën e vaksinimit. Shifrat alarmante të infektimeve me covid kanë detyruar qeverinë që prej paradites të…
Banorët kanë nisur përgatitjet për një mbrëmje ndryshe. Graniti dhe Sarah, pas titullit “Pema” që morën janë të detyruar të organizojnë disa lojra së bashku me banorët. Njëra prej tyre është edhe maskimi si vajza i djemve të shtëpisë. Ky proçes u shoqërua me situata shumë komike, të qeshura dhe humor. Më pas, të maskuar, veshur dhe grimuar, ata zhvilluan dhe një pasarelë Ky është vetëm fillimi i një mbrëmjeje që duket se do të jetë tepër argëtuese.
Lulzim Basha nuk e ka zbatuar statutin. Kjo duket qartë së paku në dy raste, në atë të përtëritjes së Forumit Rinor dhe atë të Forumit të Gruas. Nuk e ka zbatuar pasi i ka pasur luajalë dhe nuk ka pas ndërmend të investohej diku tjetër. Ndërkohë fushata e Sali Berishës kundër SHBA, e maskuar pas mungesës së respektimit të statutit nga Lulzim Basha, tani fillon të japë problemet e para Nëse statuti zbatohet, forumet duhet të përtërihen dhe meqë drejtuesit e tyre rrezikohen, ata shkojnë i bashkangjiten Berishës. Për çdo parti, ky do të ishte një problem, nëse drejtuesit…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të vizitës së Tij zyrtare në Siçili, u ndal Contessa Entellina, një nga vendbanimet e para arbëreshe në këtë rajon, ku u mirëprit ngrohtësisht në sheshin kryesor të bashkisë nga qindra qytetarë dhe autoritetet lokale. Pas përshëndetjeve vëllazërore, Presidenti Meta u takua me Kryebashkiakun, z. Leonardo Spera, gjatë bashkëbisedimit me të cilin theksoi se ndihet i nderuar që po viziton këtë bashkësi, e cila feston 571-vjetorin e themelimit të saj nga familjet e Arbërisë dhe bashkëluftëtarët e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Kjo bashkësi është një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të…
“Kutia e zezë” e Paolo Genovese, nën regjinë dhe përshtatjen e Fatos Berishës, riktheu për herë të parë pas thuajse dy vitesh artdashësit në teatrin “Migjeni”, i cili ishte i mbyllur për ta për shkak të pandemisë. “Kutia e zezë” simbolizon celularin, pra teknologjia e cila në një mënyrë po na e kontrollon jetën tonë. Brenda tregimit ka elementë komikë që reflektojnë problemet e shumta të shoqërisë tonë moderne./Top Channel
Është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë, i identifikuar si Sh.T., i cili shtyu gazetaren e Top Channel Anila Hoxha dhe një operator drejt greminës në Qafë Mollë, Dajt. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Gazetarja po raportonte detajet e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha që ishte zhdukur prej disa ditësh, ndërsa në një moment, u shty nga punonjësi i policisë. Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe…
Është arrestuar një prej autorëve të plagosjes në ish-Bllok. Policia bën me dije se u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. I arrestuari është Kridenc Mucollari 38 vjeç. Njoftimi i Policisë Falë reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi…
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar mbi ngjarjen në ish-Bllok mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur një 32-vjeçar. Me një postim në facebook, Salianji tha se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi ku vetëm në 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan. “Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me…