Author: tirana

Ka nisur sot plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të territorit të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi që ky proces të niste nga Vlora, duke zbritur edhe vetë në terren. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mbetjet urbane nuk janë sjellë nga fuqi e mbinatyrshme, por nga dora e njeriut. Ai tha se të jesh patriot nuk do të thotë që të marrësh pushkën dhe të lufton për atdheun nga FB-ja, por të ruash dhe mbash pastër vendin. “Faleminderit të rinjve që janë këtu me ne, për t’i dhënë një kuptim të plotë këtij procesi, i cili është…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje disa momente nga vizita e tij në Itali. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar kënga e famshme “O e bukura More”, bashkë me arbëreshët e Italisë. MESAZHI I METËS 🇦🇱 Me urimin për një të diel të qetë, ju përshëndes të gjithëve me këngën e bukur dhe ndoshta më të vjetër shqiptare “O e bukura More”, që prej gati 600 vjetësh mbetet e gjallë falë dashurisë së madhe, të përjetshme dhe frymëzuese të Arbëreshëve, për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me rastet e dhunës dhe të ngacmimeve seksuale, ku viktima të saj kanë qenë fëmijët të mitur. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Boçi bën thirrje që të riformatohet sistemi, sipas tij pa patronazhistë dhe pa militantë politikë. REAGIMI I BOCIT TË SHPËTOJMË ARSIMIN Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur. Ky sistem duhet riformatuar.Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është…

Read More

Mëngjesi i sotëm pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme ato priten të jenë në zonat e veriut. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në pjesën më të madhe të territorit, por në mbrëmje do të dobësohen sërish duke rikthyer kthjelinmet në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Read More

Igli Zarka iu bashku banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” të martën e kësaj jave. Edhe pse ka shumë pak ditë brenda, aktori ëhëstë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të disa deklaratave dhe veprimeve që ka bërë. Dy ditë më parë, ai iu kthye keq Semit, kur këngëtarja e preku tek gjuri. Ai i tha se ka njerëz që e presin jashtë dhe këtë veprim nuk ja lejon as asaj dhe as ndonjë banori tjetër në shtëpi. Gjithashtu, artisti ka thënë se ka hyrë i vetëm në shtëpi dhe nuk ka si qëllim të krijojë…

Read More

Ka njerëz që, edhe pse e duan njëri -tjetrin, nuk janë të destinuar të jenë bashkë. Kjo sepse shenjat e tyre e zodiakut nuk përputhen me njëra-tjetrën. Dëshironi të dini se cilat janë këto shenja? Dashi dhe Demi Dashi është këmbëngulës dhe Demi është kokëfortë, a ka një kombinim më të keq se kaq? Kur ata grinden, askush nuk do ta pranojë se e ka gabim. Njëri do të kërkojë shpjegime, tjetri nuk do të japë … dhe kështu me radhë. Demi dhe Shigjetari Demi ka shpirtin e një personi të moshuar, ai gjithmonë do të preferojë të jetë i…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje me gazetaren Anila Hoxha, e cila u shty drejt greminës nga një efektiv policie. Çuçi e dënon këtë gjest të shëmtuar dhe informon se ky efektiv është larguar nga detyra. “Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj.…

Read More

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pas një sherri mes një grupi të rinjsh i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti. Për ngjarjen në fjalë u arrestua Kridenc Mucollari, 38 vjeç. Konfliktet mes të rinjve duket se kanë një zanafillë të hershme, kur kanë qenë jashtë shtetit, në Angli, për aktivitete të paligjshme, raporton BW. Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, në kërkim është shpallur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ që u sekuestrua mbrëmë nga policia. Burime për Bezat…

Read More

Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Liri Avdia. “Buxheti i tyre është më i madh se ai i Ministrisë së Brendshme”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për bosët shqiptarë të krimit: Ja si i korruptojnë personat kyç të policisë dhe drejtësisë! Shkak i vdekjes së saj dyshohet aksidental pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.

Read More

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare regjisori Vladimit Kasaj. Mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie cerebrale. Autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’, i takon brezit të regjisoreve të viteve 70, 80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike. Kasaj i ka kryer studimet në Rumani në Akademinë e filmit rumun.

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Restart”. Operacioni pas një hetimi dyjavor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal në fushën prodhimit, shitjes, trafikimit të narkotikëve dhe dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohet 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis,…

Read More

Edhe pse ka mendime pro dhe kundër për çdo pozicion gjumi, është një mënyrë që mjekët e theksojnë si më të mirën. Fjetja me shpinë është parë si një nga mënyrat më të shëndetshme për trupin. Në fakt, të gjithë e kanë nisur gjumin me shpinë, që kur kanë qenë bebe, kështu që pse të mos e praktikosh edhe në moshë të rritur? Arsyeja pse mjekët rekomandojnë këtë pozicion, në krahasim me çdo pozicion tjetër (përmbys, majtas apo djathtas) është për shkak se ky lloj pozicioni ka më shumë të mira se të këqija. Të gjithë ata që flenë me…

Read More