Author: tirana

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, i pranishëm në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e këtij forumi, pohoi se PD është partia e fjalës së tij. Teksa theksoi se nuk ka një mandat të përjetshëm, Këllici tha se FRPD është themeli i shtëpisë, PD. “Dua ta nis fjalën time me një falënderim për të çdo të riu të FRPD-së që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve. Mandati im nuk është i përjetshëm, por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.Jemi…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka marrë vet pjesë sot në pastrimin e territorit që ka nisur aksionin nga pylli i Sodës në Vlorë, për të vazhduar më pas në gjithë vendin. Pak pas fjalimit të tij dhe porosive të tij ndaj kryebashiakëve, por edhe thirrjeve për qytetarët, Rama nisi të mbledhë mbeturina. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në të tilla iniciativa. Hera e fundit ishte në periudhën e verës, ku Rama u shfaq teksa mblidhte disa mbeturina në fushat sportive të ndërtuara në zonën e Lugomares në Vlorë.

Read More

Një aksident i rënë ka ndodhur rreth orës 11:50, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë. Një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi shprehet se drejtori i shkollës-9 vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit, Adriatik Haxhillari, do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe do të marrë dënimin e merituar. Kjo ngjarje, theksoi Kushi, tregoi rëndësinë dhe përgjegjësinë e lartë që ka shërbimi psiko-social në shkollat tona, që sipas saj ndihmoi në identifikimin e rastit. “Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm…

Read More

Moderatorja Floriana Garo ka treguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha që po mbahet në Tiranë. Garo u shfaq si zëdhënëse e Partisë Demokratike gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit. Mirëpo pas përfundimit të fushatës, Floriana garo nuk i fshehu pakënaqësitë e saja ndaj Bashës. E ftuar pak kohë më parë në emisionin ‘Opinion’, Garo u shpreh se Basha duhet t’i bënte gjërat më me etikë dhe transparencë, gjë që sipas ish-zëdhënëses nuk ka patur.

Read More

Ish kryeministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe atë të të rinjve. Sipas Berishës, Basha ka frikë nga anëtarësia e partisë dhe i mbyllur në zyrë jep urdhra për uzurpimin e FRPD dhe LDG. “Peng kryetari ka humbur çdo lloj morali dhe se fundmi është sulur ndaj organizatës së të rinjve dhe grave, në një hakmarrje primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë duhet të ishte para jush. Duhet të ishte këtu në një debat të…

Read More

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në Vorë, bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 prillit. Duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike, Veliaj tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë. “Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kryebashkiakët e vendit, të cilët sipas tij kanë rolin primar dhe detyrë që të pastrojnë territorin e bashkive të tyre. Ai e dha këtë mesazh nga Vlora, të cilën e quajti një ” pikë të nxehtë” sa i takon papastërtisë ne territor, mesazh ky drjetuar kryetarit të bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Më tej Rama tha se do të ketë sanksione ligjore për ata që nuk marrim masa. Po ashtu kryeministri bëri të ditur se do të ketë një fond ekstra për bregdetin dhe një task-forcë që do të mbikëqyrë këtë proces. “Të gjithë kanë…

Read More

Mbrëmjen e djeshme Hyseni i ka shokuar të gjithë me rrëfimin e tij për konkurrenten e ‘Përputhen’, Alvisën. Ai ka treguar se ka qenë i lidhur me të gjatë kohës së tyre në program, mirëpo ajo e ka tradhtuar në 1 të natës me Bashkimin. Hyseni ka bërë publike regjistrime nga më të ndryshmet. Alvisa i ka mohuar të gjithë fjalët e tij. Sipas saj, arsyeja e vetme pse i ka folur Hysenit është sepse ndihej e kërcënuar nga ai. Në debat e sipër Alvisa ka zbuluar detaje tronditëse nga lidhja e tyre. Ajo ka treguar se Hyseni e dhunonte,…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha reagoi për incidentin e rëndë të ndodhur dje, në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Gazetarja së bashku me operatorin, u shtynë drejt greminës, nga një efektiv policie. “Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij! Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. “Fale se ka qenë i lodhur” – më tha dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.Dhe u mundova…

Read More

Gjyshja e 14-vjeçares nga Pogradeci që ka denoncuar se ngacmohej nga drejtoi i shkollës ka dhënë një prononcim për mediat. Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, tashmë është pas hekurave. Gjyshja e të miturës ka treguar se nuk ishte në dijeni të ngjarjes në fjalë, ndërsa theksoi se drejtori kishte dy javë që i shkruante mbesës së saj ‘fjalë turpi’. Po ashtu, e moshuara tha se mbesa jetonte me të pasi prindërit i kishte emigrant. Gjyshja ka kërkuar nga shteti dënim maksimal, ndërsa shtoi se për abuzuesit duhet dënim kapital, me varje. “I ka shkruar çupës në…

Read More

“The Judge” ka botuar, në korrik të 1938, në faqen n°17, poezinë e veçantë të shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Faik Konica, dedikuar asokohe “një diplomati që i trajtonte gjërat më të vogla me shqetësimin më të madh”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Diplomati ceremonial Nga Faik Konica -Ministri shqiptar në Shtetet e Bashkuara “Duhet të jetë rritur që nga viti i kaluar!” – Burimi : The Judge, Korrik 1938, f.17 (Diplomatët aktualë kanë një sens humori dhe kultivojnë një thjeshtësi të dashur në…

Read More