Author: tirana

Që në ditët e para të pandemisë, Bashkimi Europian ka qenë në krah të Shqipërisë me pajisje moderne mjekësore dhe vaksina që kanë shpëtuar shumë jetë. Delegacioni i BE-së në Tiranë ndau sot mesazhin sensibilizues të mjekut infeksionist, Tritan Kalo, ndërsa nënvizoi se “ne duhet t’i rikthehemi jetës normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe vaksinimi është e vetmja rrugë”. “Që prej fillimit të pandemisë, të shumtë ishin shqiptarët që rrezikonin të humbisnin familjarët e tyre, miqtë dhe të dashurit. Betejat kundër një sëmundje të re kishin nevojë emergjente për mjete të shumta dhe teknologji të re”, tha…

Read More

Shega ndihmon të mbani nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim. Ky frut i parajsës lufton simptomat e depresionit sidomos tek gratë. Nga ana tjetër, shega ndihmon me tretjen. Ajo e mban sistemin tretës të shëndetshëm për shkak të nivelit të lartë të fibrave. Sipas të dhënave, ngrënia e një shege çdo ditë është alternative e duhur për të marrë fibër sepse një frut plotëson 45% të dozës së rekomanduar ditore. A mund të konsumohet me stomakun bosh?Shumë njerëz e hanë shegën me stomak bosh megjithatë organizmi i çdo…

Read More

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Ardit Hidën, i cili akuzohet se vrau me thikë 26-vjeçarin Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin. Autorit i krimit ka rrëfyer para gjykatës se ai ka qenë i dehur në momentin kur ka sulmuar me thikë dy vëllezërit. “Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Njoftimi: 08 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440. Në total numri i rasteve aktive është 462.

Read More

Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka reaguar përmes një postimi në tëitter, ku shkruan se ndodhet në Shqipëri për të parë nga afër progresin e bërë në rrugën drejt BE-së. “Jam në Shqipëri tani. Është shumë e rëndësishme të shihet nga afër progresi i bërë nga vendi në rrugën për në BE”, shkruan ajo.

Read More

Pak çaste më parë ka përfunduar mbledhja që kryedemokrati Lulzim Bashës thirri sot në selinë blu me grupin parlamentar të PD-së. Pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për ABC, deputetja Albana Vokshi bëri me dije se gjatë mbledhjes kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen. “Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur ajo. Pas mbledhjes së një dite më parë kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë…

Read More

Ermal Mamaqi ka deklaruar se Elvana Gjata është aktorja më e paguar e filmave shqiptarë. Në një intervistë për “Prive”, ai foli për “Dy gisht mjaltë 2”, duke njoftuar se së shpejti do të nisë punën mbi këtë prodhim, ku protagoniste kryesore ishte dhe këngëtarja. “Unë mendoj se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari. ‘Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik. Elvana gjithashtu është një nga njerëzit e mi të dashur, e cila…

Read More

Banorët e ‘Big Brother VIP’ kanë vijuar diskutimet mes tyre për tema nga më të ndryshmet. Gjatë diskutimeve ishte aktorja, Arjola Demiri e cila mori vëmendjen pas një deklarate që bëri lidhur me meshkujt. Ajo ndër tjera tha se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen dhe se nuk mund ta përballojnë. “Mua në përgjithësi meshkujt më kanë frikë dhe bëjnë mirë sepse nuk më përballojnë”, ka thënë Arjola duke qeshur. Kujtojmë që Arjola është nënë e tre fëmijëve nga martesa e kaluar, ndërsa ka deklaruar se aktualisht është beqare dhe e fokusuar ndaj familjes së saj. Ndërkohë, në spektaklin e…

Read More

Banorët e “Big Brother” kanë marrë disa minuta më parë nëpërmjet një zarfi lajmin se aktori Igli Zarka ka lënë një mënyrë të menjëhershme shtëpinë për arsye shëndetësore. Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti. Ata janë në dilemë nëse do të kthehet sërish aktori në shtëpi apo rrugëtimi i tij mbaroi këtu. Donaldi është shprehur se në kontratën e tyre shkruhet se në rast problemesh shëndetësore, banorët shoqërohen në spital për tu rikthyer në shtëpi pasi janë në gjendje të mirë.

Read More

Ditën e djeshme konspiracionisti Alfred Cako u pyet nga moderatori Edi Manushi në lidhje me mikun e tij Sabianin. “Taktika e mikut tënd Sabianit në Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar Cakos, i cili tha se nuk beson se ka një të tillë. Më pas ai tregoi edhe një histori të trishtë të këngëtarit të njohur, i cili prej 1 muaji ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Ata nuk besoj se kanë ndonjë taktikë, taktika është e Zotit. Sabiani është besimtar, unë e di shumë mirë se kam parë shumë skena. Po ju tregoj vetëm histori të vogël, fare…

Read More

Deputeti i PS, Erion Braçe tha se buxheti 2022 ka vënë shumë para në dispozicion të Shëndetësisë dhe se që këto para të jenë vërtetë efektive dhe të përkthehet në shërbime duhet që të ketë një program të qartë dhe plan veprimi. “63 mld leke para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para 27 mld lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po ti vesh në raport këto shume me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i…

Read More

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim i ka dhënë fund beqarisë.Ajo është martuar ditën e djeshme me diplomatin shqiptar në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Fracesk Fusha. Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në kryeqytetin italian, Romën. Lajmi i ëmbël është bërë i ditur nga Ambasadorja Haxhitasim, e cila ka publikuar në Facebook dy foto nga martesa, ku shfaqet e veshur me të bardha dhe padyshim në krahët e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

Read More