Ditën e sotme disa media raportuan se Ermal Fejzullahu ka pësuar një “sulm të rëndë” dhe është në gjendje kritike shëndetësore. Lajmi që shqetësoi fansat e tij ka qenë krejtësisht i pavërtetë. Ka qenë Ermali ai që ka përgënjeshtruar lajmet duke bërë të ditur se është shëndosh e mirë. Këngëtari në një postim të publikuar në rrjete sociale theksoi se nuk ka ndonjë problem dhe dënoi mediat në fjalë për këtë lajm. “Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo…
Author: tirana
DJ i mirënjohur shqiptar, Vin Veli, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku mes të tjerash ka zbuluar se ka marrë një ftesë nga “Big Brother VIP Albania”, por e ka refuzuar. “Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura.”-tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin. Mirëpo, pas kësaj vajzat në program, Shqipja dhe Erjola, e kanë ngacmuar duke thënë përgjigjia nuk ishte e sinqertë. Madje, Erjola i tha se me…
Travis Scott dhe Drake janë paditur për incidentin në Astroworld të premten e 6 nëntorit ku u shkaktuan 8 viktima. Avokati i Teksasit, Thomas J. Henry ngriti një padi të dielën kundër reperëve. Sipas një raporti nga “The Daily Mail”, padia është ngritur në emër të një pjesëmarrësi në koncert, Kristian Paredes, 23 vjeç, nga Austin. Paredes thuhet se ka paraqitur ankesën duke kërkuar më shumë se një milion dollarë dëmshpërblim pasi dy reperët dyshohet se “nxitën turmën” ku ai u plagos. Në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite, kryebashkiaku i Huston, Sylvester Turner konfirmoi se ndërsa mosha e…
Alvisa dhe Hyseni janë dy personazhet më të komentuara në rrjet pas “Për’puthen Prime”. (KLIKO) Një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi Arianin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike e shantazhet një pjesë e madhe i dolën krah ditëve në vijim përmes rrjeteve sociale. Një prej të cilëve ka qenë Edi. Përmes një videoje ai ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë. Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë. ‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur…
Shiu dhe mungesa e diellit mund të bëjnë që shumë njerëz të mos ndihen në formën e tyre më të mirë. Moti me shi dhe i zymtë ka një “reputacion” të keq. Kushtet e vështira i shkatërrojnë planet tona për të dalë, por ka ende shumë aktivitete argëtuese që mund të bëni në ambiente të mbyllura, këto kohë. Në vend që ta shpenzoni të gjithë ditën duke fjetur, na lejoni t’ju propozojmë disa alternativa tepër interesante. Gjëra vajzash? Ok. Diçka romantike? U tha u bë. Nuk doni të ngriheni nga divani përveçse për të marrë ushqimet në frigorifer? Të kuptoj…
Zef Kovaçi, babai i dy vëllezërve në Elbasan që u përfshin në një përleshje me thika dhe njëri prej tyre, Florenc Kovaçi mbeti i vdekur ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me akuzat se kishin shfrytëzuar një 14-vjeçare për prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike. Zef Kovaçi tha se Mikeli është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka shumë të thellë. Ai ka treguar një rast kur nëna e 14-vjeçares i kishte shkuar në shtëpi në mes të natës për të kërkuar vajzën, por ajo ndodhej në vend tjetër. Sipas tij “e mitura merr njerëz në qafë”. Sa…
Ne e dimë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për trupin tonë, ndaj pse të mos bëjmë të njëjtën gjë me flokët? Shumë prej nesh i lidhin flokët në bisht çdo ditë, pa menduar për ndikimin që kjo ka në flokët tanë. Nëse jeni dikush që rregullisht i mban flokët në një bisht të lartë, atëherë mund të dëshironi të rimendoni stilin tuaj të veçantë, pasi fansat e flokëve dhe bukurisë kanë zbuluar se ky model flokësh po shkakton dëme serioze. Një grua, Anne Li zbuloi në TikTok dëmin që një bisht i lartë po i shkakton flokëve tuaj.…
Aktori igli Zarka ka vendosur të lërë menjëherë shtëpinë e ‘Big Brotehr Vip”. Banorëve iu ka ardhur një zarf i zi nga “Vëllai i Madh”, ku bëhej edhe njoftimi për vendimin e Iglit. Mësohet se shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e Iglit, e cila kërkon kujdes mjekësor. “Banorë, Vëllai i Madh ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother. Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbimine nevojshëm jashtë shtëpisë”, thuhej…
Dashi Dëgjoni zërin e brendshëm këtë fundjavë, sepse do ta gjeni veten të ngecur me punën apo qoftë edhe me problemet e botës dhe mund të humbisni një mesazh të rëndësishëm. Qetësoni mendjen herë pas here. Demi Keni lindur me disa talente të mrekullueshme dhe duhet t’i përdorni ato për të përmirësuar si veten ashtu dhe botën rreth jush. Thellë e dini mirë se çfarë duhet të bëni me jetën, ndaj lëvizni dhe futjuni punës. Binjakët Eprorët mund të duket sikur i kanë të gjitha përgjigjet, por shumë prej tyre janë po aq konfuzë sa ju. Nuk ka përse të…
Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell ka mbërritur sot në Tiranë. Nga ajo që u raportua në media, u bë me dije se Grenell mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ndërsa pas mesditës është fotografuar në kafenenë e një prej hoteleve kryesore në kryeqytet. Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim njoftoi mbërritjen në vendin tonë të dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Slotkin, David Valadao dhe La Turner. Kim bëri me dije se kongresmenët ndodhen këtu për të zhvilluar takime të rëndësishme me disa prej liderëve shqiptarë.…
Duhet të alarmohemi për shtetet e vogla ishullore, që janë të parat të kërcënuara nga mbinxehja e Tokës, deklaroi sot ish-presidenti amerikan, theksoi Barack Obama në samitin e COP26. Ish-presidenti amerikan ishte sot protagonist në konferencën për klimën, përfshirë një tryezë të rrumbullakët me të rinj dhe me sipërmarrës privatë. “Ne të gjithë kemi një punë për të bërë si edhe sakrifica”, theksoi Obama, i rritur në Havai dhe që e konsideron veten “një fëmijë ishulli”. ”Në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e përparimit tonë në luftën kundër ndryshimeve klimatike ndaloi kur pasardhësi im (Trump) vendosi të tërhiqej në mënyrë…
Burg pa afat ka kërkuar Prokurori Ritvan Sukaj dhe po këtë masë la në fuqi gjyqtarja Miranda Konica për punonjësin e policisë Sokol Fana si dhe për shtetasin Klodjan Hajderlli , pronar i një lokali të njohur në Elbasan të cilët u arrestuan në fundjavë për shpërdorim të detyrës. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë e arrestuan në flagrancë tri ditë më parë punonjësin e policisë, Sokol Fana me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 26-vjeçari ka…