Author: tirana

Janë zbardhur detaje nga vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Rreth orës 15:00, Fredi Rrushi raportohet se ka shkuar drejt Dajtit me biznesmenin Hoxha. Mësohet se Rrushi ka ekzekutuar Hoxhën, dhe më pas është nisur sërish drejt Tiranës. Prokuroria ka dokumentuar itinerarin e viktimës dhe autorit nga qelizat telefonike. Një ditë pas vrasjes, Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, rreth orës 5 të mëngjesit. Në këtë orë, dyshohet se ai ka fshehur trupin e viktimës, duke e mbuluar me dhe e gurë. Ndaj Fredi Rrushit mësohet se rëndojnë tre akuza, “vrasje me paramendim”, “armembajtje pa leje” dhe “zhdukje kufome”

Read More

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri. Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë,…

Read More

Një studente pretendon se është rrahur nga një inxhiniere dhe shkaku i sherrit midis të dyjave është një mashkull. Por teksa të dyja vajzat kanë përfunduar në polici, i riu ka refuzuar të paraqitet pranë drejtorisë vendore përmendi një burim i sigurt duke thënë vetëm kaq në telefon: “Nuk vij në polici për punë grash”. Mbasi kanë marrë dëshmitë, policia ka ngritur ndaj të dyja vajzave nga kryeqyteti akuzën e kanosjes së rivales. E akuzuara e parë, me profesion inxhiniere është ish e fejuara e H. , një 33 vjeçari i cili e braktisi atë mbas një lidhjeje disa vjeçare.…

Read More

Një person ka rënë në pranga pasi u konstatua se në lokalin e tij në rrugën “Studenti”, në Gjirokastër ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Sipas informacioneve nga policia bëhet me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari Mikeliano Kalemaj, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të…

Read More

DASHI JAVOR Nje jave sa me te mbare ju urojme këtë javë do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit dhe kontaktit tuaj me të tjerët pasi katrori i Mërkurit në shenjën e Akrepit me Saturnin në Ujor në 10/11 ka të ngjarë të krijojë një humor përçarës që do të sjellë fjalë “të mprehta”. Mundohuni të shmangni skenarin e mësipërm në mënyrë që të mos ketë konfrontime dhe keqkuptime me të dashurit tuaj dhe veçanërisht me miqtë tuaj. Një ditë pas sheshit të Marsit me Saturnin tregon se shqetësimi juaj për disa gjëra do të vazhdojë, por përpiquni t’i filtroni…

Read More

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë, Sorina Koti, Emilja Koliqi dhe Arbi Agalliu u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto dhe Bujar Muço. Ata thanë se, përveç kreditimit, një ndihmë e madhe për biznesin do të ishte shtyrja e fiskalizimit, proces që kushton mesatarisht 1 mijë euro për çdo biznes. “Nuk jemi kundër inovacionit, por qshtë barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit. Ne kërkojmë të shtyhet dhe të shikohet mundësia për një fiskalizim më të thjeshtë dhe me sa më pak kosto”- u shprehën përfaqësuesit e…

Read More

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Orikumi, i cili është një nga 14 pikat ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, ka nisur të punohet për pastrimin e bregdetit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka paralajmëruar se do të nisin gjobat për çdo rast të abuzimit me mbetjet. Ndërkohë, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se do të nisin që tani puna për sezonin e ri turistik. “Javës që vjen do të zhvillojmë një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive të qyteteve bregdetare. Do të krehim të gjithë territorin”, -pohoi ministrja. Rama tha…

Read More

Kylie Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë të saj dhe Travis Scott, mori pjesë në festivalin Astroworld, në të cilin u vranë tetë persona. Ajo ndau disa postime në Instagram, të vajzës së saj trevjeçare, Stormi, e cila shikonte të atin, Travis Scott duke performuar. “Të gjithë janë të tronditur dhe të mërzitur,” tha një burim i brendshëm për People, të shtunën. Kylie dhe Kendall ishin në publik, por nuk janë lënduar”. Shefi i Zjarrfikësve të Houston, Sam Peña konfirmoi tetë njerëz ishin vrarë, ndërsa turma prej 50,000 të pranishmëve nxitoi në skenë për të parë reperin.…

Read More

Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka goditur me makinë një punonjëse policie. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.1 në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga efektivit, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi Bruno Meta, 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë me inicialet B.Gj. Nderkohe shtetasit Artmirnejdi Kasaj, dhe Staf Gaçi, 26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

Read More

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me arrestimin e vëllait të Ferdinand Rrushit, autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Ky i fundit u gjet i pajetë në një humnerë në Qafë Mollë të Dajtit. Pajtim Rrushi, akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij për fshehjen e kufomës së 43-vjeçarit. Lala tha se grupi hetimor, pas këqyrjes së vendit ku u gjet viktima, krijuan dyshime se për shkak të terrenit të vështirë, dhe se autori ishte ndihmuar nga dikush. Mësohet se vëllai i autorit të dyshuar kishte refuzuar disa ditë që të dorëzonte makinën të autoritetet, e…

Read More

Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre. burime nga policia e Vlorës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. B., 45 vjeç, banues në Borsh të Himarës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike e llojit kanabis Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Read More