Kryeministri Edi Rama ka replikuar në kuvend këtë të hënë me deputetin e partisë Demokratike Ervin Salianji. Rama ka komentuar akademinë e barinjve, ku është shprehur se është një mundësi për të formësuar më shumë personat që janë të përfshirë në këtë kategori. Ndër të tjera ai ka deklaruar se PD nuk duhet të merret me atë pasi ai është vertët piktor po përpiqet të mësojë për shkak të postit ku është, dhe jo si ato që vetë flasin dhe vetë qeshin. “Fole sikur po ndaje delet para gostisë. Meqë u ka ngelur mendja te akademia e barinjve ju flas…
Author: tirana
Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnje dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për gazetën “ TA NEA”. Ai u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që “të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla”, duke shprehur vlerësimin e tij se “gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit”. Intervista u zhvillua mbrëmjen e së enjtes përmes WebEx, pak pasi Edi Rama u kthye në Tiranë nga Beogradi, ku u takua me presidentin…
Emigrimi i shqiptarëve për një pagesë më të mirë ka prekur edhe të punësuarit në administratën publike. Këtë konfirmoi Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi në Komisionin e Ligjeve duke i paraqitur deputetëve një kërkesë konkrete, rritje pagash që mos të largohen punonjësit. “Tre punonjës, më janë larguar për pagesë më të mirë, tre punonjës, dy IT e super trajnuar që ka pasur zyra e komisionerit, më janë larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë, një inspektor jurist më është larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë. Nuk ka interes sepse pagesa në sektorin privat…
Deputeti Fatmir Mediu mund të bëjë bashkë PD-PS. Vetë kryeministri Rama tha nga foltorja e Kuvendit se do të marrë pjesë në një tryezë të përbashkët për PD edhe të PS nëse Mediu e merr përsipër këtë nisëm. “E dëgjova me interes fjalen e z.Mediut dhe jam dakord që me e mira… Arsyet përse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë që t’i shtjellojmë sepse patjetër ka një listë arsyesh të ndryshme. Nëse z.Mediu merr një nisëm për të organizuar një tryezë të përbashkët për PD edhe të PS, unë do të marr pjesë pa kërkuar kush është.…
Deputeti Fatmir Mediu u ndal tek problematikat në rajon ku tha se Moska ka një skenar të përgatitur për të mbështetur Serbinë për të rifilluar një konflikt të dytë. Mediu tha po ashtu se Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. “Skenar i përgatitur në Moskë dhe i mbështetur nga Serbia për të rifilluar një konflikt të dytë mbas atyre të viteve ’90. Po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Shpenzimet ushtarake në Serbi duhet të jenë alarm, por për fat të keq ka reaguar vetëm Kroacia. Parlamenti britanik ngriti shqetësimin për një konflikt në Ballkan.…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Dy makina dhe një motor janë përplasur, ndërsa për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Agron Gjekmarkaj ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes. “Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale. Në…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar vizitën e dy delegacioneve të Kongresit të SHBA në Shqipëri dhe takimin që patën me kryeministrin Rama dhe shefin e opozitës Basha. Në një postim në twitter, Kim takimet e tyre me Ramën e Bashën tregojnë se marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë tejkalojnë politikën partiake. Kim shton se ligjvënësit kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznes dhe investime. Ligjvënësit amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehim të përkohshëm të sigurt në Shqipëri. “Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij. SHBA…
Një 47-vjeçare që bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, është vetëvrarë, duke u hedhur nga ura. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe. Ajo u rrëmbye dhe më pas u përdhunua dhe u shfrytëzua për vite të tëra si viktimë e prostitucionit në Itali. Shtetësja shqiptare, Adelina Sejdini kishte kërkuar statusin e refugjatit, që nuk iu pranua asnjëherë. Sipas medieve italiane, kjo ishte dhe arsyeja pse gruaja ndërmori aktin vetëvrasës. Disa ditë më parë, ajo tentoi…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1961 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 230 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar. Janë 8,012 pacientë aktivë me COVID19…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje. Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha. “Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim…
Aktori i famshëm belg i Holliëood, Jean-Claude Van Damme ka bërë shumë fytyra të ngrijnë dje në një program televiziv në Francë teksa pohonte se familje të fuqishme të bankierëve botërorë kontrollojnë kontinente të tëra të planetit. Drejtuesit e emisionit siç ndodh shpesh në këto raste tentuan të ndërpresin fjalën e tij dhe më pas edhe duartrokitjet e publikut dhe kaluan ne publicitet. Megjithse biseda ishte për zgjedhjet e ardhshme në SHBA, tema ndryshoi shpejt teksa aktori i famshëm i aksionit dhe arteve marziale tha se familjet e bankierëve Rothschild e Rockefeller kontrollojnë fshehtësisht kontinenete të tëra me anë të…