COVID-19 prek përfaqësuesen gjermane. Me anë të një komunikate për mediat, Federata Gjermane ka njoftuar se gjatë grumbullimit, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve dhe një prej lojtarëve ka rezultuar pozitiv, pavarësisht se ishte i vaksinuar me të dy dozat dhe totalisht asimptomatik. Automatikisht, lojtari, emri i të cilit nuk bëhet publik, dhe katër lojtarë të tjerë, i janë nënshtruar karantinës, ndërsa pjesa tjetër e përfaqësueses është izoluar. Gjermania ka siguruar një biletë për në Katar2022 ndërsa dy ndeshjet e fundit do ti luaj kundër Lihtenshtejnit dhe Armenisë.
Author: tirana
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pohoi se do të vihen para ligjit të gjithë ata inspektorë në terren që nuk zbatojnë ligjin. Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari në Fier, Manja tha se raste të tilla nuk do të lejohen, ndërsa iu bëri thirrje atyre që mos të bien pre e kërcënimeve të inspektorëve që kërkojnë lekë. “Procesi anti-korrupsion do të jetë transparent dhe tolerancë zero për këdo që do të na dalë përpara. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë , na kanë në krah sepse nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes…
Çështja e pengimit të cerfitikatës së vaksinimit nga Greqia u bë temë e diskutimit në komisionin e Shëndetësisë. Deputetja e PD, Oriola Pampuri ngriti shqetësimin e problemeve që po hasin qytetarët shqiptarë me certifikatën e vaksinimit. Në përgjigje ministrja Manastirliu mohoi të ketë ndryshim sa i përket shtetit fqinj në këtë drejtim. Pampuri: Tani që flasim më kanë shkruar shumë qytetarë, për atë që ne e kemi ngritur shumë si problem, atë të vaksinave. Greqia nuk e njeh certifikatën e vaksinimit sikurse ju e trumbetuat me të madhe. Tani në këto momente, shumë shtetas kanë probleme me vaksinat Pfizer dhe…
Në sfidën më të rëndësishme të kualifikueseve, atë përballë Zvicrës, ku luhet vendi i parë në grup, Italia humbet dy titullarë me peshë, Zaniolo dhe Pellegrini, të cilët pas ekzaminimeve janë rikthyer në shtëpi. Në lidhje me Barella, situata e mesfushorit të Inter nuk është shqetësuese por do të monitorohet në ditët në vijim. Gjithçka në rregull kur bëhet fjalë për dyshen e qendrës, Bonucci-Chiellini. Në konference për shtyp, trajneri Roberto Mancini vlerësoi Zvicrën dhe kërkon nga ekipi të jenë të qetë: “Duhet të jemi të qetë për të përgatitur si duhet këtë sfidë të rëndësishme. Historia na ka treguar…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aktivitetin që po organizon sot Rama, ku po prezantohet buxheti i Ministrisë së Brendshme.Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Salianji tha se Rama poshtëron policinë me propagandë politike. REAGIMI I SALIANJIT Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur! Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin! Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të…
Policia e Shtetit është përgjegjëse për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë. Mesazhin e qartë Kryeministri Rama e kishte për policët gjatë prezantimit të buxhetit 2022. “Sot jemi në fazën kur me një financim të siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është mundësuar qendra e kontrollit të rrugëve të Shqipërisë dhe po punohet për sistemin e kamerave inteligjente që do të heqë patrullat nga vendi. Projekti tjetër do të jetë ai i satelitëve. Ne do të kemi në dispozicion të institucioneve shtetërore të dhëna në kohë reale çdo ditë. Policia e Shtetit do të ketë…
Kryeministri Edi Rama teksa kujtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars, theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme. Rama tha se kjo çështje u shoqërua me humor dhe të qeshura, ndërsa shtoi se nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin. “Projekti tjetër që do të jetë ndihmë për policinë, është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar për ta. Keni parë dhe shumë gallatë dhe humor me satelitët. Megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, se e qeshura shëndet bëhet, me satelitët,…
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e buxhetit të 2022 për Ministrinë e Brendshme, u ndal tek incidenti me gazetaren e ndodhur në ngjarjen ku mbeti i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha. “Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në fjalën e tij në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për policinë e Shtetit ka theksuar se vëmendje kanë rritja e pagave dhe investimet për të përmirësuar teknikat dhe mënyrat për të luftuar krimin. Sipas tij punonjësit e policisë së shtetit që punojnë larg vendbanimeve do të kenë një bonus deri në 150% të pagës aktuale që ato marrin për ti motivuar dhe për ta bërë më të lehtë shpenzimet që ato kanë. “Sfida jonë mbetet gjithmonë vetvetja dhe jemi në momentin që duhet të bëjmë një kapërcim tjetër të madh që është rritja…
Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe trajtoi disa shqetësime dhe problematika me të cilat sipas tij po përballen bujqit në vend. Gjatë fjalës së Braçe tha se sektori i bujqësisë është një ndër të cilët ka me shumë vështirësi dhe problematika. Ai gjithashtu theksoi se i gjithë problemi vjen nga paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse. “Ti shtosh një tjetër hall që vjen nga apo paqëndrueshmëria e politikave qeverisëse është shumë. Kudo mund të mbajë struktura por të bujqësia nuk mban. Ju e njihni fare mirë. Problemi i i parë është qëndrueshmëria e politikave në bujqësi…
Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ ka mbërritur një tjetër zarf/ Kësaj here ata janë surprizuar nga ‘Vëllai i Madh’ me një njoftim të rëndësishëm. “Vëllai i Madh” ka vendosur t’u tregojë banorëve disa komente nga publiku. Personazhet e njohur do të kenë mundësinë të lexojnë një vlerësim dhe një vërejtje. Në letrën e lexuar nga Iliri, thuhet se në monitor do të shfaqen komente me emrin e tyre të fshirë. Mbasi të shikojnë njërin koment të gjithë me radhë duhet të thonë se cilët prej tyre janë përfshirë në koment. Në duar do të kenë letrat me emrin e…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit t ë karburanteve. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore me Shoqatën e Bashkive, Veliaj kërkoi ‘ndihmë’ për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e ‘barrës’ që i takon. “Kemi një…