Author: tirana

Endrik Beba ishte i ftuar këtë të martë në emisionin e mëngjesit në ABC, ku foli për arsyen e largimit nga grupi Lynx, shkëputjen nga muzika si dhe rrëfeu për herë të parë sëmundjen e të birit. (KLIKO) Gjatë bisedës me moderatorin, Alban Musa, ish-vokalisti i grupit, tregoi se ishte infektuar pesë herë me virusin COVID-19. Këngëtari tregoi se testohej shumë shpesh për të parë nëse është infektuar për shkak të familjes së tij ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur simptoma të rënda. “Kam kaluar pesë herë Covid-19. Hera e parë ishte në fillime që sapo ishte përhapur në…

Read More

Rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet edhe me një korsi. “Ne kemi një projekt për rrugë shpejtësie, Elbasan-Pogradec-Qafë Plloçë, problemi është kjo rrugë do të kërkonte më shumë se 5 vite. Për këtë arsye është vendosur që në çdo rast rruga alternative për një rrugë kombëtare për të ardhmen është e domosdoshme. Ajo rrugë nuk mund të qëndroj më në ato parametra sepse është rrugë e rëndësishme dhe brenda vitit 2022 do të nis zgjerimi i kësaj rruge. Projekti po përfundon, ka pasur një studim fizibiliteti. Zgjerim segmenti deri në Qafë Thanë, si në Qafë Thanë që ka zgjerim 2…

Read More

Një hetim disa mujor nga Prokurori Madrid Kullolli, i cili ka nxjerrë 5 fletë arreste ditën e sotme për disa nga personat e akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi me TVSH-në që i ka shkaktuar shtetit rreth 6 mln euro dëm ekonomik. Këta persona kishin ngritur 5 kompani fantazmë, për llogari të të cilave prisnin kuponë TVSH-je fiktivë, teksa kishin investuar në prona që janë sekuestruar tashmë nga prokuroria. OPERACIONIN I KODUAR -SKEMA-Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik…

Read More

Krijuesi i serialit Netflix Squid Game ka konfirmuar se seriali i njohur do të rikthehet për një sezon të dytë. Regjisori dhe shkrimtari Hëang Dong-hyuk tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të krijonte një sezon të dytë pas popullaritetit global të dramës distopike. Shfaqja arriti një vlerësim mbarëbotëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix. Pas konkurrentëve të dëshpëruar dhe të ngecur në para në një lojë të sëmurë të jetës dhe vdekjes për argëtimin e një elite të pasur, Squid Game konsiderohet të jetë një analogji therëse…

Read More

Lady Gaga ka zbuluar për herë të parë se ka veshur një fustan antiplumb për të kënduar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden. Krijuesja e hitit “Poker Face” performoi në ceremoninë në janar, duke kënduar Star Spangled Banner përpara se Zëvendëspresidentja Kamala Harris të betohej përpara Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DC. 35-vjeçarja foli për rolin e saj në inaugurimin presidencial dhe tha se ishte një nga ditët më krenare të gjithë jetës së saj. Ajo i tha British Vogue se kishte një “frikë të thellë” kur Donald Trump ishte president dhe tha se largimi i presidentit të…

Read More

Një studim ka përcaktuar kohën më të mirë për të shkuar në shtrat nëse doni të mbani zemrën tuaj të shëndetshme. Dihet mirë se shumë pak gjumë është i keq për ju – por koha kur flini mund të jetë po aq e rëndësishme. Shkencëtarët kanë zbuluar se ora 22:00-23:00 është koha ideale. Njerëzit që flenë shumë herët ose shumë vonë kanë deri në 25% më shumë gjasa të kenë sëmundje të zemrës ose të kenë një goditje në zemër, thanë ata. Dr David Plans, nga kompania e teknologjisë shëndetësore Huma, tha: “Gjatë miliona viteve ne kemi evoluar për të…

Read More

Nervi shiatik është nervi më i gjatë në trup: ai fillon nga pjesa e poshtme e shpinës dhe përfundon në këmbë. Dhimbjet e nervit shiatik janë një grup simptomash të lidhura me inflamimin e nervit shiatik, shkaqet e të cilit mund të jenë të ndryshme. Nervi shiatik shkakton simptoma të tilla si dhimbje në fund të shpinës, në një këmbë, ndjesi shpimi gjilpërash, mpirje, humbje të ndjesisë dhe vështirësi në lëvizje. Shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve të nervit shiatik është disku i hernies. Është e mundur që të lehtësohen dhimbjet e nervit shiatik në një mënyrë të natyrshme duke…

Read More

Në mediat turkeka qarkulluar lajmi se këngëtarja Morena Taraku është në një lidhje me këngëtarin Berdan Mardini. Mediat më prestigjoze turke shkruajnë se ata janë fqinj në Stamboll dhe frekuentohen me njëri-tjetrin prej kohësh. Ndër të tjera, bëhe me dije se Mardini është ndarë së fundi nga bashkëshortja, me të cilën ka edhe dy fëmijë, ndërsa ajo nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen. Vetë këngëtari e ka konifrmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ish-Miss-in kosovar. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ish-bashkëshortes së tij, e cila ka reaguar në…

Read More

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur zyrtarisht punën, me përfundimin e përzgjedhjes së 20 këngëve pjesëmarrëse, përfshirë edhe kategorinë e të rinjve.Nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga:Ardit GjebreaElton DedaMarjan DedaKlodian QafokuZefina HasaniArta MarkuRedi TreniNë Festivalin e 60-të, do të konkurrojnë midis tyre këngët e interpretuara nga:Alban RamosajDenis SkuraEvi ReçiGjergj KaçinariJanex (Xhejn Kumrija)Kastro ZizoKellyMirudRezarta SmajaRonela HajatiSaimir ÇiliStefi dhe Endri PriftiShegaUrban BandEldis ArrnejtiEster ZahiriKejsi RrustjaOlimpia SmajlajViola XhemaliXhuljana Pjetra

Read More

Dashi Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur. Demi Duket se fati do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontaktet të shumta në planin sentimental. Binjakët Qielli juaj nesër pritet të jetë i pastër, duke premtuar një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin. Gaforrja Duke pasur parasysh situatën yjore, të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa…

Read More

Debatet nuk munguan as dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pavarësisht përpjekjes së kreut të PD-së për të diskutuar vetëm për veprimtarinë parlamentare. Gazeta Panorama ka zbardhur debatet me dyer te mbyllura në selinë blu! Mësohet se kreu i selisë blu, Lulzim Basha, i cili hapi mbledhjen, u kërkoi deputetëve që të analizojnë me kujdes projektbuxhetin dhe të nxjerrin problematikat. Ndërkohë që kërkoi edhe aktivizim në komisione. Në vijim u tregoi deputetëve se përse do të kërkonin që miratimi i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore të shtyhej për në mbledhjen e ardhshme. Basha u ka shpjeguar…

Read More