Author: tirana

Një i ri i pajisur me thikë ka kërcënuar kalimtarët në rrugët e Oslos. Ai është vrarë nga policia, përpara se të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Mediat në Norvegji shkruajnë se i riu ishte i zhveshur nga mesi i lart dhe endej nëpër rrugë me një thikë në dorë. Mësohet se ai ka plagosur lehtë një polic, i cili iu sul për ta neutralizuar. “Deri më tani nuk kemi asnjë informacion se kjo është e lidhur me terrorizmin”, tha shefi i lartë i policisë Egil Joergen Brekke në një konferencë shtypi.

Read More

Sipas një studimi, mesa duket paska një kohë të duhur për gjumin, ajo është ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00. Ky orar gjumi rekomandohet për të pasur një shëndet të mirë të zemrës, tregon studimi i cili ka pasur 80,000 vullnetarë në të. Sipas ekspertëve britanikë, sinkronizimi i gjumit për t’ju përshtatur trupit tonë do të reduktojë rrezikun e problemeve të zemrës. Ritmi biologjik i trupit gjatë 24 orësh-it është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tonë, gjithashtu mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut. Studimi i cili është publikuar në Ditarin Europian për Zemrën, mblodhi oraret e fjetjes dhe zgjimit gjatë…

Read More

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit. Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës. Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij…

Read More

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi. Lajmin në lidhje me këtë e ka dhënë këngëtari me origjinë nga Shqipëria, Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis. Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetëshpallen grekë. Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi…

Read More

Ankthi është një emocion normal që shkakton rritje të vigjilencës, frikës dhe shenjave fizike, të tilla si rrahjet e shpejta të zemrës. Megjithatë, simptomat mund, për disa, të bëhen dërrmuese dhe mund të ndikojnë kryesisht në jetën e përditshme, punën dhe marrëdhëniet e një personi. Por, si mund të lehtësoni natyrshëm simptomat që lidhen me ankthin? Flini më shumë Një studim në Bibliotekën Kombëtare të Shëndetit hetoi privimin e gjumit dhe ankthin e shkaktuar. Studimi përfshiu 13 pjesëmarrës meshkuj, pas 30 orësh privim gjumi dhe pas një privimi të pjesshëm të gjumit të natës. Ankthi i gjendjes u mat përpara…

Read More

Naftëtarët e Ballshit do marrin për dy vite rresht pagë nga buxheti i shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Është marrë një vendim në Këshill të Ministrave që të mbulohet nevoja e naftëtarëve, e 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit, që dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shtetit duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompesuar vitin e kaluar dhe do i kompesoje edhe në buxhetine 2022, me një shumë totale prej 300 mln…

Read More

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022” për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në fjalën e saj kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko kërkoi më shumë fonde për pajisjet elektronike të institucionit. Qirko tha se, “pas katër vitesh punë dhe angazhim maksimal, KPK ka dhënë kontributin më të rëndësishëm në avancimin e procesit të rivlerësimit kalimtarë të subjekteve të rivlerësimit duke i hapur kështu rrugën ngritjes së institucioneve të reja të sistemit dhe të Reformës në Drejtësi”. “KPK, për hartimin e kërkesave…

Read More

Pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se: 1. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek. 2. Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë. 3. Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane…

Read More

Deputetet e PD-së u përplasën sot në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Teksa deputetja e PD Albana Vokshi lexonte shifrat e mjekëve të larguar në Gjermani, ministrja jashtë mikrofonit, iu drejtua deputetes së PD Ilda Llori, e cila është mjeke në profesion, duke i thënë me ironi se nëse dëshiron, mund ta dërgojnë vullnetare dhe atë në Gjermani. Kjo deklaratë ka ndezur debatin, duke bërë që deputetet e PD të acarohen dhe ta kritikojnë ashpër ministren për ofendim ndaj saj dhe të gjithë mjekëve. Debati në komision: Albana Vokshi: A ka mundësi…

Read More

vokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar sot për herë të parë në një komunikim me rubrikën ‘Opinion’ betejën e tij me Covid-19 Në një lidhje skype Ngjela tha se tashmë është negativizuar, ndërsa shtoi se virusin e kaloi në shtëpinë e tij dhe lehtë. Mes të tjerash avokati pohoi se ishte infektuar me Covid pasi kishte bërë vaksinën. Ndër të tjera ai tha se shumë pak njerëz të politikës e dinin. “Shumë mirë jam. Kam përfunduar të gjitha. Dal, bëj, por ruhem nga korentet ende. E kalova në shtëpi. Isha post-vaksinë. 2-3 ditë pata shqetësim, kisha medikamente. Kisha pak…

Read More

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja. Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës. Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot…

Read More

Disa të reja në Tiranë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për tre vajza të moshës 26, 19 dhe 18 vjeçe. Pas ndërhyrjes së policisë, në kontrollin fizik të 26-vjecares u gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua. “Është arrestuar A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua…

Read More