Author: tirana

Noizy njihet si një nga reperët dhe artistët më të dashur shqiptarë koncertet e të cilit janë gjithnjë plot. Ai së fundmi ka mbajtur një koncert në Londër dhe duket se ka thyer një rekord me numrin e pjesëmarrësve sa i përket një artisti shqiptar. Ai ka elektrizuar dëgjuesit me performancën e bërë dhe është kujdesur që të krijojë një super atmosferë. Videot nga ky koncert janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. E mes këngëve të interpretuara nuk ka munguar “Jena Mbretër”. Në momentin që po performonte, Noizy duket se i ka bërë edhe një ‘diss’ Babastars. Një varg…

Read More

Ndonjëherë nuk i durojmë dot komshinjtë. Ata mund të jenë të zhurmshëm, antipatikë dhe burim problemesh të ndryshme. Por mund të jenë edhe boksierë profesionistë, dhe atëherë mund të shpëtojnë jetën. Kjo ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të Romës, jo larg Piazzale Clodio, ku një grua 30-vjeçare i shpëtoi një tentative përdhunimi në apartamentin e saj nga ana e një ukrainasi 36-vjeçar, i sinjalizuar më parë si maniak seksual. Gruaja po rikthehej nga puna, rreth orës 11 të natës, kur u godit nga mbrapa në korridorin e pallatit nga ukrainasi që filloi ta zhvishte. Por italiania…

Read More

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit në vendin tonë. Shpesh në numrat e tij në “Klanifornia” ai ka përmendur e imituar personazhe të ndryshme publike. E fundit duket se ka qenë Arbana Osmani. Në rolin e Minionit, të shtunën ai ka përmendur moderatoren duke thënë: “O Arbana po pse s’më fute te “Big Brother VIP” mua ti? Po pse çfarë të dukem unë ty? Apo të kanë hipur p*rdhët se ke bërë një libër me gatime dhe të duket vetja kuzhiniere?”- mes të tjerash në rolin e tij. Këtë video ai e ka shpërndarë edhe…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar përplasjet në mes selisë blu të Lulzim Bashës dhe “Foltores” së Sali Berishës. Haklaj tha se bëhet fjalë për 2 grupe me një demarkacion të qartë, një pjesë e vogël që ka mbetur që mbështet Bashën, dhe të larguar nga PD ose pjesë e saj që mbështesin Berishën. “Më 11 dhjetor, Berisha e akuzon Bashën se ka shkelur statutin e PD, Kuvendi i 11 dhjetorit s’mund të shkarkojë Bashën. Berisha thotë do ta rithemeloj si të doni PD-në. Duke e rithemeluar të djathtën, se ai erdhi si hero në 1992. Por pastaj…

Read More

Artistja shumë e dashur shqiptare, Ronela Hajati, këtë vit u rikthye fuqishëm në muzikë pas një pauze, duke qenë mjaft aktive. Madje, ka realizuar edhe albumin e parë, të quajtur “Rron”, këngët e të cilit po i publikon hap pas hapi. Së fundmi këngëtarja ka udhëtuar për disa javë në Neë York, në Amerikë, dhe kjo i ka bërë ndjekëst kuriozë të dinë se ç’po kurdis Ronela. Ndaj, ajo i ka treguar të gjitha në në “mini-intervistë” në Instagramin e saj. Këngëtarja ka treguar se në Amerikë ka shkuar për qejf, por gjithashtu do të mbarojë një këngë që do…

Read More

Katër astronautë u kthyen në Tokë të hënën me kapsulën e kompanisë SpaceX, duke i dhënë fund një misioni 200-ditor në stacionin hapësinor që filloi në pranverë. Kapsula e tyre zbriti në mbrëmje pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës në Pensakola të Floridës, pas një udhëtimi tetë orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Kthimi i tyre i hap rrugën nisjes të mërkurën të katër astronautëve të tjerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Nisja e astronautëve, që do të zëvendësojnë kolegët e tyre të sapokthyer, ishte planifikuar të ndodhte më herët, por NASA ndryshoi planet për shkak të motit të keq…

Read More

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Në Tiranë Rutte do të takohet me kryeministrin Edi Rama në kuadër të një turi vizitash që Rutte do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor. Kjo vizitë do të ketë në fokus integrimin i Shqipërisë. Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të flasin në një konferencë për mediat. Agjenda: “Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në…

Read More

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie i çuditi të gjithë në premierën e “Eternals”, ku padyshim dukej mahnitëse, me një aksesor të pazakontë që ajo kishte vendosur në pjesën që lidh buzën e poshtme me mjekrën. Dizajnerja nga Austin, Teksas, Nina Berenato, e krijoi këtë bizhuteri, që rrëmbeu vëmendjen. Ajo ka thënë se është një aksesor i veçantë, në një formë të përgjithshme, që përshtatet sipas fytyrës. Por kujt tjetër ia kemi parë një aksesor të tillë? Në fakt jo vetëm një, por disa vajza të famshme kanë guxuar, si për shembull Megan Thee Stallion dhe Beyoncé. Kjo e fundit, kishte…

Read More

Këtë javë ka zhvillime të rëndësishme në betejën ndaj COVID-19-ës. Kompania farmaceutike Pfizer pritet të kërkojë autorizimin për vaksinën e tretë për personat e moshës 18 vjeç e lart. Ky lajm bëhet i ditur ndërsa Shtetet e Bashkuara hapën më në fund kufijtë për shtetasit e vaksinuar të dhjetëra vendeve. Falë këtij vendimi shumë familje po ribashkohen me njëra-tjetrën, sikurse tregojnë pamjet në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut. Ndërkohë heqja e kufizimeve ka krijuar radhë në kufirin me Kanadanë. Rikthimi në normalitet po nxitet nga përpjekjet e administratës së Presidentit Biden për vaksinimin. Fëmijët mbi 5 vjeç po marrin ndërkohë…

Read More

Ardit Çuni ishte banori që u largua javën e kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dhe për eleminim e tij, ai e ka të qartë ‘fajtoren’: Fifi. Sipas Arditi, ishte ajo që e penalizoi, kur zëvendësoi Granitin me të, për ta nxjerrë në nominim përballë Donaldit. Sot në “Shqipëria Live”, këngëtari përsëriti edhe një herë zhgënjimin nga mikja e tij. “Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një…

Read More