Author: tirana

Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Vlorë në kuadër të një operacioni të nisur nga policia për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Tre të arrestuarit janë konstatuar me armë pa leje me vete në momentin e kontrollit nga policia.

Read More

Ka ndryshime për sa i përket listës së Kombëtares për dy ndeshjet eleminatore të Kampionatit Botëror me Anglinë dhe me Andorën. Takimi i parë do të zhvillohet më 12 nëntor në “Ëembley”, ndërsa takimi i dytë në 15 nëntor në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” ka zbuluar ekskluzivisht se futbollisti Rei Manaj nuk është futur në listën e Rejas në këto dy ndeshje. Manaj në fakt nuk ka pasur një performancë të mirë në takimet e fundit kuq e zi dhe madje në ndeshjen e rëndësishme me Poloninë mori shumë kritika lidhur me produktin…

Read More

Një ngjarje tronditëse ndodhi të shtunën në Colorado të SHBA. Një 55-vjeçar vrau gruan dhe dy fëmijët e tyre, e më pas veten. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në El Paso. 55-vjeçari Christof Kreb, sipas hetuesve amerikanë, besohet se vrau gruan e tij me të cilën kishte 26 vjet martesë, Yvette Siegert-Kreb, 50-vjeçe dhe 2 fëmijët e tyre Felicity Kreb, 13 vjeçe dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit, sipas mediave amerikane ishte me origjinë shqiptare dhe raportohet se ishte adoptuar nga familja Kreb. Policia mori një telefonatë rreth orës 10:00 të paradites, për një person të lënduar. Kur…

Read More

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur…

Read More

Biznesmeni Elton Ilirjani ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Saimir Kodra duke i bërë thirrje të gjithë aktivistëve të komunitetit LGBT në Shqipëri që të bojkotojnë çdo show apo bisedë derisa të kërkohet falje. Ilirjani, i nxitur nga thirrja e gazetarit për “cunat” që të marrin armët për të pastruar qytetin, bëri një reagim në Instagram duke thënë: “Në një televizion kombëtar shqiptar po bëhet thirrje që të marrin armët dhe të qëllojnë e të pastrojnë qytetin e Tiranës nga njerëzit e komunitetit LGBT. Unë i bëj thirrje dhe i lutem të gjithë aktivistëve të komunitetit LGBT në Shqipëri: Bojkotoni çdo…

Read More

Një 41-vjeçar shqiptar në Itali ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi dyshohet për pjesëmarrje në prostitucion. Ai është prangosur në zonën e Bolsanos, ku dyshohet se shtrinte edhe aktivitetin e tij. Sipas informacioneve, autoritetet italiane kanë evidentuar shqiptarin i cili bënte xhiro të shpeshta rreth rrugës Siemens, duke transportuar vajza që dyshohet se ishin pjesë e këtij rrjeti. Ai u kap në flagrancë nga policia ku gjatë kontrollit, i gjetën 7000 euro cash që vijnë nga aktiviteti kriminal. Sipas mediave italiane, 41-vjeçari shqiptar ishte vendosur për të ruajtur zonën në mënyrë që të mos ketë incidente. Në fund…

Read More

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me takimin në Beograd për nismën “Open Ballkan”. Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë për të marrë pjesë në takim. Po ashtu në reagimin zyrtar, gjithashtu është përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së. “Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç…

Read More

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, rrugën që ai duhet të ndjekë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Sipas suedezit, Kylian Mbappe, duhet të përmirësojë lojën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Këtë sezon, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat, përfshirë finalen e UEFA Nations League, kur shënoi golin e fitores për Francën. Mbappe, 22 vjeç, gjithashtu është nominuar për Topin e Artë të vitit 2021, por Ibrahimovic beson se ai duhet ende të…

Read More

Dinamo ka mposhtur 2-0 Tiranën në “Air Albania”. Sfida që vlente për turin e dytë (1/8) të Kupës së Shqipërisë ka folur për Blutë, që I janë falur dy golave në pjesën e parë. Dinamo i shkakton kështu humbjen e parë sezonale Tiranës, që ka mundësinë pas tre ditësh të hakmerret për kampionat (e shtunë 19:45 “Air Albania”). Sfida e së mërkurës u zhbllokua nga Ibraimi në të 26 minutë, që ktheu në gol një penallti pas gabimit të Bekaj. Minutat e fundit të së parës kanë folur për Blutë që kanë gjetur golin e dytë me Skukën. Megjithë rritjen…

Read More

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë dhënë miratimin përfundimtar për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët 5 deri në 11 vjeç. Dr. Rochelle Walensky, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e dha miratimin përfundimtar të martën në mbrëmje. “Sot është një ditë monumentale në rrjedhën e kësaj pandemie,” tha Dr. Walensky. Ajo tha se ndërsa rreziku për raste të rënda dhe vdekjes është më i ulët tek fëmijët e vegjël sesa tek të rriturit, ai është real – dhe se COVID-19 ka pasur një ndikim të thellë social, të shëndetit mendor dhe arsimor tek fëmijët, përfshirë hendekun…

Read More

Qeveria amerikane ka shtuar katër kompani të huaja teknologjike në listën e kompanive që thotë se kishin “zhvilluar dhe kishin pajisur me programe kompjuterike spiunazhi qeveritë e huaja” dhe se ato “u përdorën për të vënë në shënjestër në mënyrë keqdashëse zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave.” Departamenti i Shtetit akuzoi kompanitë për “përfshirje në aktivitete që bien ndesh me sigurinë kombëtare ose interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”. Kompanitë janë NSO Group dhe Candiru të Izraelit, Positive Technologies të Rusisë dhe Iniciativa për Sigurinë Kompjuterike të Singaporit PTE. LTD. Këto kompani tani…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sonte në Beograd, ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç. Më herët sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Presidenti Aleksandar Vuçiç sonte do të shtrojë një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi. Vuçiç, Rama…

Read More