Author: tirana

Dashi Nisje e mirë me udhëtimet dhe aktivitetet sociale. Por mund t’ju duhet të bëni më shumë për të ndihmuar një shok për të arritur atje ku ai dëshiron. Nevojat e tyre duket se janë shumë më të mëdha edhe se tuajat, kështu që bëhuni gati të sakrifikoni. Demi Ajo që dukej një situatë e vështirë dje, nuk duket e tillë nesër, ndërsa nesër do të jetë harruar. Herën tjetër përpiqu të mos e lejosh veten të ndikohet nga opinioni i njerëzve të tjerë. Binjakët Që tani duhet të jetë e qartë që keni punuar shumë fort që të përfitojnë…

Read More

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, përmes postimeve në “Instastory” ka zbuluar se çfarë surprizash do të ndodhin gjatë spektaklit të ditës së nesërme të “Big Brother VIP”. Teksa filmon stafin e saj, Arbana pyet gazetaren se “çfarë do të ketë nesër” dhe gazetarja përgjigjet: “Nesër surprizë. Dy hyrje të reja, apo nuk duhet t’i themi?”.“Sapo i tha”, ia pret tjetra, ndërsa dëgjohet të thuhet se janë “dy super çuna”. Madje njëra gazetare duke qeshur thotë: “Thuaj se janë nga Kosova e mos të na ndjekin nesër fare”. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e së premtes…

Read More

Pavarësisht se çfarë pajisje po përdorni, duhet të jeni në vëzhgim për mashtrimet. Çdo email që merrni, mesazh që ju dërgon dikush ose aplikacion që shkarkoni mund të jetë i rrezikshëm. Ne nuk mund të kalojmë as një javë pa u shfaqur një kërcënim i ri dhe kjo javë është një koleksion i aplikacioneve të dëmshme Android në Google Play. Kompania e softuerit të sigurisë kibernetike Avast ka raportuar javët e fundit për një fushatë mashtrimi të quajtur UltimaSMS. Sipas Avast, 151 aplikacione ishin pjesë e fushatës premium scam SMS. Këto aplikacione të rreme Android maskohen si mjete legjitime, nga…

Read More

Në një bisedë me Granitin Beatrix tregon për jetën e saj dhe divorcin e prindërve. “Babi im ka qenë shumë “cool”,por ka ndikuar shumë familja e vet.Na ka rënë pesë vjet që të jetojmë në Gjermani,nga klasa e parë deri në të pestën,pastaj dhe jeta për mamit ka qenë më ndryshe,donte që unë e vllai të shkolloheshim.Bazën më të rëndësishmë,edukatën, e kam marrë në ate vend.Kam qenë në klasë të pestë kur mami dhe babi janë ndarë.Pasatajshkuan në Prishtinë dhe qëndruam tre vjet.Kam krijuar raporte shumë të mira me njerëzit atje ku dhe sot e mbaj shoqërinë me disa prej…

Read More

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka nxjerrë sot në parlament një foto të kryeministrit Edi Rama të bërë mbrëmjen e kaluar në Beograd ku shfaqet me një çadër me logon e një firme farmaceutike. Vokshi deklaroi se kjo është provë për lidhjen direkt të Ramës me mafien e ilaçeve dhe se pronari i kësaj kompanie është në arrest për kontrabandë ilaçesh. “Shqipëria është e fundit në rajon, në Europë, në çdo tregues social, në shëndetësi apo arsim. Në Shqipëri asgjë nuk funksionon mirë. Edhe për vaksinimin në epokën e re të ministres Manastirliu jemi të fundit, qeveria, ministria kanë dështuar.…

Read More

Edy Reja, trajneri i Kombëtares, nuk harrohet kurrë nga mediat italiane, për më tepër sa herë bëhet fjalë për Napolin, qytet ky tifozët e shohin si idhull. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku italian u ndal tek forma që po kalon ekipi i Spallettit dhe gara për titull në Serie A: “Sa herë vijë në Napoli marr gjithnjë shumë ngrohtësi dhe respekt, kjo më bën të ndihem mirë. Nuk dua të nxitohem të flas për titull. Nga këtu e deri në janar, Napoli do të përballet me Milan, Inter, Atalanta dhe Lazio, janë skuadra të mëdha, më…

Read More

Igli Zarka është banori i ri i “Big brother VIP”, i cili iu bashkua banorëve të martën. Përveçse aktor, ai është edhe pedagog në një universitet privat të Tiranës. Igli është aktori i parë që ka luajtur lakuriq në skenë, gjatë shfaqjes teatrale “Equus”, e cila u vu në Teatrin Kombëtar disa vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, Monika, Einxhel dhe Arditi nisën të diskutonin për teatrin dhe aktrimin. Gjatë bisedës, ata folën edhe për Iglin. Arditi tha se nuk e sheh të përshtatshme që një skenë e tillë të luhet në teatër, por Monika e kundërshtoi me argumenta. Më…

Read More

Grupi i parë i grupmoshës së fëmijëve nga 5-11 vjeç në SHBA filloi vaksinimin me Pfizer-BionTech, në qendrën shëndetësore të Hartfordit në Konektikat. Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së dhanë të martën rekomandimin e tyre përfundimtar për vaksinën ANTICovid-19 të Pfizer-BioNTech për moshat nga 5 deri në 11 vjeç. Kjo do të lejojë që 28 milionë fëmijë të kësaj moshe të kenë të drejtë të marrin injeksionet e tyre. Disa ditë pasi u autorizua nga Agjencia e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), vaksina u rekomandua të martën nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), hapi i fundit…

Read More

Një studim i ri ka zbuluar se burrat priren të përjetojnë më shumë dhimbje emocionale sesa gratë, kur marrëdhënia e tyre nis të marrë një kthesë për keq. Një ekip ndërkombëtar psikologësh i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Lankasterit, kreu analizën e parë të “të dhënave të mëdha” mbi problemet në marrëdhëniet në çift. “Shumica e asaj që dimë mbi problemet në marrëdhëniet romantike, vjen nga studimet e njerëzve që janë pjesë e terapisë në çift, e cila përfshin një nëngrup mjaft specifik njerëzish. Ne donim të kuptonim jo vetëm se cilat probleme përjetohen më shpesh nga publiku i…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash. Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me…

Read More

Ndaj Portos kërkohej fitorja me çdo kusht për të mbajtur të ndezur ëndrrën Champions por Milan bëri shumë pak për të marrë diçka më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro’. Ekipi i Piolit shfaqi shumë limite, mbi të gjitha në aspektin fizik. Nuk kishin as forcën e duhur për të goditur portugezët, vetëm një rast i pastër me Giroud. Gjithçka nisi në malore, ku në minutën e 6-të e gjetën veten në dizavantazh, me Luiz Diaz që ndëshkoi Tatarusanu. Në fakt veterani i portës ishte lojtari më i mirë për kuqezinjtë duke shpëtuar “djallin” të paktën në dy…

Read More