Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Shiheni këtë foto…”, Vokshi në Kuvend: Provë për lidhjen direkte të Edi Ramës me mafien e ilaçeve

13:16 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vokshi 770x447 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka nxjerrë sot në parlament një foto të kryeministrit Edi Rama të bërë mbrëmjen e kaluar në Beograd ku shfaqet me një çadër me logon e një firme farmaceutike.

Vokshi deklaroi se kjo është provë për lidhjen direkt të Ramës me mafien e ilaçeve dhe se pronari i kësaj kompanie është në arrest për kontrabandë ilaçesh.

“Shqipëria është e fundit në rajon, në Europë, në çdo tregues social, në shëndetësi apo arsim. Në Shqipëri asgjë nuk funksionon mirë. Edhe për vaksinimin në epokën e re të ministres Manastirliu jemi të fundit, qeveria, ministria kanë dështuar. Asgjë nuk funksionon sepse kryeministri e ka mendjen të mbrojë nga ndëshkimi njeriun të cilit i dha tendera sekretë gjatë pandemisë. Në një vend normal kjo nuk do të ndodhte. Shiheni këtë foto, është bërë mbrëmë, në mes të Beogradit, shiheni logon në çadrën e kryeministrit. Kjo është provë për lidhjen direkte të Edi Ramës me mafien e ilaçeve. Kjo tregon se askush nuk jep tendera sekretë pa dijeninë e tij e pa përcaktuar paraprakisht se kush do t’i marrë ato dhe sa për kujtesë me tenderat sekretë, kjo kompani që ka Edi Rama në çadrën e tij logo, i ka shitur qeverisë maska dhe pajisje mbrojtëse me 3 ose 5 herë më lartë se çmimi i tregut me pakicë. Sot pronari është në arrest për kontrabandë ilaçesh. Me këtë foto Edi Rama tregon që korrupsioni i vërtetë fillon dhe bëhet në zyrën e tij, ndaj SPAK duhet ta marrë menjëherë në pyetje atë”, deklaroi Vokshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.