Author: tirana

Në seancën e sotëm plenare në Kuvend, deputeti Tritan Shehu foli për situatën epidemiologjike në vend. Shehu reagoi me kritika ndaj qeverisë Rama, ndërsa u shpreh se nuk janë treguar transparentë në procesin e vaksinimit. Gjithashtu ai shtoi se vendi është mbushur me vaksina kineze të pa certifikuara, duke bërë sipas tij në terma metaforizmi një “sallatë ruse” me vaksinat. “Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot vendimin e qeverisë për uljen e tatimit për pagat nga 150 deri më 200 mijë lekë të reja. Rama shkruan në “Facebook” se tatimi mbi këto kategori pagash do të ulet nga 23% në 13%. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga data 1 korrik 2020. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135 000 000 lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Read More

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ka mbyllur hetimet dhe ka miratuar rezultatin e verifikimit, për subjektin Tom Doshi. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ia ka përcjellë dosjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organ kompetent. “Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën…

Read More

Pasi gjithçka u sqarua mes Fifit dhe Granitit, duket se tani banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë ngritur dyshimet se Semi ka një pëlqim ndaj ish-futbollistit. Në momentin që Graniti i tha Fifit se e sheh vetëm si motër, u duk sikur këngëtarja e njohur u mundua që të afrohej dhe të bisedonte me të. Madje kur ishin së bashku në dhomën e dënimit, ata komunikuan më shumë me njëri-tjetrin. Edhe pas spektaklit të së martës kur po festonin nën tingujt e muzikës së “Top Albania Radio”, ata të dy dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit. Madje Graniti po flirtonte…

Read More

Sot startojnë ndeshjet gjysmëfinaliste për kampionatit botëror të boksit që po luhet në Beograd. Alban Beqiri sot do të ndeshet ndaj rusit Vadim Musaev dhe vetëm njëri prej tyre do të prejë biletën për në finale. Tashmë Shqipëria ka bërë histori në kampionatin e boksit botëror për arsye se Beqiri arriti të merrte një medalje bronzi ndeshjen e fundit ndaj jordanezit Zeyad Eshaish. 23-vjeçari jordanez ishte një nga favoritët kryesorë për të fituar kampionatin por përgatitja e Alban Beqirit ishte e jashtëzakonshme. Boksieri ynë ishte më i përgatitur fizikisht dhe teknikisht saqë nuk i la hapësira fare kundërshtarit. Tashmë në…

Read More

Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e sotme në Itali pasi dyshohet se ka zhvatur përmes kërcënimeve disa qytetarë. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u dërgonte mesazhe qytetarëve duke i kërkuar 3500 euro me kërcënimin se do i vriste. Policia e arrestoi shqiptarin në flagrancë në zonën e Cantù teksa shkëmbente paratë me “viktimën”. Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi gjithashtu se shqiptari ishte dëbuar njëherë nga Italia dhe ishte kthyer sërish në mënyrë ilegale.

Read More

Janë publikuar mbrëmjen e sotme pamje të reja të rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës. Janë pamje të patransmetuara më parë të cilat tregojnë të plotë të gjithë dinamikën e ngjarjes si edhe lëvizjen e personave me të cilët Enver Stafuka konsumoi kafen e fundit, por edhe të rrëmbyesve të veshur si policë. Enver Stafuka sic shihet nga pamjet e News24 u rrëmbye mbrëmjen e 8 shkurtit 2015. Edhe pse data që mban kamera e sigurisë mban datën 9 shkurt. Siç shikohet edhe nga pamjet e plota, i pari që vjen në sheshin para lokalit dhe që zbret nga makina…

Read More

Atmosfera në shtëpi nuk është më e mira e mundshme. Debatate të shumta mes Granitit dhe banorëve kanë mbizotëruar ditën. Krisja mes tij dhe Fifit e ka mërzitur tepër këngëtaren e cila edhe është përlotur. E rënduar emocionalisht ajo ka zgjedhur të flasë me banorët që i ndjen më të afërt. Arjola ka tentuar ta qetësojë gjendjen e saj duke i thënë: Gjërat nuk bëhen me imponim. Ti nuk e ke penalizuar atë dhe as ai nuk e them dot kurrë që mund të të ketë përdorur. Fifi shfrytëzoi edhe rastin të diskutonte me Arjolën për një plagë të vjetër…

Read More

Përdoruesit e Facebook, Instagram dhe messenger kanë shfaqur sërish problem për përdoruesit në të gjithë botën. Problemet kanë nisur që prej orës 17:30 të pasdites në disa vende të ndryshme. Defekti vjen vetëm pak javë pas ndërprerjes së gjatë të kompanisë e cila së fundmi e ndryshoi emrin duke u quajtur Meta. Në tetor të tre aplikacionet ndaluan së punuari për përdoruesit për disa orë. Të njëjtin problem shfaqi edhe Whatsapp, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta.

Read More

Milani ka zhgënjyer sërish. Kuqezinjtë nuk kanë shukuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Portos. Sa i përket takimit portugezët kaluan të parët në avanazh në minutën e 6′, ndërsa në të dytën skuadra e Piolit barazoi falë një autogoli Mbepa. Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi, Milani mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë, 4 më pak se Porto e cila mban vendin e dytë që të siguron kualifikimin për fazën me eliminim direkt.

Read More

Çmimet e naftës ranë në sesionin e së Mërkurës, ndërkohë që të dhënat e industrisë treguan një rritje të madhe të inventarëve në Shtetet e Bashkuara, që është konsumatori më i madh në botë, në një kohë të rritjes së presioneve te OPEC për të rritur furnizimet. Nafta Brent e londrës ra me 1.6% në 83.34 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane ra me 1.9% në 82.31 dollarë për fuçi. Analistët thonë se çmimet po bien pas raportimit të rritjes së inventarëve të naftës bruto për të 6-n javë radhazi dhe ndërkohë që administrata e Biden po harxhon çdo…

Read More