Author: tirana

Fansat e “The Rescuers” kanë mbetur të tmerruar pasi kanë parë një foto të një gruaje topless në sfondin e filmit për fëmijë. Filmi i animuar i vitit 1977 – i cili është i disponueshëm në Disney + – ndjek Rescue Aid Society, një organizatë ndërkombëtare e minjve, e përkushtuar për të ndihmuar viktimat e rrëmbimit në mbarë botën në përgjithësi. Bernard dhe Mis Bianca u nisën për të shpëtuar një jetim të quajtur Penny i cili po mbahej i burgosur, duke nxitur një aventurë epike për të gjithë të përfshirët. Megjithatë, disa fansa me sy të mprehtë kanë vënë…

Read More

Mbrëmje feste në shtëpinë e Bolonjës. Sonte ekipi do të mblidhet për darkë, nga lojtarët te stafi, në një restorant në kodrat e qytetit për të festuar… ditëlindjen e dytë të Mihajlovic. Sapo mbusha dy vjeç”,- i tha trajneri serb ekipit, i cili dëshiron të festojë përvjetorin e transplantit të palcës kockore, që e lejoi atë të mposhtte leuçeminë, ndërhyrje kirurgjikale e kryer më 29 tetor 2019. Një rrugë e vështirë, e përbërë nga cikle kimioterapie dhe izolimi brenda spitalit “Sant’Orsola” në Bolonja, i cili fatmirësisht është tani është kaluar: “Kam lindur dy herë, për here të parë në Vukovar…

Read More

Një 36-vjeçare polake, rezidente në Emiratet e Bashkuara Arabe, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet se trafikonte shtetas të huaj në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve të BE, nëpërmjet agjencisë së saj të udhëtimit. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se po ashtu janë proceduar edhe 13 shtetas nga Bangladeshi. Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandra Drzewiecka, e cila në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e  shtetasve të huaj drejt vendit tonë, të cilëve më pas iu siguronin…

Read More

Gareth Southgate ka “përpiluar” listën me 25 lojtarë për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të Kupës së Botës, Katar 2022. Kombëtarja e “Tre Luanëve” fillimisht do të ndeshjet me “Kuqzinjtë” tanë më pas në transfertë me San Marinon. Mes të ftuarve është rikthyer mbrojtesi i Manchester United, Harry Maguire, Tret Alexander Arnold, Kalvin Phillps, Jude Bellingham dhe Marcus Rashford. Lista e plotë: Portierë: Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal) Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold  (Liverpool),  Ben Chilwell (Chelsea),  Conor Coady  (Wolverhampton Wanderers),  Reece James  (Chelsea), Harry Maguire  (Manchester United),  Tyrone Mings  (Aston Villa), Luke Shaw  (Manchester…

Read More

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) ngre shqetësimin për klimën, frymën dhe nxitimin në të cilën po tentohet të zhvillohet procesi konsultativ në lidhje me Projektligjin “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”. Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria thotë se procesi i konsultimit të projektligjit zgjati 6 muaj, por në përfundim të tij nuk rezulton të prezantohet drafti i dakordësuar dhe për këtë arsye kërkohet më tepër kohë për konsultimin. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme në takimin përmbyllës për konsultimet e projektligjit nga Ministria e Drejtësisë nuk…

Read More

Sigurohet dokumenti që Sektori i Dekriminalizimit prane Prokurorisë së Përgjithshme i ka dorëzuar sot KQZ lidhur me rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi. Veç shpalljes non grata nga SHBA , Tom Doshi nuk rezulton të ketë indicie apo të dhëna a rrethana e fakte për veprimtari kriminale jashtë territorit të Shqipërisë, apo të jetë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale. Veprat penale në Shqipëri Në pikën 2 rezulton se në 25 maj 1990 Tom Doshi ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga…

Read More

Valentina Petroviq e cila përfaqësoi Serbinë në garën Miss Intercontinental në Egjipt është shtruar në spital apo ka arritur në Serbi. Petroviq e cila së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës bënw me duar simbolin e shqiponjës dy krerëshe, fotografia e të cilave u bë virale dhe e njëjta mori kritika të shumta në Serbi. Sipas koleges së saj, Nadja Kljajiq, tha se Valentina Petroviq me të arritur në Serbi ka përfunduar në spital.

Read More

Një 44 vjeçar, banues në Divjakë është arrestuar pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike. Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Nga njëra anë, ritmi i shpejtë i jetës së përditshme dhe nga ana tjetër, fuqia e zakonit mund të rezultojë që të bini në “kurthe” të caktuata dietike dhe të bllokoni përpjekjet për të humbur peshë. Këto janë 5 gabimet e zakonshme që bëjnë të shtoni peshë pa e kuptuar. Hani ushqime të shëndetshme me moderim Ushqime të tilla si arrat dhe frutat e thata mund të jenë një zgjedhje e shkëlqyer por mund t’ju çojnë në marrjen e lartë të kalorive. Shumë herë, bazuar në faktin se hani diçka të shëndetshme, nënvlerësoni numrin e kalorive që konsumoni, shkruan abcnews.al.…

Read More

Ai/ajo u zhduk përfundimisht nga jeta jonë dhe ndoshta, më mirë kështu. Por jo. Nuk ka pse domosdoshmërisht ndarja të jetë definitive, për aq kohë sa ndodh shpesh kthimi tek ish-at. Edhe çështjet e dashurisë, njerëzit e lidhin me astrologjinë, kështu që bëni sytë katër. 2022 për disa nga shenjat e horoskopit do të rrotullohet rreth: 1- Pajtimeve, 2- Rikthimeve tek histori të vjetra. Cila prej shenjave është më shumë “i rrezikuar” për t’ju kthyer ish-it? Luani “Bëni dashuri, jo luftë” duhet të jetë motoja e Luanit për 2022. Nëse e lini sërish egon tuaj të bëjë pjesë në rikthimin…

Read More

Mashtuesit online kanë gjetur një mënyrë të re për të “peshkuar” para dixhitale, pa përdorur emailin për të vjedhur kriptomonedha me vlerë 500,000 Dollarë, vetëm gjatë fundjavës që kaloi. Sipas Check Point Research, këta hajdutë online blenë hapësira të Google Ads për faqet e tyre online të cilat imitojnë portofole të njohura si Phantom App dhe MetaMask. Websitet mashtruese kanë URL të ngjashme me origjinalet, të tipit “phantonn.app”, e ngjashme me origjinalen “phantom.app”, gjithashtu me dizenjim të ngjashme me autentiken. Mashtruesit më pas vidhnin fjalëkalimin e viktimës nëse këta të fundit klikonin mbi reklamën dhe shkruanin të dhënat e tyre.…

Read More

Një parazit që gjendet në jashtëqitjet e maceve mund të ndihmojë në trajtimin e kancerit në të ardhmen. Sipas një studimi të një profesori britanik, paraziti që shkakton toksoplazmozën, një infeksion i rrezikshëm për gratë shtatzëna duket se është i dobishëm në shkatërrimin e tumoreve kanceroze, bazuar në gjetjet e para nga eksperimentet e zhvilluar te minjtë. Për shumë vite, studiuesit janë përpjekur të zbulojnë se si mund ta përdorin sistemin tonë imunitar për të trajtuar kancerin. Kjo sepse përveçse na mbron nga bakteret dhe viruset, sistemi ynë imunitar eliminon qelizat e rrezikshme nga trupi, siç është kanceri. Megjithatë, ndonjëherë…

Read More