Komisioni i Shëndetësisë ka pasur sot në fokus pandeminë e COVID-19 dhe masat e marra nga qeveria. Deputetja e PD, Zheni Gjergji, e cila në profesion është mjeku ka mbajtur një fjalë të gjatë dhe të mbushur me gjetje dhe detaje profeionale. Fjala e plotë e deputetes së PD, Zheni Gjergji: Lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), i cili u shfaq në dhjetor të vitit 2019 në Ëuhan të Kinës dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ka marrë më shumë se 4 979 421 jetë dhe ka infektuar afërsisht 245 373 039 njerëz sipas të…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri një ish punonjës Policie. Kjo është fotoja e ish-oficerit të Policisë, Xhelal Reçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e ditës së sotme, pranë biznesit të tij në momentin që po bëhej gati të fillonte punën. Reçi u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar të cilët i zunë pritë përballë dyqanit të tij në Laç, në momentin që ai doli nga mjeti i tij tip “Benz”, për t’u drejtuar drejt dyqanit të tij. Sipas informacioneve, personat që kryen atentatin, dyshohet ta kenë ruajtur…
Të gjithë e dinë rëndësinë e gjumit për funksionimin e duhur, përqendrimin, motivimin dhe kryerjen me sukses të detyrave të përditshme, por pavarësisht kësaj, njerëzit nuk respektojnë rregullat. Mjekia Rebecca Robbins shpjegoi se çfarë ndodh në tru kur i japim vetëm gjashtë ose më pak orë gjumë dhe se si mund të bëjë një ndryshim të madh dhe vetëm një orë më shumë. “Nëse flini tetë orë një natë dhe ndryshoni për gjashtë orët e ardhshme, në fakt po i dërgoni një mesazh trurit për t’u përshtatur në një zonë tjetër kohore. Çdo herë tjetër që shkoni në shtrat, bëhet…
Java e re fillon me nje shenje te mire dhe premtime të reja astrologjike dhe kendet do të jenë të mjaftueshme pasi me Hënën e re në Akrep do te thote se po hyjmë në një periudhë të re ngjarjesh dhe supozimesh të rëndësishme që do të përmbysin shumë fakte në të gjitha nivelet. Konkretisht ne 1 Nentor trekendeshi i Merkurit nga Peshorja me Jupiterin tek Ujori funksionon pozitivisht dhe na ndihmon te gjejme ritmet tona. humori do te kthehet dhe ne do te mund te bejme planet tona dhe te promovojme objektivat ne nje ambient te bukur dhe te…
Lionel Messi është rikthyer të flasë për Barcelonën dhe largimin prej këtij ekipi. Gjatë intervistës për “SPORT”, sulmuesi argjentinas tregoi ndjenjat e tij për klubin në të cilin është formuar. Ja dhe episodi që i referohet Barçës: Nga Barcelona në Paris. Nga “Camp Nou” në “Parce des Princes”. Çfarë ndryshimi, apo jo? Ishte një ndryshim i madh që, siç thashë në atë kohë, nuk e imagjinoja. Fatmirësisht, tashmë jam sistemuar; fëmijët janë tashmë në shkollë, pak a shumë jemi mësuar me rutinën e përditshme dhe ndihemi të lumtur. Kanë kaluar dy muaj nga largimi juaj nga Barça. A jeni mësuar…
36 mijë mësues të ciklit parauniversitar më 1 korrik të vitit 2022 do të përfitojnë rritje me 6% të pagës. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2022 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se financimi i sektorit të arsimit do të mbahet në një nivel konstant në raport me PBB prej mbi 3% përgjatë periudhës 2022-2024. “Në këtë sektor do të financohet me përparësi ofrimi i teksteve shkollore falas për nxënësit që ndjekin arsimin bazë, si dhe tekste shkollore falas për nxënësit nga shtresa sociale në nevojë në arsimin e mesëm…
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. L., banues në Delvinë. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një rrëfim të rrallë për jetën e tij ka bërë MC Kresha një ndër reperët më të kërkuar të momentit, ndonëse tashmë ka shumë vite në skenë. Çdo këngë që ai publikon kthehet menjëherë në hit dhe dëgjohet kudo. Mirëpo, i ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha zbuloi se ëndrra e tij që nuk e ka realizuar ka qenë të jetë futbollist profesionist. “Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë…
Beatrix Ramosaj ka treguar gjithmonë se ka një raport të veçantë me vëllain e saj, këngëtarin Alban Ramosaj.Qëndrimi i saj në shtëpinë e “Big Brother” duket se po shkon shumë mirë. Ajo ka krijuar raporte të mira shoqërore me banoret e tjera.Mirëpo në një moment në shtëpi vendoset kënga e vëllait të saj Alban Ramosaj ku ajo përlotet. “Po qaj nga gëzimi”-shprehet ajo. Duket se Beatrix po e ndjen shumë mungesën e tij.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka kthyer sërish kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur. Ndërkohë që si afat ka lënë datën 1 dhjetor. Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të…
Familja Basha pret ngushëllimet për humbjen e kryefamiljarit dhe njëkohësisht babait të kryedemokratit Lulzim Basha, Xhelal Basha. Nesër në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë, familja pret vizitat e ngushëllimit. Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se Xhelal Basha do të prehet në në varrezat e Tufinës. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00. “Vizitat e ngushëllimit për babain tonë të ndjerë Xhelal Basha do të nisin nesër, të hënën, në orën 10.00 tek Alba funeral pranë Medresesë. Varrimi do të bëhet të martën në orën 11.00 në varrezat e Tufinës,”- thuhet në njoftim. Ai mbylli…
Prej disa vitesh tashmë festa e të vdekurve, apo Halloween, festohet edhe në vendin tonë. Lokalet e natës dekorohen ndërsa mbushen plot me të rinj e të reja që festojnë deri në orët e vona. Gjithashtu në disa qytete shqiptare, fëmijët e maskuar si personazhe filmash horror apo superheronj, trokasin në datën 31 tetor në dyert e shtëpive duke kërkuar karamele. Megjithatë drejtues religjozë nuk e përkrahin këtë festë. Personalitete të fesë ortodokse në Shqipëri janë shprehur kundër kësaj feste. E po ashtu edhe imami i njohur Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Mos e shëmtoni…