Author: tirana

Një tjetër aksident ka ndodhur pak çaste më parë te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë. Sipas informacionit nga policia, një 40-vjeçar me makinë ka përplasur një djalë që po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Informacion paraprak nga Policia: Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar humbjen. Arifi, e cila kërkonte një mandat të tretë, i ka uruar fitoren kundërshtarit të saj, Bilall Kasami, të Lëvizjes Besa. “Dëshiroj të gjithë të falënderoj të gjithë votuesit. Ajo që kemi si rezultat sa i përket Tetovës, është se ne si BDI nuk kemi arritur të fitojmë. Ishte fushatë intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë, të fundit vendosin qytetarët. Ata kanë vendosur të kenë udhëheqje tjetër komunale. Ju dëshiroj sukses udhëheqësve të rinj të qytetit të Tetovës”, deklaroi znj. Arifi. Pas konferencës për shtyp…

Read More

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet kryetarit të PD-së Lulzim Basha për humbjen e të atit. “Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë Xhelal Basha, babai i mikut tim Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shprehet Haradinaj në një postim në rrjetet sociale. “Me këtë rast ngushëlloj familjen Basha, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Xhelali u prehtë në paqe! RH”, shkruan Haradinaj.

Read More

I gjendur në një situatë të tillë dhe duke u nisur nga historia e tij personale 61 vjeçari është i bindur se ashtu si veproi bashkëshortja e tij që denoncoi dhunën nga burri për të kërkuar azil politik jashtë Shqipërisë, të njëjtën taktikë po e përdorin dhe gra të tjera Për këtë shkak hasjani pret nga Gjykata e Tiranës çeljen e një procesi civil ndaj familjarëve dhe në mënyrë të veçantë ndaj gruas që sipas tij e la në mes të katër rrugëve. Ndaj ai ka dorëzuar kërkesën për një avokat falas nga shteti. I bindur se fajësinë e dhunës…

Read More

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”. Kjo ishte dalja e saj e parë në një program televiziv pas marrjes së detyrës së rëndësishme të ministres, dhe përpara se të rrugëtonte nëpër kujtime, ajo zbuloi detaje rreth emërimit të saj dhe se si arriti të fitojë besimin e kryeministrit Rama. Edona tregoi se nuk e priste detyrën që iu besua, dhe vendimin e kryeministrit tha se e ka marrë vesh në sallë. Ajo e cilësoi si një përgjegjësi shumë të madhe detyrën e “Ministres së Shtetit për…

Read More

69-vjeçarja Lumturie Zaimi e cila ndërroi jetë mesditën e sotme në banesën e saj në Asir, e cila u përfshi nga flakët, dyshohet se mund të jetë vrarë. Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat gjashtë familjarë të të ndjerës. Konkretisht tre gra dhe tre burra, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije, po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë që dyshohet se nuk ka qenë aksidentale. Nuk dihen ende detaje në lidhje me dëshmitë e familjarëve të Zaimit, por pritet që të zbardhen në ditën pasardhëse. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për…

Read More

Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, shumë studentë shqiptarë, kryesisht djem, shkuan për të studiuar në Bashkimin e Republikës Socialiste Sovjetike (BRSS). Një duzinë prej tyre u dashuruan dhe u martuan me vajza sovjetike. Ata u kthyen me gratë e tyre në Shqipëri për të ndërtuar lavdin e asaj kohe që ishte “socializmi”. Historiani shqiptar Artan Hoxha, i cili punon pranë Universitetit të Pittsburgh-ut në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar artikullin e tij më të fundit shkencor që kthen vëmendjen tek roli i gruas sovjetike gjatë kësaj periudhe në Shqipërinë komuniste.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=107&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Këto gra, asokohe, konsideroheshin si misionare që po…

Read More

Supersfida e mbrëmjes midis Roma dhe Milan do të startojë pak minuta më vonë. Ndeshja e vlefshme për raundin e 11 të Seria A. Milan do të ketë një ndeshje të vështirë për të vazhduar rezultatet pozitive dhe për të mos u shkëputur nga lufta për titull. 

Read More

Siç edhe ishte paralajmëruar, çmimi i karburanteve në vend nuk po njeh rënie, por vetëm rritje. Ditët e fundit nafta e benzina janë bërë më të kushtueshme për qytetarët, duke shënuar kështu rritjen e dytë të çmimeve brenda muajit tetor. Në pikat e tregtimit me pakicë, nafta ka arritur deri në 185 lekë për litër, duke pësuar kështu një shtrenjtim me gati 9 lekë nga fillimi i muajit. Po me 9 lekë është edhe rritja e çmimit për benzinën, për të cilën qytetarët ditët e fundit po paguajnë deri në 187 lekë për litër. Ndërsa litri i gazit varion nga…

Read More

Kushdo që ka përjetuar një marrëdhënie romantike e di shumë mirë se një nga gjërat që mund të prishin humorin dhe lumturinë në një çift është xhelozia. Kjo ndjesi është jashtëzakonisht shkatërruese dhe me kalimin e kohës, mund t’i bëjë partnerët gjithnjë e më të largët, duke shkatërruar dashurinë dhe duke i çuar ata në finale që askush nuk do t’i dëshironte. Xhelozia mund të ketë origjinë të ndryshme: mund të jetë rezultat i pasigurisë së personit ose rezultat i një eksperiencene negative të partnerit, që i ndalon të përqëndrohen me qetësi pas asaj që kanë provuar. Shenjat e mëposhtme…

Read More

Një person ka ndërruar jetë në Përrenjas. Raportohet se viktima është 75-vjeçari R.B banues në fshatin Homçan, Pogradec. Sipas policisë viktima ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Përrenjasit. Mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi është rrëzuar nga kali.

Read More

Në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha sot ka pllakosur zia, pasi kreu i Partisë Demokratike ka humbur të atin. Xhelal Basa ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të tumorit që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të. Sot, babai i kreut të Partisë Demokratike, ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, në shtëpinë e tij. Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke shpresuar se do ta mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila fatkeqësisht sot i mori jetën.

Read More