Një tjetër aksident ka ndodhur pak çaste më parë te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë.
Sipas informacionit nga policia, një 40-vjeçar me makinë ka përplasur një djalë që po lëvizte me biçikletë.
Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak nga Policia:
Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
