13 kompani Call Center-i janë vënë nën hetim nga SPAK për mashtrimin që dyshohet se i kanë bërë dhjetëra qytetarëve europianë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se sekreti ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro. Mësohet se janë 13 kompani Call Center-i, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre.
Author: tirana
Janë publikuar momentet e aksidentit të ndodhur në Greqi ku një 21-vjeçar i cili sipas mediave greke thuhet se është shqiptar përplasi për vdekje shpërndarësin e picave. Në video shihet se si makina me shpejtësi “skëterr” lëviz në rrugë dhe vetëm pak metra pasi zhduket nga kamera përplas për vdekje 47-vjeçarin baba të dy fëmijëve. Disa kalimtarë që ndodheshin në rrugë nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë personave të përplasur por 47 vjeçari humb jetën në vend. Raportohet se shqiptari makinën me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij. Ndërkohë ai…
Një ndër moderatoret më të çiltra me fansat e saj është padyshim Fiori Dardha. Ajo ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ku ndër të tjera është pyetur në lidhje me jetën e saj personale, ku nuk ka munguar as kurioziteti i “tepruar” i ndjekësve. Një prej pyetjeve që ka marrë vëmendjen e moderatores nga e cila ka zgjedhur të japë dhe një mësim ka qenë pikërisht ajo se pse nuk ka bërë dhe një fëmijë tjetër. “…sepse kam pritur gjithë këtë kohë për këtë pyetjen tënde gjithë mend e plot takt!”, i është përgjigjur moderatorja…
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar sot në Skoci ku po marrin pjesë në mbledhjen e OKB për Klimën, ku kanë folur për ‘Open Balkan’. Teksa në datat 3 dhe 4 ishte parashikuar që në kryeqytetin serb, Beograd do të zhvillohej takimi mes tre vendeve që janë dakordësuar për nismën ‘Open Balkan’, nuk dihet se çfarë do të ndodh pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se Vuçiç, Rama dhe presidenti i Maqedonisë Pendarovski kanë diskutuar në lidhje me takimin në Beograd, ndërsa ende nuk dihet nëse do…
Prova e javës në “Big Brother Vip” lidhet me rastin e “Halloween”. Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ngjarje të çuditshme, zhurma, persona të maskuar, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reagojnë fare. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Mirëpo, përveç personave të maskuar në “BBV” është futur dhe Arbana Osmani. Momentin epik e ka ndarë mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ku vihet re si Arbana ecën në dhomën e ndjenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve. Krahas videos, Xhemi ka shkruar…
Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, nga 1,115 testime të kryera. Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Sakaq, raportohet se janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 157, 360 të shëruar që prej fillimit të pandemisë. Në total numri i rasteve aktive mësohet se është 430.
Katërqind gola në kampionatet ku ka luajtur dhe 150 vetëm në Serie A. Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet, madje edhe në rast se largohet nga Milani, karrierën do ta vijojë gjetkë. Shënuat golin e 400-të në karrierë… Nuk e dija që mund të arrija një shifër të tillë e as e kam pasur objektiv. Për mua rëndësi ka që skuadra të fitojë e unë të ndihmoj sa më shumë të mundem. Për t’ia dalë mbanë duhet të luaj sa më shpesh. Shumë vërshëllima për ju… Nga ana ime shpresoj të më vërshëllejnë edhe më shumë, sidoqoftë, shoh paraqitjen…
DASHI JAVOR 01/11/2021 – 07/11/2021 Ngjarja kryesore astrologjike e kësaj jave është Hëna e re që do të ndodhë më 4/11 në shenjën e Akrepit. Kontrasti i saktë që do të ketë Urani me shenjën e Demit do të “aktivizojë” pasiguritë, shqetësimet dhe disa mendime për çështje financiare. Mundohuni të mos e lini veten të tërhiqeni dhe të futeni në një rreth vicioz skenarësh negativë, të cilët do të ndikojnë në disponimin tuaj dhe do të dëmtojnë psikologjinë tuaj. Ana pozitive e Hënës së re është fakti se me pak vullnet nga ana juaj do të arrini të shkundni dhe…
Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila. SPAK ka lexuar pretencën për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka kërkuar 8 vite burg me gjykim të shkurtuar. Ish-zyrtari i policisë akuzohet për trafik narkotikësh ne kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Lala tha se dosja për Sokol Boden është veçuar, sepse ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, pra ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.
Mosdakordësitë mes palëve në mbledhjen e sotme e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohej propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, ka bërë që opozita të braktiste sallën. Që në krye të herës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhej. Sipas tij, kjo çështje duhej të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor. Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se maxhoranca propozon që nismat të propozohen veç…
Një ngjarje e ëmbël është shënuar në Britaninë e Madhe. Një nënë ka sjellë në jetë një foshnje, që peshon më shumë se 6 kg. Cherral Mitchell, 31 vjeçe, kishte nevojë për dy mami për të lindur beben, që peshonte 6.7 kg. Mediet e huaja shkruajnë se besohet se ky fëmijë të jetë i porsalinduri i tretë më i madh ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar. Për këtë arsye, ai është quajtur si ‘Baby Hippo’ dhe ‘Butter Bean’. Nëna e bebes, e cila ka tre fëmijë të tjerë, tha: “Ne nuk mendonim se ai do të ishte kaq i madh”.
Hëna e ardhshme, më 4 nëntor, është te Akrepi pasionant dhe i tërhequr, që do të thotë se energjia transformuese shpirtërore do të jetë e madhe. Astrologia Roya Backlund tha për Elite Daily se Akrepi është një shenjë tipike uji – pak kokëfortë dhe ndryshon me ngadalë. Kjo Hënë e re do të jetë e veçantë dhe me surpriza. Shenjat që do ta ndiejnë më shumë janë: Demi – Vështrim afatgjatë për marrëdhëniet Mund të inkurajoheni për të punuar në mënyrë që të jeni një partner më i mirë si edhe për të zgjedhur partnerë më të mirë. Kjo është…