Author: tirana

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me kërcënime me vdekje, pasi ndoqi penalisht dhe kërkoi dënimin me burg për një burrë, i cili u arrestua pasi po protestonte para një shkolle për përdhunimin e vajzës së tij. Ka qenë vetë prokurorja e Loudoun-it me origjinë shqiptare, Buta Biberaj, e cila ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, duke u shprehur se ka marrë me dhjetëra telefonata kërcënuese. Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit, që i përkasin krahut të djathtë, si prokurore…

Read More

Ambasada ruse në Serbi ka reaguar në lidhje me shpalljen “non grata” të dy diplomatëve rusë nga ana e Republikës së Kosovës. Në reagim theksohet se Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për rrjedhojë vendimi i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore. “Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë. Kujtojmë se pasiten e sotme, presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpalljen “non grata” të dy diplomatët, të cilët kanë punuar në Zyrën…

Read More

Në kuadër të operacionit policor “Shënkolli”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Skerdi Meta dhe Edmond Luli për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjithashtu u sekuestruan rreth 16 kg lëndë narkotike cannabis, 13 kapsolla detonatore, 2 përforcues grushti doreza metalike dhe 2 telefona celular.

Read More

Në ditën e dytë të takimit të ministrave të vendeve të Aleancës në Bruksel, udhëheqësit politikë diskutuan edhe për bashkëpunimin NATO-BE. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria ka kontribuuar për tre vite në misionin e NATO-s në detin Egje, por për t’u nënvizuar janë edhe prezenca e FA në Mali dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë sesion, ministri Peleshi u ndal edhe në rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në këtë rajon. “Këto dy vende po avancojnë objektivat e tyre strategjikë në rajonin tonë, nëpërmjet lidhjeve të tilla historike, kulturore, ekonomike, apo nëpërmjet influencës së tyre në vende…

Read More

Policia e Beratit ka arrestuar një 33 vjeçar, pasi pak ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një person. Sipas uniformave blu është prangosur Ardit Lila., 33 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat. Lila duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi Artur Abazin, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË: Aksidentoi një shtetas me pasojë vdekjen, identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit. Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë ndalimi i shtetasit A.L., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi…

Read More

Arma që aktori Alec Baldwin qëlloi në xhirime, duke vrarë një grua, iu dorëzua atij nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se ishte e sigurt, tregojnë të dhënat e gjykatës. Drejtori i paidentifikuar nuk e dinte se karikatori kishte municion të vërtetë, thonë të dhënat. Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”. Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali. Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u…

Read More

Një mik i pilotit grek, Babis Anagnostopoulos, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer sekretet e jetës së autorit të krimit, që vrau gruan, Carolinën në muajin maj të këtij viti. Ai ka treguar se piloti kishte një lidhje paralele. “Ai kishte një lidhje paralele me një grua tjetër. Kisha parë disa gjëra që Babisit nuk i pëlqenin, si kjo me të dashurën e tij”, tha ai, raportojnë mediat greke. Më pas ai foli për martesën e mikut të tij me Carolinën, por edhe për fundin tragjik të saj. “Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur. Ai u martua me të në Portugali.…

Read More

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet si dhe lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 16 – 22 °C, në vendet e ulëta 16 – 23 °C dhe në vendet malore 8 – 18 °C.

Read More

50 persona kanë sulmuar mbrëmjen e djeshme konsullatën turke në qendër të Selanikut. Ata përdorën bomba molotoviv duke shkaktuar kaos në rrugën Agiou Dimitriou. Grupi prej rreth 50 personash pas sulmit u zhvendos në Ag. Dimitriou dhe përfundoi para ambienteve të AUTH-së. Policia ka përdorur kimikate për të zmbrapsur njerëzit nga rruga. Një person ka marrë dëmtime të lehta në kokë, për të cilat po trajtohet në spitalin ‘Hipokrati’. Ngjarja ka shkaktuar dëme në disa makina, ndërsa rruga Egnatia nga lartësia e Shatërvanit deri në Kamarë është dashur të mbyllet. Pak pas orës 03:00 sulmet u ndalën dhe forcat zjarrëfikëse…

Read More

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj shprehet se brenda dy vitesh shërbimet e Kadastrës do të jenë të gjitha online. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj ka bërë publik një takim me krerët e Kadastrës. Ai shprehet se së shpejti do të prezantohet plani i qeverisë për digjitalizimin e sistemit të Kadastrës që shërbimet të merren online brenda dy viteve të ardhshme. “Sot me drejtuesit e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Së shpejti prezantojmë planin e qeverisë për dixhitalizimin e sistemit të kadastrës dhe ofrimin e shërbimit online për qytetarët. Brenda dy viteve të ardhshme ASHK do të kthehet në institucionin me përshpejtimin…

Read More

Mëngjesin e sotëm në Dhërmi u regjistruan disa të shtëna me armë zjarri. Sipar raportimeve në oborrin e familjes Bua u gjet një fishek dhe papagalli i vrarë. Në lidhje me këtë ngjarje, familja ka bërë kallëzim në polici, pasi dyshon se ky akt është një kërcënim i hapur nga nga një familje tjetër për shkak të konflikteve që kanë mes tyre në lidhje me pronën. Kjo familje ka hedhur akuza ndaj familjes Marku që sipas saj ka falsifikuar dokumente në Kadastrën e Vlorës për të përfituar prona në mënyrë të paligjshme. 67-vjecarja e familjes Bua ka ngritur akuzat edhe…

Read More